Posted on

FSHATI MESOPOTAM

FSHATI MESOPOTAM

Fshati Mesopotam shtrihet përgjatë Lumit Bistricë, në dy kodrina në rrëzë të malit të Kostarit, në lartësinë  30-100 m mbi nivelin e detit.

Fshati Mesopotam në pjesën veriore kufizohet nga kullota, në juglindje dhe jugperëndim nga fusha me prodhime bujqësore.

Ngjitur me fshatin në krahun jugor është në funksion një Hidrocentral  “Bistrica2”, mbi lumin e Bistricës.

Në pjesën veriore kufizohet nga kullota, në juglindje dhe jugperëndim nga fusha me prodhime bujqësore.

Një peisazh shumë të bukur krijon kanali i lumit Bistricë nga hidrocentrali nr.1 deri në hidrocentralin nr.2, që shtrihet paralel me rrugën nacionale Sarandë– Gjirokastër.

Në fshatin Mesopotam, vetë pozicioni gjeografik i tij që shtrihet mbi dy kodrina përgjatë ujërave të kristalta të lumit Bistricë dhe në një kodrinë përballë ndodhet manastiri i Shën Nikollës, krijon premisa për zhvillimin e turizmit nëpërmjet vizitave në manastirin e vjetër si dhe në kishën e Shën Mërisë, ndërtuar në malin e Kostarit. Fshati ka një popullsi  rreth 1100 banorë.

Trashëgimia kulturore në aspektin material përfshihet me ekzistencën e një manastiri shumë të vjetër, Shën Nikolla. Në aspektin jo material përfshihet isopolifonia, dhe festat e shumta me karakter fetar.

Si të arrish në Mesopotam

Largësia: 272 km larg Tiranës Koha: 4 orë e 20 minuta

Çfarë të shohësh

• Manastiri i Shën Nikolla (ndodhet në jug të fshatit Mesopotam)
• Kisha e Panajasë (ndodhet në fshatin Mesopotam)
• Lumi Bistricë (kalon në Mesopotam)
• Kisha e Shën Mërisë (ndodhet në fshatin Mesopotam)

Evente

• Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve (18 Prill/Finiq)
  • Aktivitete që zhvillohen:

Fshati Mesopotam ka mundësi të mira për investime lidhur me zhvillimin e turizmit kulturor, natyror, ekoturizmit, agroturizmit, etj. Kështu, interesi i banorëve dhe i investitorëve të jashtëm për të investuar ndërtime të karakterit bujtës turistik është shumë i madh, por ka mungesa në infrastrukturën mbështetëse si: furnizimi me ujë, linja elektrike të amortizuara dhe rrugët e brendshme.

  • Infrastruktura turistike:

Fshati Mesopotam shtrihet në krahë të rrugës nacionale Sarandë – Gjirokastër. Infrastruktura e rrugëve te brendshme është shume e dobët, nuk është investuar asnjëherë. Rruga qe lidh Manastirin me rrugën nacionale është rreth 800 m me parametra minimale, duke krijuar vështirësi për vizitoret e shumte dhe turistet e Manastirit.

Posted on

FSHATI MURSI

FSHATI MURSI

Fshati Mursi ka një popullsi me rreth 1300 banorë.

Fshati Mursi shtrihet në pjesën perëndimore të Bashkisë Konispol, në lindje të fushave të Rrahut dhe Vrinës, të cilat janë mbushur me agrume dhe në lindje të saj ka liqenin dhe malin e Milesë.

Ka një pozicion shumë të favorshëm, që e bën këtë fshat shumë atraktiv dhe në lidhje të bukur mes terrenit fushor dhe atij malor.

Gjatë verës tregtarët e agrumeve dhe banorët e zonës që janë në emigrim vijnw tw pushojnë në Mursi.

Ka dhe turistë ditorë të cilët lëvizin nga Greqia drejt Butrintit ose anasjelltas, që vizitojnw fshatin duke frekuentuar restorante me ushqim bio.

Si të arrish në Mursi

Largësia: 305 km larg Tiranës Koha: 5 orë

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Butrintit
• Gërmadhat e ujësjellësit romak në fushën e vrinës
• Kalaja e Ali Pashës
• Kalaja e Malathrese
• Gurorja antike
• Rrënojat e kishës Çiflik

Ku mund të drekosh

• “Nefeli” (restorant-kafe) cel: 0698814144
• “Todi” (restorant-kafe)

Si të argëtohesh

• të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi
• vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve
• praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim)
• mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra
• të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar
• ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje)
• ecje, ngjitje, çiklizëm malor

Ku mund të qëndrosh

“Kribelo” (bar-kafe-kamping) cel: 0694647131
  • Aktivitete që zhvillohen:

