Posted on

Per ata qe kane probleme me astmen

Per ata qe kane probleme me astmen

Per ata qe kane probleme me astmen

Per ata qe kane probleme me astmen, le te ndjekin keto hapa ne kushtet e shtepise.
– Te konsumojne majdanoz, qofte ne forme te erezes neper gjellera ose si caj
– Te konsumojne pluhur turmeriku
– Te hane cdo dite fruta te thata
– Te konsumojne mjalte vendor
– Te shtojne limonin ne regjimin e tyre ushqimor
– Te konsumojne salmon
– Te konsumojne avokado, brokoli, spinaq, xhinxher, rozmarine, hudhra, fara luledielli, domate, fara te linit dhe qepe. (Ne rast se jane alergjike ndaj ndonjerit prej ketyre ushqimeve, nuk duhet t’i konsumojne)
Ushqimet qe nuk duhen konsumuar nga personat asmatike jane;
buka e bardhe, biskotat, picat,mishin e kuq, ushqimet pikante, qumesht, hamburger, patatina, biftek dhe ne pergjithesi produktet e skuqura.

(Visited 102 times, 1 visits today)

Posted on

Disa semundje qe mund te sherohen permes hixhames kesaj mrekullie te madhe shkencore

Disa semundje qe mund te sherohen permes hixhames kesaj mrekullie te madhe shkencore

Disa semundje qe mund te sherohen permes hixhames kesaj mrekullie te madhe shkencore

Do i permendim me lejen e Allahut disa semundje qe mund te sherohen permes hixhames kesaj mrekullie te madhe shkencore:

– Trashesia
– Semundja e elefantit (quhet ashtu se kemi bllokim te drenazhes se limfes e cila bashkvepron me gjakun dhe organi fillon te fryhet shume)
– Djersitja e grave
– Semundjet e barkut
– Kapslleku
– Zemra dhe lukthi
– Renie ne lukth, pertaci
– Dhimbje ne zorre – fryrje
– Alergjia nga ushqimi
– Reumatizmi
– Frymemarrja e renduar
– Stagnacioni
– Pagjumsia
– Barkqitja
– Barkqitja me te vjellur
– Shtangimi
– Semundja e sheqerit (Diabeti)
– Temthi (vreri)
– Ftohja si pasoje e hipotermise
– Te urinuarit pa dashje (pa vullnet, te pakontrolluar sidomos te femijet)
– Trekendshi i bajameve
– Zgjeba (ose zhuga siq njihet ne popull)
– Zorra e trash
– Plogeshtia
– Semundjet e melqise (e fibrotizuar, yndyrore, ndezje ne lukth, frika nga shkaktimi i kancerit ne gji etj)
– Qrregullimet e ciklit menstrual
– Veshka
– Tensioni i larte
– Dhimbjet e gjunjeve
– Dhimbjet ne kembe
– Boshti kurrizor
– Gjendjet psikike
– Sulmi ne tru
– Podagra (eshte nje semundje qe nga femijeria e lekures)
– Plage dhe te thatet e kercirave dhe kofsheve dhe krurjet me mjet
– Dobesimi i imunitetit
– Sinuset
– Dhimbje barku
– Lukthi dhe te thatit
– Hemoroidet
– Semundja e zemres
– Steriliteti
– Gjumi i tepert
– Kokedhembje
– Aktivizimi i ciklit menstrual
– Ngushtimi i eneve dhe arterioskleroza
– Dhimbjet e shpines
– Dhimbjet e shpatulles dhe qafes
– Dhimbjet e shpatulles
– Dobesi
– Ndihme per lenien e duhanit
– Dobesim i ndegjimit, ndezja e nervave te degjimit dhe pengesave ne vesh
– Tromboza
– Aktivizmi i ciklit menstrual
– Tensioni i ciklit te gjakut
– Qendra e memories
– Aktivizimi i qendres se memories
– Fistula (te thatit)
– Dhimbje ne shpine
– Fshikeza
– Mpirja e kembeve
– Mpirja e kraheve
– Fijezimi (penjezimi i venave)
– Paralize e tere trupit
– Kokedhembja per shkak te lukthit dhe kapsllekut
– Prostata dhe impotenca
– Kokedhembja per shkak te boshtit kurrizor dhe fshikezes dhe melqise
– Kokedhembje per shkak te ciklit menstrual
– Ftohje ne kembe
– Dhimbjet e kembes dhe shputes
– Tumor ne tru
– Forcim
– Semundjet e shputes
– Vrazhdesia e gjunjeve
– Pankreasi
– Shtangimi
– Memeci
– Semundjet e syrit
– Atrofi e qelizave te trurit (mungese e oksigjenit)
– Nderprerja e ciklit menstrual
– Ajtja e testiseve
– Tensioni i ulet
– Dhimbjet e mitres
– Nxjerrje pa ere, pa ngjyre dhe pa krurje
– Nxjerrje (sekretim) te kafta
– Ndezja e nervit te shtate dhe te peste te fytyres
– Per aktivizmin e vezoreve (apo formimit te spermatozoideve)
– Kokedhembje per shkak te dobesimit te te pamurit
– Kruarje e shpeshte dhe semundjet e mushkrive
– Kokedhembje per shkak te tensionit te larte
– Kokedhembje per shkak te sinuseve
– Kokedhembje per shkak te anemise
– Kekedhembje per shkak te zbritjes se te ftohtit

(Visited 797 times, 1 visits today)

Posted on

Trajtimi i sinuseve

Trajtimi i sinuseve.
1. Xhenxhefili njihet si pajisje për zbutjen dhe parandalimin e kokëdhembjes. Pervec kësaj, është ilaç kundër infektimit, i cili lehtëson dhembjen.
2. Ekstraktet nga farat e grejpit shërojnë infektimet e ndryshme të sinuseve dhe me pak kujdes i bën të zhduken vetëm për disa ditë. Por, mos i përdorni në lukth të zbrazët, sidomos jo herët në mëngjes.
3. Uthulla e mollës. Gjatë ditës konsumoni uthullën e mollës në sasi të madhe me ujë.
4. Tretësira e piperit të kuq ndihmon në pastrimin e sinuseve. Por kjo përgatitje është e përshtatshme edhe për shërimi e të gjitha llojeve të ftohjes.
5. Eukaliptusi zbut pezmatimin e fytit. Po ashtu mund të ndihmojë edhe në zvogëlimin e indit të paprekur në sinuse.
6. Lëngu i limonit është i shkëlqyeshëm në luftën kundër viruseve dhe baktereve. Po ashtu, përdoreni në çaj, ngaqe shpëlan fytin.
7. Ushqimi i pasur me antioksidues ndihmon në ndërtimin e sistemit imun, si dhe në parandalimin e infeksionin që në fillim. Këtu bëjnë pjesë: boronicat, qershitë, limoni, portokallja, mandarina etj.
8. ‘Echinacea’ ofron rezultate të mira në zbutjen e ftohjes, si dhe nxit punën e sistemit imun. Në fillim të sëmundjes përdorni një sasi më të madhe, por pas tre apo katër ditëve, sasinë duhet ta zvogëloni. Gjithsesi duhet të keni kujdes se mos jeni alergjikë.
9. Vitamina C dhe zinku mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes dhe të zvogëlojnë simptomat. Merrni kapsula, sidomos gjatë sezonës së ftohjeve të shpeshta.
10. Dushi i ngrohtë. Derisa bëni dush, lejoni që uji i ngrohtë të rrjedhë përmes ballit dhe hundës suaj. Bëjeni këtë disa herë brenda ditës, por kini kujdes të mos digjni fytyrën si pasojë e ujit të ngrohtë.
11. Kaliumi shtesë ndihmon në tharjen e mukozës.
12. Mentja ndihmon në qetësimin e mukozës. Mund të konsumoni çaj, ngaqe kjo ua lehtëson frymëmarrjen.
13. Pastrimi i sinuseve ndihmon në kujdesin e shëndetit në përgjithësi, sidomos nga disa faktorë që vijnë nga ajri, si poleni për shembull.
14. Uji. Konsumoni ujë çdo ditë, së paku 8 deri 10 gota në ditë.