Duke u pozicionuar në qendër të aksit ekonomik të Bashkisë Konispol, ka potencial të lartë të zhvillimit të agroturizmit, duke qënë mbështetje për gjithë infrastrukturën prodhuese, përpunuese të agrumeve.Jo më kot janë pozicionur gjithë pikat e grumbullimit dhe përpunimit të madarinës përreth Mursisë. Përveç rakisë e verës së bërë në kushte shtëpie, vitet e fundit vendin kryesor e zë mandarina dhe portokalli, kultivimi i të cilave është kthyer në burim ekonomik për gjithë zonën. Gjithashtu kultivohen nga pothuajse të gjithë banorët rrushi, perimet bio dhe arrorët.

  • Gatimet e zonës:

Mursia njihet kryesisht tavat e byrekëve të cilat janë vlerësuar nga vizitorë të ndryshëm, sidomos ata sezonalë që vijnë në sezonin e agrumeve. Kanë filluar dhe gatimet e glikove të ndryshme, si pasojë e rritjes së madhe të kultivimit të agrumes.

Posted on

FSHATI LAZARAT

FSHATI LAZARAT

Fshati Lazarat ndodhet në anë të rrugës nacionale Gjirokastër- Kakavijë.

Fshati Lazarat I Njesisë administrative “Lazarat”, shtrihet në rrëzë të Malit të Gjerë në një pllajë kodrinore rreth 4 km larg qytetit të Gjirokastrës, duke filluar nga kuotat 220- 500 m mbi nivelin e detit.

Në veri e veriperëndim kufizohet me përroin e Gjokanës, kufiri i Lazaratit me qytetin e Gjirokastrës, në jug me minoritetin grek me Derviçanin, në lindje me fshatin e Kordhocës, në perëndim me Malin e Gjerë dhe me autostraden drejt Greqisë.

Në territorin e tij ka disa përrenj dhe shumë shpella. Dy janë monumentet më të rëndësishme kulturore, rrënojat e urës së Shën Kollajve dhe Ura e Kordhocës.

Gjithashtu në fshat ndodhen edhe disa objekte kulti, me vlera historike e shpirtërore. Historia e Lazaratit është e lashtë, ajo fillon që me periudhën Iliro-Romake.

Është vendi me 12 orë diell në ditë ne 12 muajt e vitit. Si vendas të patundur, lazaratasit kanë krijuar fshatin më të madh të jugut e ndoshta më i madhi në Shqipëri.

Aktualisht jane 750 shtëpi me 4000 banorë.

Jenë përmendur si më të preferuarit për produktet blegtorale dhe njihen si banorë me tolerancë fetare që duan të jetojnë në marrëdhënie korrekte reciproke.

Historikisht virtutet e tyre u kanë shërbyer vlerave e qëndrimeve kombëtare.

Afërsia me qytetin e Gjirokastrës, shtrirja në anë të rrugës kombëtare por edhe terreni malor, kane ndikuar që në Lazarat të rriten ndjeshëm sektorët e ekonomisë prodhuese (industria e lehtë), tregtia dhe përpunimi i produkteve të qumështit.

Eshtë me perspektivë të mirë zhvillimi dhe shfrytëzimi i sektoreve të agro-turizmit dhe bimëve medicinale, kjo edhe për shkak të investimeve në infrastrukturën rrugore.

Pothuajse të gjitha akset e brendshme te fshatit janë të asfaltuara, megjithate ka nevojë për ndërhyrje në rrugët brenda lagjeve të tij.

Lazarati është skaji me jugor i krahinës etnografike të Labërisë.

Me reformën territoriale më 2015 u bë pjesë e njësisë administrative Lazarat.

Lazarati është me tokë bujqësore të pakët, por megjithë këtë pjesa me e madhe e lazaratasve janë të punësuar në bujqësi..

Për zhvillimin ekonomik e mirëqënien ka kontribuar mbarështrimi i blegtorisë pasi lazaratasit kanë qenë e janë blegtorë potencialë.

Prodhimet e tyre ishin të preferuara në Gjirokastër, Shqipëri e më gjerë.

Edhe sot zona është e shquar në prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

Sipas E. Çabej, për nga toponimia ky fshat hyn ndër “katundet e fisit”, duke e pasur emërtimin një lloj shumësi kolektiv nga pikëpamja gjuhësore, “Lazarat” kuptohet si “pasardhësit e Lazarit’.

Nga disa toponime te perdorura, “Bregut të Kordhocës” i thonë edhe Bregu i Kollorcës. Sipas legjendës Kollori dhe Argjiri ishin dy vëllezër.

Argjiri kishte djem dhe ndërtoi qytetin e kalanë e Gjirokastrës, ndërsa Kollori ndërtoi edhe ky një kala të vogël, në bregun e Kollorcës ku ndodhen edhe sot rrënojat e një vendbanimi të vjetër.

Mbasi erdhën sllavët në shekullin VII, Kollori plak mori mbas emrit të tij kuptimin sllav.

“Kadrëme” është kadrëm i vjetër në fushen e Lazaratit në krahun e djathtë të lumit Drino.

Ky kalldrëm i lashtë lidhte Antigonenë me Sopotin e Finiqin.

Por me krijimin e kooperativës së Lazaratit kalldrëmi u prish nga traktorët që pluguan tokën.

Kalldrëmi që vjen nga Finiqi e Sopoti humbet në fushë poshtë Lazaratit pasi prej 12 shekujve vendi është mbushur me dhera të sjella nga lumi Selgjika, nga fjala sllavisht selo dhe emri shqip Gjika pra fshat i Gjikës, një vend gropë në rrëzë mali ku besohet se është një vend i shënjtë perëndish.

Sipas gojëdhënës po shkove në Selgjik dhe preve dru nga pemët do të të ndodhë një e keqe, thonë banorët e Lazaratit.

“Një grua e cila preu dru aty, një fuqi e padukshme e hodhi nga maja e malit poshte në përroin e Sopotit.

Sapo ra në tokë gruaja u bë gur.”

Po kush eshte Lazarati?

Ai eshte toke shqiptare, popull shqiptar dhe ashtu sic ka thënë shkrimtari yne i madh I. Kadare në takimin që bëri në Lazarat në vitin 1998, ”Ata janë njerëz të zakonshëm por krenare si gjithe shqiptarët…”.

Në jug të Shqipërisë por edhe më gjerë shumë herë dëgjohet shprehja “Lazaratasit janë besimtarë”.

Ky mendim ka një të vërtetë sa historike aq dhe aktuale, mjaft të hedhim një vështrim historik dhe gjeografik.

Fshati është i rrethuar nga objekte fetare e nga këta me i vjetri është Selgjikja në malin e Sopotit, objekt kulti qe mendohet se është besuar që në lashtësi dhe vazhdon të besohet edhe sot.

Banoret e fshatit me gjithëse të rritur në një periudhe ku feja ishte e ndaluar, në fillim të viteve “90” nuk e kishin humbur ndjenjën e besimit dhe para se të niseshin për në emigracion shkonin në Selgjike ndiznin qirinj ose hidhnin monedha.

Në periudhen romake kur në Ballkan u përhap krishtërimi, Shqipëria ishte nga të parat që pranoi fenë e krishterë edhe Lazarati e pranoi këtë fe.

E tregojnë toponimet me emrin “Kishë” që gjenden brenda fshatit dhe përrreth tij, kështu kemi vendet e quajtura “Kisha e Gjoke” në lagjen e Gjoke, Kisha e Meme” aty ku është shkolla e vjetër e fshatit, “Kisha e Tene”,”Kisha e Kurunës” dhe “Kisha e Sopotit”, në Sopot.

Të dhënat flasin gjithashtu për ekzistencën e një manastiri në bahçenë e Serjane.

Me pushtimim e Ballkanit nga turqit, në Lazarat ashtu si në pjesën më të madhe të Shqipërisë filloi islamizimi.

Sigurisht ky fshat me disa kisha u mundua t’i rezistojë këtij islamizimi dhe dëshmohet se në shekullin e XVI një pjesë e fshatit si pasojë e këtij presioni u largua për në Greqi ku sot ekziston një fshat me emrin Lazarat.

Aty ka akoma të moshuar që ende flasin shqip.

Pjesa tjetër që mbeti u muslimanizuan në shumicën dërmuese në sektin Bektashi, si dega më tolerante e myslimanizmit.

Por edhe më pas për të mbajtur sado pak traditën në mjaft raste u arrit të ruheshin mbiemra të fesë së krishtere, si Gjokaj, Gjinaj, Lekgjonaj, Gjiknuraj, Krishtaj, Gjolleshaj, Kolaj, etj.

Sipas gojedhenave rreth vitit 1740 në fshat është ndërtuar xhamia e parë, e cila vazhdoi të fuksionojë deri në periudhën e komunizmit, kohe ne te cilen u shkaterrua.

Po rreth viteve 1750-1760 në Lazarat ka ardhur i pari klerik bektashian Baba Zeneli i cili strehohej here pas here në Brahimaj që e kanë shtëpinë në qendër të fshatit.

Kur ky klerik ndërroi jetë, fshati ndërtoi Tyrbenë e Baba Zenelit e cila është besuar dhe vazhdon të besohet ende si objekt kulti shumë i shenjtë i fshatit.