Pervec ketyre, ka edhe disa perime natyrale per trajtimin e tyre sic jane;
Domatja
Domatet paraqesin një burim të mrekullueshëm të vitaminës C, e cila lehtëson mbylljen e hundës dhe ndihmon në pastrimin e sinuseve. Thithja e aromës së portokallit,po ashtu, ndihmon në pastrimin e sinuseve. Studimet kanë treguar se, nëse hani portokaj çdo ditë, do ta zvogëloni dukshëm rrezikun nga inflamacioni i sinuseve, gjë që është sfidë e vërtetë për të gjithë ata që, të paktën një herë, kanë vuajtur nga inflamacioni i sinuseve.
Hudhra
Hudhra ka karakteristika të mrekullueshme antibakteriale dhe anti-kërpudhore, prandaj në mënyrë efikase e zbut inflamacionin e sinuseve, të shkaktuar nga bakteret, apo kërpudhat. Alicina, përbërësi i cili ia jap hudhrës aromën karakteristike, vepron si antibiotikët, për çka është shumë efikase në mjekimin e kësaj sëmundjeje të sikletshme.
Hithrat
Hithrat zbusin simptomat e inflamacionit të sinuseve, duke përfshirë edhe irritimin e syve dhe të kruarit e hundës. Kjo bimë rrënjore, nëse merret si çaj apo tinkturë, nxit punën e sistemit imunitar, i cili më pas në një mënyrë më efikase do të luftojë kundër infeksioneve të sinuseve. Po ashtu, do të ndikojë që nga hunda të dalë sekrecioni, i cili edhe shkakton atë dhembjen e padurueshme.

(Visited 268 times, 1 visits today)

Posted on

Me ndihmën e kësaj terapie


Me ndihmën e kësaj terapie
Reviewed by on

November 3, 2018
.

Me ndihmën e kësaj terapie, është e mundur trajtimi i sëmundjeve të rënda respiratore. Kjo shërim i ajrit nga koshere është konfirmuar nga shumë studime shkencore, të cilat në vitet e fundit janë bërë në universitete anembanë botës. (Visited 230 times, 1 visits today)

Me ndihmën e kësaj terapie, është e mundur trajtimi i sëmundjeve të rënda respiratore. Kjo shërim i ajrit nga koshere është konfirmuar nga shumë studime shkencore, të cilat në vitet e fundit janë bërë në universitete anembanë botës. (Visited 230 times, 1 visits today)

Rating: 0

Me ndihmën e kësaj terapie

Me ndihmën e kësaj terapie

Me ndihmën e kësaj terapie, është e mundur trajtimi i sëmundjeve të rënda respiratore. Kjo shërim i ajrit nga koshere është konfirmuar nga shumë studime shkencore, të cilat në vitet e fundit janë bërë në universitete anembanë botës.

(Visited 230 times, 1 visits today)

Posted on

Çaji i janarit që ç’helmon organizmin nga toksinat dhe shfryn barkun

Çaji i janarit që ç’helmon organizmin nga toksinat dhe shfryn barkun

Çaji i janarit që ç’helmon organizmin nga toksinat dhe shfryn barkun

Fillimi i janarit shfrytëzohet si periudha më e mirë për të përcaktuar objektivat që doni të realizoni për vitin e ri, si dhe të bëni bilancet e atij që sapo lamë pas. Por, duke qenë se vijmë fill pas festave ku është e pashmangshme të mos tundoheni nga ushqimet e shumëllojshme duhet të mendoni seriozisht për detoksifikimin e trupit. Living ju propozon një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut. Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe dafinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.

Përbërësit: 2 litra ujë, 10 shkopinj kanellë dhe thuajse 20 gjethe dafine.
Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë së bashku për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm.living.al

(Visited 89 times, 1 visits today)

Posted on

Vaj ulliri me mjaltë kombinimi mrekullues

Vaj ulliri me mjaltë kombinimi mrekullues

Vaj ulliri me mjaltë kombinimi mrekullues

Rënia e flokëve është një dukuri shqetësuese për shumë persona, të cilët shpesh kërkojnë për të provuar lloj-lloj recetash.

Një recetë shtëpiake për personat të cilët kanë rënie të shtuar të flokëseve, dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur, është përzierja e vajit të ullirit dhe mjaltit. Kjo është shumë efektive nëse përdoret një herë në javë.

Për të përgatitur maskën e tillë të flokëve veproni si më poshtë:

Hidhni rreth 70 gramë vaj ulliri virgjin të nxehtë në një enë të thellë;
Shtoni një lugë të vogël mjalti dhe përzieni mirë;
Mund t’i shtoni edhe një lugë të vogël kanellë (cinnamon);
Pasi të ftohet, vendoseni përzierjen në të gjithë flokët e kokës;
Mbajeni maskën në kokë për 15 deri në 20 minuta;
Pastaj shpërlani flokët dhe thajini ato.
Efektiviteti i kësaj maske shihet pasi ju ta përdorni atë për një kohë më të gjatë.

A e dini se…

Koka e njeriut përmban mesatarisht 120 mijë qime floku.
Çdo ditë mund të bien deri në 100 qime.
Brenda një muaji flokët rriten mesatarisht gjysmë centimetri.
Flokët rriten më shpejt verës sesa dimrit.

(Visited 432 times, 1 visits today)

Posted on

Dieta me hurma arabe

Dieta me hurma arabe është një nga dietat që realizon rënien rreth 4 kg në peshë në muaj pa vështirësi duke respektuar dhe ruajtur zakonet tuaja të të ushqyerit. Ajo “respekton” dobësinë e njerëzve të cilët hasin vështirësi për mbajtjen e dietave, duke mos kërkuar asnjë lloj sakrifice dhe vetëdisipline për të ndjekur këtë dietë. Arsyeja?

Hurmat arabe kanë veti të fuqishme të ngopjes. Nuk gjendet asnjë ushqim tjetër që të ketë efekte më të fuqishme të ngopjes sesa hurma arabe.

Sipas një kërkimi shkencor të realizuar nga spitali i Kërkimit dhe Edukimit Umraniye, është vënë re se pacientët të cilët konsumonin 3 hurma një orë para vakteve ushqimore, konsumonin më pak ushqim, për shkak të reduktimit të oreksit dhe ndjesisë së ngopjes. Nga të dhënat, është vënë re se pacientët në fund të muajit kishin rënë 4 kg.

Duke konsumuar hurma arabe, ka të ngjarë që tek disa persona të mos kenë dëshirë për të ngrënë vaktin. Kjo zgjidhje është mjaft e mirë dhe rekomandohet, pasi hurma i ka të gjitha elementët e nevojshme për furnizimin e organizmit, edhe pse konsumohet në sasi të pakët. Tek beduinët e shkretëtirës hurma dhe qumështi është ushqimi bazë (pa asnjë shtojcë tjetër ushqimore).

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar asnjëherë se hurmat arabe kanë mjaft kalori. Kjo do të thotë se nuk duhet të konsumoni më shumë se 9 kokrra hurma arabe në ditë. Tejkalimi i kësaj norme mund të bëjë efektin e kundërt.

Përveç kësaj, hurma arabe ka është një produkt me vlera shumë të mëdha ushqyese. Ajo përmban vitamina A, vitamina B1, vitamina B6, vitamina C, vitamina D, hekur, magnez, sodium, kalcium, zink, squfur, klor, etj. Megjithëse përmban mjaft karbohidrate (në 100 gr hurma arabe gjenden 60 gr karbohidrate), ajo nuk përbën faktor risku për diabetikët, për shkak se përmban vetëm fruktoz. Edhe pse ka yndyra në përbërjen e vet, hurma arabe nuk përmban aspak kolesterol. Për shkak të përbërjes së saj, hurma arabe parandalon sëmundjet e mëlçisë, tonifikon muskujt, eliminon parazitët, lufton sëmundjet e tiroideve, forcon sistemin nervor, pastron veshkat dhe kanalet urinare, gjallëron aktivitetin e trurit, etj.

 

 

(Visited 201 times, 1 visits today)

Posted on

Shërimi me qumësht dhe mjaltë,ilaçi (pija me vlera ushqyese) që kemi nevojë në mëngjes dhe mbrëmje

Rreth shërimit me qumësht dhe mjaltë, flet Dr Sulejman Omer në librin e tij Zbulimet shkencore moderne dhe dëshmitë e tyre ne Kur’an, duke përmendur rezultatet e këtij studimi respektivisht fjalët:

Allahu xh. sh thotë : “Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë. “ (en-Nahl, 66). 

Pra, ky qumësht, e cila del nga sisa e bagëtive është e pastër prej baktereve dhe gjakut. FERS është ajo që mbetet pas trejtjes, dhe gjersazorrët thithin ekstrakt, i cili është shpërndarë në gjak, gjaku shkon në çdo qelizë në trup dhe kur arrin në gjëndër qumshtit në gji shëndrrohet në qumësht me dëshirë të përsosur të Zotit.