Në këtë Tyrbe prej qindra vjetësh nga fisi i Brahime brez pas brezi është ndezur dhe vazhdon të ndizet çdo natë një qiri.

Veç këtij në fund të fshatit ndodhet dhe një varr i madh i rrethuar me mure që quhet Varri i Dervishit, të cilin lazaratasit e besojnë dhe e mbrojnë nga dëmtimet, ndezin qirinj dhe hedhin monedha.

Në kultivimin e besimit bektashian tek lazaratasit, një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur Teqja e Zallit, afër Gjirokastrës dhe Teqja e Melanit, afër Nepravishtës.

Shumica e lazaratasve ishin ndjekes të këtyre dy teqeve dhe kryenin në mënyrë rigoroze ritet e bektashizmit.

Bektashizmi dhe klerikët e tij siç dihet kanë qenë mbështetës të lëvizjes patriotike për pavarësi kombëtare dhe për përhapjen e gjuhës shqipe.

Për këtë arsye pushtuesit grek gjatë evazionit të tyre, të parën shkatërruan Teqen e Zallit si bazë e shqiptarizmit në Jug.

Në vitin 1847, në Lazarat nisi kryengritja fshatare e krahinës së labërisë.

Ndryshimet demokratike që ndodhën në fillimin e viteve 1990 në Shqipëri, u pasqyruan edhe në komunitetin e Lazaratit që ishte nga komunitetet e para që i përkrahu ato.

Të prirur për ekonomine e tregut, banorët lazaratas në ato vite u bënë pjesë direkte e liberalizimit të ekonomisë.

Një pjeseë e këtij komuniteti të cilët kishin emigruar në Greqi u kthyen dhe hapën bizneset e tyre private.

Disa prej firmave që hapën të parët aktivitetin në jug janë “Basha” e “Sopoti” e pas tyre “Buzheri”, “Aliko”, “Koçiu”, “Boci”, “Brahimi”, “Bejko – Buci”, “Mahmutaj”, “Majko”, “Mamo”, “Koli” etj.

I gjithë komuniteti i Lazaratit u përfshi në bumin e madh të zhvillimit të economies, kësisoj komuniteti i ketij fshati pesoj ndryshime të mëdha ekonomike.

Ka një skuadër minifutbolli, kampion në Qarkun e Gjirokastrës.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • Shtator 2018, festivali Argjiro-festë.
  • Ditet e Trashëgimisë Europiane (Panairi i Artizanit).
  • 13 vjet polifonia shqiptare në UNESKO.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefonon në numrin  +355 842 67077.

Në Lazarat ndodhet dhe Rapo”s guesthouse.

Dy studentë nga fshati Lazarat, Zenel Basha dhe Vilajete Cela, po krijojnë guidën turistike të Lazaratit me ndihmën e Universitetit të Gjirokastrës, me qëllim shfrytëzimin e resurseve turistike.

Një kuriozitet mbi fshatin

Ndodhet në kufi me zonën minoritare dhe ka një tolerancë fetare të admirueshme midis katolikeve, ortodoksve, muslimanëve dhe bektashinjve.

Për vlerat shoqërore të këtij komuniteti, ka folur edhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare.

Eshtë fshati më i madh në Shqipëri për numër banorësh.

Rrethohet nga një numër e shumtë i shpellave.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane nga organizata “CESVI”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Ndodhet 4 km larg Gjirokastrës dhe pranë autostradës që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, ku zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Lazarati është 142 km larg nga Kryeqyteti Tirana dhe 4 km larg nga qyteti i Gjirokastrës. Arrihet me rrugë automobilistike të asfaltuar.

Kontaktet e nevojshme

Fshati Lazarat, i Njësisë administrative “Lazarat”, pjesë e Bashkisë Gjirokastër.

Telefon: ++355 (123)-7890

Fax: (123) 456-7891

Email: [email protected]

Posted on

FSHATI RUSAN

FSHATI RUSAN

Fshati Rusan ndodhet në pjesën veri-perëndimore të qytetit të Delvinës dhe ka një popullsi 1050 banorë.

Fshati Rusan shtrihet rrëzë malit të Katalatit me një sipërfaqe prej 0.9 km2.

Fshati ka marrë emrin prej kishës së vjetër të Rozalisë.

Në qendër ndodhet xhamia e vjetër e Gjin Aleksit, e përbërë nga një kompleks arkitektonik së bashku me dy tyrbe.

Për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet, vlerave të larta natyrore dhe aspekteve të shumta historike e kulturore që ndërthuren në të, fshati gëzon një potencial të konsiderueshëm turistik.