Qumështi ësht një burim i koncentruar, të cilit për shekuj me radhë i njihen një numër efektesh parandaluese e terapeutike në formën origjininale të tij si ushqim funksional. Qumështi dhe prodhimet e qumshtit janë njohur si ushqime të rëndësishme për ruajtjen e shëndëtit që nga viti 4000 p.e.s.

Këtu theksohet se konsumi i qumsht me përmbajtje të ulët yndyre nuk do ti humbasë përbërësit e vlevshëm të qumshtit . Qumështi është burimi më i rëndësishëm i kalciumit. Dr. Maurice Bucaille, në një shkrim të tij në lidhje me këtë ajet, thotë : ”Për të kuptuar kuptimin e këtij vargu përmes prizmit të shkencës duhet të dini fiziologjinë (e organeve). Substancat themelore përgjegjëse për trupin e njeriut vijnë nga procesetkimike që ndodhin në kanalin ushqimor. Këto substanca vijnë nga faktorët që janë gjetur në zorrë, dhe kur arrijnë fazën e dëshiruar në procesin kimik, kalojnë nëpër zorrët të qarkullimit të gjakut. Ky transformim bëhet në dy mënyra: mënyra e drejtpërdrejtë ndërmjet venave dhe mënyra limfatike e tërthortë, duke qenë një qarkullim. Ky proces që kullon mëlçinë, ku ndodhin disa ndryshime, ushqehet nga produktet e trejtjes përfundimisht dotë arrijnë nëprmjet rrugëve të gjakut. Gjëndrat e gjirit janë të sekretuar nga përberja e qumështit, ata janë produktet e trejtjes së ushqimeve që vijnë për to ndërmjet qarkullimit të gjakut. Gjëndrat e qumshtit janë ata që luajn një rol që është pasqyruar në transferimin substancave me origjinë nga ushqimet, ushqen gjëndrat e qumështit që prodhojnë qumësht si dhe ushqimin e çdo organit tjetër . çdo gjë që ndodh këtu fillon nga përmbajtja e zorrëve me gjak në brendësi të vetë zorrëve. Këtë njohuri ia kemi borxh kimis dhe fiziologjisë që nga koha e prejgamberit a.s . Sa i takon qarkullimit të gjakut, ajo u zbulua nga Harvey, në shekullin e 10 pas shpalljes së Kur’anit. Ajetet kur’anore të cilat tregojnë nuk na japin faktet precize për shkak të natyrës së kohës në të cilat këto informacione janë shpallur.

Ekzistenca e këtyre faktëve, si dhe të tjera pohon se Kur’ani është shpallje nga Allahu. Sa i përket mjaltës, rreth kësaj Allahu thotë:

Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Nderto shtëpi në male dge në dru dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerzit! Ushqehu me gjithfare lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash tëq ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata qe përsiatin. “en-Nahl, 68-69”

Mrekullia e Krijuesit, mjeshtëria e përsosur e Zotit fuqiplotë mbizotëron në çdo send, e veçanërisht në një insekt të vogël e të dobët, siç është bleta. Ajo, e frymëzuar dhe pajisur me instinkt nga Krijuesi, di të ndërtojë në mënyrë të mrekullueshme shtëpitë gjashtëkëndëshe, të mbledh nektarin nga lloj-lloj lule e bimë dhe ta shëndrrojë në mjaltë, i cili jo vetëm që është i natyrshëm, por është edhe ilaç shërues. Kurani famëmadh, pra, troket përherë në portën e mendjes njerëzore me qëllim që ta zgjojë dhe ta aktivizajë, ngase në shembullin e bletës ka “ arsye për atë popull që mendon thellë”.

Egjiptianët e vjetër kanë ditur mbi rëndësinë shëruese të mjaltit 3000 vjet para erës sonë. Edhe asirianët (2950-2050 vjet p.e.s) kanë ditur mjaft për bletarinë. Në kohën e saragonit trupat e të vdekurve i lyenin me mjaltë dhe me dyllë. Edhe në Indi dhe në Kinë kanë pasur dashuri dhe respekt për bletarinë dhe kanë ditur në mënyrë të shkëlqyeshme të përdorin mjaltin për të shëruar sëmundje të ndryshme. Në palestine bletaria ka qenë aq e zhvilluar , saqë e quanin “ Tokë në të cilën rrjedh mjalt dhe qumësht”. Udhëpërshkruesi grek Straboni (63 p.e.s.) thotë se proodhimi dhe përdorimi i mjaltit në Arabi ishte tejet i madh. Arabët, sipas tij, e quanin mjaltin si dhunti të Zotit dhe eliksir jetësor (pije shëruese, nga arabishtja el-iksir). Mjeku i njohur bullgar Dr. Stojmir Mladenov, në librin e tij Mjalti dhe shërimi me mjaltë, në mes tjerash thekson se “Muslimanët kanë qenë bletarëtë afirmuar dhe me shumicë e kanë përdorur mjaltin”. Më tutje ky mjek thotë: “Edhe Kur’ani bën fjalë për vetitë shëruese të mjaltit.” Vetë Muhammedi a.s. i këshillonte të sëmurët me këto fjalë: “Hani mjaltë se nga ai keni shërim.”