Në fshat ndodhet gjithashtu dhe liqeni artificial, me një sipërfaqe 3.2 ha dhe me kapacitet prej 200 000 m3, i cili është një pasuri ujore tepër e rëndësishme për zonën.

Trashëgimia kulturore është një vlerë e përcjellë brez pas brezi.

Ky territor ka qënë i populluar që në kohët më të herëshme, prandaj nuk mungojnë dhe monumentet e kulturës.

Si të arrish në Rusan

Largësia: 305 km larg Tiranës Koha: 4 orë e 50 minuta

Çfarë të shohësh

• Xhamia e Gjinaleksit (ndodhet në fshatin Rusan)
• Liqeni artificial i Rusanit (ndodhet në fshatin Rusan)
• Rrepet shekullore (ndodhet në fshatin Rusan)
• Banesa e Alush Gizdarit (ndodhet në fshatin Rusan)

Ku mund të drekosh

Bar-Kafe cel: 0694234809

Si të argëtohesh

• të gatuarit e ushqimeve tradicionale lokale dhe degustimi
• vrojtimi i kafshëve, shpendëve dhe zogjve
• praktika tradicionale fermerësh (bujqësi, blegtori dhe agropërpunim)
• mbledhje bimësh medicinale, kërpudhash ose frutash të egra
• të lëvizurit me kalë, mushkë ose gomar
• ngjitje shkëmbi, ngjitje me litarë (ose zbritje)
• ecje, ngjitje, çiklizëm malor, kajak, rafting, kalime në kanione, ski
  • Aktivitete që zhvillohen:

Bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria janë burimet kryesore ekonomike të zonës. Fshati ka kushte klimatiko – tokësore shumë të përshtatshme për kultivimin e të gjitha llojeve të kulturave bujqësore (vreshta, pemishte, ullishte, agrume, kultura agrare etj.), si dhe shtimin e një sërë kategorish të kafshëve bujqësore. Produktet kryesore vendase janë rakia, vera, mjalti, vaji i ullirit, perimore dhe fruta të ndryshme Një karakteristikë tjetër është pasuria rajonale e bimëve medicinale, ku një pjesë  e mirë  e  banorëve  merren  me   vjeljen  e  bimëve medicinale si: sherebela, çaji dhe murizi. Ekziston potencial për zhvillimin e turizmit rural, por ende nuk mund të thuhet se ka një zhvillim real të tij.

  • Një kuriozitet rreth fshatit Rusan:

Në fshat gjendet një kompleks religjioz që ka shërbyer si xhami. Quhet Xhamia e Gjinaleksit. Ky objekt kulti fetar, ka një histori të çuditshme dhe krejt të veçantë. Fillimisht është ndërtuar si kishë në vitin 1230 nga vëllezërit Gjin dhe Aleks. Më vonë u shndërrua në xhami dhe në vitin 1700 iu shtua edhe minarja. Më vonë u shtuan edhe katër tyrbe, që e rrethojnë këtë kompleks. Interesantja dhe e veçanta e kësaj “Kishe-xhami”, qëndron se aty bashkëjetojnë tre besimet fetare: ortodoksja, myslimanizmi dhe bektashizmi.

Posted on

FSHATI TRAGJAS

FSHATI TRAGJAS

Fshati Tragjas ndodhet në grykën midis malit të Shashicës dhe Karaburunit, duke u ngjitur për qafën e Llogorasë.

Fshati Tragjas me një reliev malor shquhet për peisazhe natyrore me vlera të larta, si dhe një natyrë të padëmtuar.

Fshati është një pikë periferike dhe përtej tij nuk ka qendra të tjera të banuara.

Është prekur fare pak nga zhvillimet urbanistike të njëzet vjeçarit të fundit.

Ka një popullsi të vogël (prej 1435 banorë), krahasuar me fshatra të tjerë të territorit të Vlorës.

Si të arrish në Tragjas

Largësia: 173 km larg Tiranës Koha: 3 orë e 15 minuta

Çfarë të shohësh

• Kalaja e Gjon Boçarit (gjendet në një kodër mbi fushën e Dukatit, Tragjasit dhe fshatit Radhimë)
• Ivzori (gjendet në Tragjas)

Ku mund të drekosh

• Grand Hotel Tragjasi (hotel-restorant) cel: 0692035441

Ku mund të qëndrosh

• Grand Hotel Tragjasi (hotel-restorant) cel: 0692035441

Evente

•Shija në hell (Korrik/Gusht)
  • Aktivitete që zhvillohen:

Tragjasi shfaq potencial, lidhur me zhvillimin e agro-turizmit. Pozicioni në lidhje me malin e Shushicës dhe lidhjet e drejtpërdrejta me parkun e Llogorasë, e bëjnë një pikë ideale për sportin e alpinizmit dhe marshimit në natyrë “trekking”. Vlerat natyrore thuajse të paprekura – për aktivitete rekreative mbi observimin e natyrës (birdwatching), monumentet dhe rrënojat e fshatit të vjetër me arkitektura karakteristike – për aktivitete kulturore si: vizita të organizuara në monumente, festivale kulturore dhe tradicionale.

  • Infrastrukturë turistike:

Fshati gjendet rreth 8 km nga aksi kombëtar Vlorë – Sarandë dhe rreth 26 km nga qyteti i Vlorës. Rruga për “Tragjasin e Ri”  është në një gjëndje të mirë dhe e praktikueshme nga automjetet, ndërsa për në  “Tragjasin e Vjetër” është në gjendje të dëmtuar dhe e kalueshme vetëm nga mjete specifike off-road. Rruga lidhëse me fshatin e ri, është në gjendje funksionale, paraqet nevoja për riparime lokale por të pranueshme, ndërsa ajo lidhëse me fshatin e vjetër, tejet e dëmtuar.

  • Një kuriozitet rreth fshatit Tragjas:

Gjatë udhëtimeve të tij, piktori i famshëm Eduard Lir, ka ardhur në Tragjasin e Vjetër, ku ka qëndruar një natë. Sipas historianëve, ai ishte mrekulluar nga natyra dhe pozicioni gjeografik i fshatit. Mendohet që, ai të ketë qëndruar diku, pranë shkollës së dikurshme dhe, prej andej, ka krijuar një nga tablotë e tij më të njohura.

Posted on

FSHATI ZVËRNEC

FSHATI ZVËRNEC

Fshati Zvërnec ndodhet në pjesën veri-perëndimore të qytetit të Vlorës, vetëm 8 Km larg tij.

Fshati Zvërnec ndahet në dy pjesë; Zvërneci i vjetër, që shtrihet në pjesën lindore të kodrinës; dhe Zvërneci i ri, në pjesën perëndimore, që mund të quhet dhe pjesa turistike e Zvërnecit, sepse kryesisht ndërtesat përdoren për qëllime turistike.

Është pothuajse i rrethuar plotësisht nga ujërat e lagunës së Nartës dhe ujërat e detit Adriatik, me një vijë bregdetare prej 10.5 km.

Relievi kodrinor i ndërthurrur me lagunën, formojnë peisazhe të veçanta, që e bëjnë Zvërnecin një vend jashtëzakonisht të bukur, me një perspektive të lartë turistike. Ka një popullsi prej rreth 1250 banorësh, shumica prej të cilëve aktualisht janë në emigracion.

Si të arrish në Zvërnec

Largësia: 158 km larg Tiranës Koha: 3 orë

Çfarë të shohësh

• Manastiri i Zvërnecit (ndodhet në Zvërnec)
• Kisha e Shën Mërisë (ndodhet tek Manastiri i Zvërnecit)

Ku mund të drekosh

• Oazi (bar-restorant)
• Restorant Natyra (bar-restorant) cel: 0692465508
• Zvwrneci (hotel-bar-restorant) cel: 069470200
• Karafili Resort cel: 0676044100

Ku mund të qëndrosh

• Hotel Zvërneci cel: 355 (33) 404 301
• Villamaria Hotel cel : 0672666777

Evente

• Ditëlindja e Shën Mërisë Mjalt’Fest (15 Gusht/Zvërnec)

• Ngjala e Nartës (05-08 Gusht/Zvërnec)

• Putarka e qefullit (24-26 Gusht/Zvërnec)

  • Aktivitete që zhvillohen:

Toka pjellore mundëson zhvillimin e agrikulturës, vreshtarisë dhe të kulturave të tjera bujqësore. Gjithashtu, laguna ka ofruar historikisht zhvillimin e peshkimit çka është dhe karakteristikë e veçantë e zonës, e cila ka shërbyer si bazë jetese për një numër të madh banorësh.

  • Infrastruktura turistike:

Fshati ka  gjithsej 9.7 km rrugë prej të cilave 2.4 km janë të asfaltuara. Rruga që të çon drejt  manastiri është e asfaltuar. Pjesa tjetër ndodhet krejtësisht në gjendje të amortizuar.

  • Një kuriozitet rreth Zvërnecit:

Gjatë kohës së komunizmit, ishulli i Zvërnecit shërbeu si vend internimi për kundërshtarët e sistemit dhe manastiri si strehëz e tyre. Pas vitit 1990, manastiri iu rikthye përsëri funksionit të tij fetar. Murgu i fundit nga manastiri është larguar në vitin 1967, kur në Shqipëri u mbyllën objektet fetare. Për shumë kohë manastiri qëndroi i mbyllur, u plaçkit dhe u dëmtua.