Ky insekt i vogël, pra, siç është vlerësuar në vargun Kur’anor, punon dhe vepron i frymëzuar nga Krijuesi Gjithëfuqishëm. Bleta duhet të përshkorojë 360-460 mijë km për të bërë 1 kg mjaltë. Kjo rrugë është 11 herë më e gjatë se gjatësia e ekuatorit të ruzlullit tokësor. Mrekulli të veçantë paraqesin prizmat gjashtë këndëshe të hojëzave (një matematikë e lartë), për të cilat Xhelaluddin Rumi kishte thënë: “Nëse në planetët e tjerë dotë kishte njerëz më të përparuar, më të ngritur, ne do të krenoheshim me hojëzat e bletës.” Lexuesi i Kuranit fisnik mund të jetë mahnitur kur ka parë që kaptina e 16-të e tij, en-Nahl (Bleta), është emërtuar sipas emrit të një krijese kaq të vogël. Në gjuhën shkencore të gjitha bletët i përkasin familjes Apis. Bleta komunikon me bletët tjera me anë të një gjuhe të veçantë të ashtuquajtur “vallëzuese”. Për të shkenctarët mendojnë se është një gjuhë e komplikuar dhe e zhvilluar. Shkencëtari Karl von Frish, i Universitetit të Munihut në Gjermani, në vitin 1940 e zbuloi i pari domethënien e vallëzimit të bletëve. Sapo e zbuluan burimin e ushqimit, bleta kthehet në fole dhe nëpër mjet tingujve dhe gjuhës së saj “vallëzuese” u treguan vendndodhjen e ushqimit të sapo zbuluar. Tingujt që lëshojnë me krahët e tyre janë gjithashtu një pjesë thelbësore e gjuhës “vallëzuese” të bletëve. Saktësia e fjalive të Kur’anit famëmadh lidhur me këtë fenomen shkencor shpaloset në kaptinë e 16-të versetit 68, ku thuhet:

“ Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerzit) i ndërtojnë.”

Në versetin e cituar Allahu Fuqiplotë e urdhëron bletën të zgjedhë një vendbanim, qoft në kodër, qoft në pemë apo në vendet tjera që i ka ndërtuar njeriu. Në gjuhën arabe, folja ka një formë specifike. Ajo është në mënyrë urdhëroredhe në këtë kontekst është e njëjtë për të dy gjinitë: për gjininë mashkullore dhe për atë femërore. Në Kur’anin fisnik urdhëroi “shko dhe zgjidh” i është dhënë bletës në gjininë femërore. Kjo në të vërtetë është për t’u habitur, sepse vetëm bleta femër gjen një shtëpi të re. Mbretëresha dhe puntorët janë zemra e folesë, ndërsa meshkujt jetojnë të veçuar vetëm për t’u çiftuar me mbratëreshën.

Sipas zbulimeve shkencore, bleta është shumë më e zgjuar se superkompjuterët e sotëm me fuqi të mëdha. Truri i bletës mund ti kryej 10 trilion veprime për një sekond. Siç u tha më lart, ato kanë aftësi të përkryer të të fluturojnë në lartësi të mëdha drejt burimeve të nektarit dhe pastaj të kthehen në zgjua dhe t’u tregojnë bletëve tjera ku ndodhen ato burime. Ato përgatitin ushqim të veçantë, që njihet me emrin “xhelatinë mbretërore”dhe bukë blete (pite dylli) për të vegjlit e tyre. Ato i mbrojnë foletë e tyre duke larguar dhe zmbrapsuar armikun.

– Që përmban 14-20% ujë, sheqer (fruktozë), dekstrinë, materie azotike, mikroelemente, enzime (invertaza, dijetaza, oksideza, feroksideza) dhe vitamina. Sipas hulmtimeve shkencore-biokimike, të bëra në 39 lloje të mjaltit, është vërtetuar se mjalti përmban elemente të domosdoshme për organizmin. Elementet që përmban mjalti varen nga llojet e luleve dhe nga përbërja minerale e tokës në rajonin ku bletët thithin nektarin.

Shkeputur nga libri: KUR`ANI, FARMACIA DHE TRAJTIMI I SËMUNDJEVE”

 

(Visited 295 times, 1 visits today)

Posted on

Pija më e shëndetshme për sëmundje të mëlçisë

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intenzivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda …

Zhvillimi i industrisë ushqimore ka sjellë shumë avantazhe dhe përfitime në përgatitjen dhe konsumin e ushqimit i cili korrespondon me ritmin e shpejtë të jetesës, por, për fat të keq, në këtë proces të progresit janë harruar disa nga ushqimet e vjetra tradicionale dhe shumë të shëndetshme.

Një prej tyre është edhe hirra, një produkt i qumështit i cili gjatë historisë është përdorur shumë më tepër se sot. Edhe pse disa vende të përparuara, si Zvicra dhe Islanda, të cilat kanë të zhvilluar industrinë e produkteve të qumështit, e përdorin hirrën si bazë për prodhimin e pijeve të ndryshme, në shumicën e vendeve janë harruar edhe shumë efekte të saj pozitive që ka për shëndetin.

Hirra është shumë ushqyese, meqë ajo përmban minerale shumë të rëndësishme – natrium, kalium, fosfor, magnez, hekur, zink, bakër, kobalt dhe mangan. Ajo gjithashtu përmban vitamina B5, B2, C dhe B6, si dhe aminoacide dhe proteina, dhe nuk përmban shumë kalori.
Komponenti më i vlefshëm i hirrës janë gjithsesi proteinat e saj, dhe këtë më së miri e dinë atletët dhe personat fizikisht më aktivë, sepse ato i ofrojnë organizmit një nivel të lartë të energjisë, përshpejtojnë sintezën e proteinave të muskujve, dhe në këtë mënyrë edhe rikuperimin e muskujve si dhe shërimin e tyre të shpejtë, pas ngarkesës.

Studimet e kryera në Universitetin e Bostonit kanë treguar se hirra mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, sepse i kompenson proteinat, mungesa e të cilës rezulton në një dobësim të konsiderueshëm të eshtrave. Prandaj, hirra është një zgjedhje ideale edhe për të moshuarit. Ajo rekomandohet edhe për gratë shtatzëna, sepse ato kanë një nevojë të rritur për proteina. Përveç kësaj, pas lindjes së fëmijës, në një situatë ku dhënia e gjirit nuk është e mundur, hirra është mënyra më e mirë për të ushqyer të porsalindurin, sepse ajo përmban shumicën e proteinave që përmban qumështi i gjirit.

Meqë hirra ka një rol të rëndësishëm në shërimin e trupit pas lodhjes dhe ofron energji, si dhe përmban një shumëllojshmëri të mineraleve dhe vitaminave, është shumë e dobishme që ajo të përfshihet në dietën e përditshme.

Nëse në shtëpi bëni djathë, kefir apo kos dhe e hudhni lëngun që mbetet pas kullimit, mos e bëni më atë, sepse hirra është një ilaç i lashtë që e ka rekomanduar vetë Hipokrati. Është menduar se norvegjezet e kanë lëkurën e mrekullueshme falë vetëm kësaj pije.

Përbërja dhe shërueshmëria e hirrës ( kumështit)

Kjo pije është shumë e mirë të përdoret që nga lindja deri në moshën e vjetër. Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e gjirit, mund të përdoret si zëvendësim për qumështin në ushqimin e foshnjave.

Hirra në formën origjinale është një lëng që përmban më pak se 1 për qind proteina dhe mbi 93 për qind ujë.

Përbërësit e saj kryesorë janë kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, molibdeni, vitaminat, enzimet e vlefshme dhe aminoacidet. Njëqind gram hirrë përmbanë vetëm 26 kalori, për këtë është veçanërisht e përshtatshme për humbje peshe.