Posted on

Fshati Labovë e Sipërme

Fshati Labovë e Sipërme

Fshati Labove e Sipërme është Njësi administrative” Odrie” në Bashkinë Libohovë, Qarku Gjirokastër.

Fshati Labovë e Sipërme është e shquar për historinë dhe vlerat e mëdha kulturore që ajo mban në rrjedhën e shekujve.

Monumenti “Kisha e Labovës së Kryqit” është njëri nga monumentet më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Marisë.

Atje shkohet duke ndjekur autostradën që të çon në Sofratike dhe kthehesh për në Libohovë.

Në kthesën drejt Libohovës merret rruga që shkon në Suhë dhe vazhdohet në këtë rrugë deri në një kthesë djathtas në drejtim të lartësive të kodrave.

Pak kilometra më tej është Labova e Kryqit, i gjithë udhëtimi merr rreth 40 minuta.

Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit.

Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore me navën dhe aislet të ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit.

Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendëshme.

Kisha, siç shihet sot është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse themelet fillestare mund të shkojnë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565 e.j

Në tërësi mund të përmendim vlerat e Labovës, si kompleksi i banesave të familjes Zhapa, mësonjëtorja e vjetër, kisha dhe manastire të ndyshme.

Fshati Labovë e Sipërme ka nje peisazhi te bukur dhe i rrethuar nga lugina dhe vende piktoreske, të mbuluara nga bimë të shumta medicinale.

Mund të bëhet hiking në zonën e Labovë-Libohovë, Labovë-Përmet dhe në malin Burreto. Ndër festat më të spikatura janë Pashkët në Labovën e Kryqit.

Pasuri të trashëgimisë tonë kulturore të lashtësisë, antikitetit dhe periudhave të tjera të zhvillimit të jetës njerëzore, qytete antike, kështjella, objekte kulti, manastire dhe kisha të pasura me ikonostase, afreske, ikona, antikuarë, orendi e vepra arti dhe artizanati me vlerë të jashtëzakonshme janë të shumta.

Edhe pse disa janë grabitur dhe shkatërruar ato që kanë mundur të shpëtojnë janë të shumta dhe duhet të ruhen të paprekura si thesare të trashegimisë kulturore.

Banorët e Fshati Labovë e Sipërme ruajnë si gjënë me të vyer të tyre kishën që i dha emrin fshatit, një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe që dikur mbante një relikte të shenjtë, një kryq që besohet të jetë një fragment i Kryqit të Vërtetë të Krishtit, por që fatkeqësisht u zhduk në vitin 1989-90.

Bëhet fjalë për një relikte të rrallë prej së cilës fshati mori emrin e vet.

Edhe pse ekzistojnë mundësi të jashtëzakonshme historike, klimaterike dhe tradicionale për të përmirësuar jetën dhe të ardhurat, burimet e jetës për labovitët do të mbeten vreshtaria, bagëtia dhe emigracioni.

Kisha mbretëreshë e Shën Mërisë

nuk është kishë si gjithë të tjerat, ajo është e lashtë me shumë enigma dhe mendohet se është ndertuar mbi një vend pellazgjik.

Boll lodhen studiuesit nga gjithë bota për të zbërthyer kishën tonë të Shën Mërisë, ajo është magji, legjend e gjallë por e vështirë për tu zbërthyer.

Në ikonostasin e gdhendur në dru dhe të lyer me flori është gjithë historia nga “Dhiata e Vjetër” e Biblës.

Nga jashtë ndërtesa paraqet një arkitekturë të mënyrës më tipike bizantine, me një kupolë të lartë qëndrore me neft të rregulluar dhe përforcuar me kondrafort.

Një narteks i ndërtuar më vonë eshtë i vendosur në hyrjen kryesore. Kisha e Shën Mërisë është relike e gjallë që u ka rezistuar të gjitha shekujve.

Pasuri tjeter e kulturës është edhe kisha e Shën Julitës në Manastirin ë Dhuvjanit.

Në gjithë territorin e Fshati Labovë e Sipërme gjenden  32 kisha dhe 4 manastire.

Manastiri i Shën Thomait me gurë pellazgjikë gjendet te Moni, manastiri i Koçiut te Lunxhatet, manastiri i Shën Gjergjit dhe manastiri i Shënkollit apo si quhet dhe i Poseidonit.

Kur vjen nga Libohova kemi kishën Mat pastaj në breg të Qishamotit është kisha e Shën Kollit dhe fshati ka 4 kisha të Shën Kollit.