Pija më e shëndetshme për sëmundje të mëlçisë

Hirra është një pastrues i fuqishëm i mëlçisë, kurse mëlçia e pastër është çelësi për shëndet të mirë. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e mëlçisë, pini rregullisht hirrë. Përmbanë beta-lactoglobulin i cili e furnizon organizmin me aminoacide të quajtura BCAA, të cilët ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme te sëmundjet e avancuara të mëlçisë.

Ekspertët konfirmojnë se te pacientët me cirozë me plotësimin me BCAA ju ndihmon të jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ajo përmbanë edhe alfa-lactalbumin, e cila ka shumë triptofan aminoacid esencial të njohur për rregullimin e gjumit dhe përmirësimin e disponimit.

Është e pasur me imunoglobuline dhe lyzozome, të cilat forcojnë imunitetin, që është shumë e dobishme te hepatiti kronik. Përmbanë laktoferrin anti-inflamator, një përbërës me një vlerë të papërshkruar për ata, mëlçia e të cilëve është e ndjeshme ndaj inflamacionit.

Është plot me cisteine, të nevojshme për trupin për prodhimin e glutationit, një antioksidant i cili mbronë trupin nga infeksionet dhe toksinat. Studimet klinike kanë treguar se nivel i ulët i glutationit është vërejtur te pacientët me hepatit C, e cila përkeqëson dëmtimet e mëlçisë. Glutationi është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon edhe te problemet me gjëndrën tiroide, inflamacionet kronike, kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Për qëndrueshmëri dhe humbje peshe

Hirra duhet të jetë pjesë e menysë së përditshme nëse intensivisht merreni me sport, tentoni të humbni në peshë, jeni nën stres apo vuani nga sëmundje të rënda. Është e pasur me elektrolite, hidraton shkëlqyeshëm trupin, jep më shumë energji dhe është shumë më e përshtatshme se sa pijet energjetike.

Është lënda e parë kryesore për prodhimin e proteinave, të cilat janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të çdo sportisti. Mundëson shërim më të shpejtë dhe rritje të muskujve pas ushtrimeve, ul oreksin dhe nxitë humbje peshe.

Hulumtimet tregojnë se hirra kontribuon për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut, sepse ul glukozën në gjak dhe presionin e gjakut. Trashja, presioni i lartë i gjakut, lodhja dhe stresi janë epidemi të jetës moderne të cilat mundë ti lehtësoni ndjeshëm me konsumimin e rregullt të hirrës

Përgatitja dhe përdorimi i hirrës

Hirrën mund ta bëni vetë nga qumështi i papërpunuar i shtëpisë, e bleni nga prodhuesit vendas, në treg apo në dyqane ushqimore-eko. Më e mirë është hirra e dhisë, por e mirë është edhe e lopës. Është e rëndësishme të bëhet fjalë për kafshët që nuk janë “të pompuara” me hormone.

Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.

Fillimisht pini hirrë në masë më të vogël, sepse ka veti diuretike. Mund të pini tri herë në ditë nga 1,5 decilitra, kurse kjo dozë mund të rritet gradualisht deri në një litër në ditë.

Te çrregullimet në sistemin e tretjes, përzieni një lugë gjelle hirrë në një gotë me ujë dhe pini para çdo vakti. Përveç shërimit, hirra mund të përdoret edhe për kujdesin e jashtëm të lëkurës dhe flokut, në përgatitjen e produkteve të brumit dhe ‘smoothies’, si dhe në ushqim të kafshëve shtëpiake dhe kafshëve të përkëdhelura.

 

(Visited 521 times, 1 visits today)

Posted on

Recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise

Recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise

Recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise

Nje tjeter recete qe aplikohet per trajtimin e variceve ne kushtet e shtepise, por nuk keshillohet gjate shtatezanise.
Nje luge lëng Hudhre
Nje luge gjelle lëng xhinxheri
Nje luge gjelle lëng limoni
Nje luge gjelle lëng portokalli
Nje luge gjelle uthull molle
Pak ujë natyral
Nje luge caji mjaltë
Konsumohet gjysëm filxhani kafje esell çdo mëngjes për një muaj, pastai behet pushim për 10ditë dhe fillohet edhe për një muaj dhe po e njëjta procedure vazhdohet edhe muajin e trete. Gjithsej per cdo muaj duhet te konsumohet 500 ml nga ky preparat.

 

(Visited 312 times, 1 visits today)