Vijojmë të ecim më tej, te shpella e Kokoshit gjendet kisha e Shën Kostandinit, në mes të fshatit kisha e madhe e Shën Mërisë, pastaj kisha e Janit që quhet edhe e Justinianit, kisha e Lisit të Madh, kisha e kryqit pas shkollës, kisha e Gulajve, manastiri i Shën Gjergjit, një rrënojë e vjetër që gjendet në afërsi të një peme të rrallë shumëshekullore që vendasit e quajnë “vënjë”, që ndodhet në shpatet e zhveshura të malit të Buretos, përballë fshatrave të Stegopullot, Suhës dhe Selcës përtej lumit të Suhës.

Në trekëndëshin Antigone – Stegopul – Labovë

ka vite që studiohet, gjurmohet dhe hulumtohet çdo e dhënë që lidhet me kulturën pellazge dhe sidomos me “Tempullin e Dodonës”, që konsiderohet si tempulli më i lashtë i Europës.

Sipas shkrimeve të kohëve antike në këtë tempull ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit dhe vetëm pas lulëzimit të tij, shumë më vonë erdhi në histori “Tempulli i Delfit”.

Orakulli i Dodonës kishte prestigjin më të madh në botën antike, pasi ai ishte ngritur për nder të Zeusit dhe sipas legjendave llogaritet që në vendin e Dodonës të ketë pasur një tempull që 3000 vjet para Krishtit.

Sfida e arkeologëve e studiuesve shqiptarë dhe të huaj është që të kenë shtytjen dhe besimin për gjetjen e rrënojave të tempullit të tejlashtë, duke i shtuar një gur tjetër diamantit të  historisë botërore, për të shkuar drejt nxjerrjes në dritë të së vërtetës pasi ende ka hipoteza dhe dyshime të shumta për vendndodhjen e vërtetë të këtij tempulli.

Përmëndjen e një Kryqi me vlerë të tillë relikuare e gjejmë në Kronikën e Drianopojës botuar nga Pukëvili më 1821, tek Dh. Evangjelidhis më 1913, si dhe tek Nikolaos J. Mistiakidhis më 1904.

Theksimi më 1904 i studiuesit Nikolaos J. Mistiakidhis, se Kryqi i Labovës ka hyrë në hapësirën shqiptare më prill të vitit 559 i shoqëruar nga njeriu më i afërt i perandorit Justinian, shpatari i parë Kostandini nga Labova së bashku me katër priftërinj dy prej të cilëve quheshin Theofilos dhe Pangratios duket i besueshëm.

Ndërsa nisur nga arkivimi i kryqeve të tillë në historinë e krishterë, kjo e dhënë duket e nxituar.

Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që në Kryqin e Labovës nuk ka elementë ikonografikë që intrigojnë këtë periudhë të hershme bizantine nën mbretërimin e Justinianit, siç është nyja e gdhëndur me figurime deshësh, mënyra e perçinimit, përkushtimi i Perëndisë At me simbolin e një borse, kryqet e fiksuara mbi glob.

Por i parë në tërësinë e tij, Kryqi i Labovës qëndron koherent dhe për shumë periudha artistike më të vona.

Ky dualitet vlerash historike dhe artistike i trupëzuar në të, duket se e kthen Kryqin e Labovës në një relike vlerash pa kohë.

Sot vendndodhja e Kryqit të Labovës nuk dihet, por ai përkujtohet në kishë ditën e festës së saj më 8 Shtator, kur mblidhen të gjithë  banorët brenda dhe jashtë vendit.

Një nderim të veçantë zë përkujtimi i Kryqit të Shenjtë që u lidh përjetësisht me emrin e vendbanimit të tyre, Labovës.

Me sa duket historia e këtij vendi fshihet por nuk humbet, ashtu si Krishti i mishëruar nën simbolin e luanit me këmbët e prapme të mbështjella, ecën dhe fshin gjurmët e tij.

Me inagurimin e Kishës, Perandori Jusitnian i dhuroi asaj1000 monedha floriri, 200 rënje ullinj si dhe 1/10 e prodhimit të zonës përreth që kisha të mirëmbahej me shpenzimet e veta.

Në Labovën e Kryqit priftërinjtë kanë dhënë meshë në gjuhën shqipe dhe atë greke.

Për te bërë të aksesueshme këto thesare të trashëgimisë sonë duhet të përmirësohet infrastruktura me shtrimin e rrugëve, që turistët të mund të vijnë edhe në Kishën e Kryqit, kisha më e vjetër e ndërtuar nga perandori Justinian, por që sot është totalisht e restauruar.

Fshati me histori të vjetër që i përket të dyja epokave para erës sonë dhe këtij 2000 vjeçari ka qenë lënë në harresë.

Para erës sonë lashtësinë e këtij fshati e dokumenton vetë kalaja e lashtë ilire, pellazge që ndodhet në këtë fshat.

Është një kala gjigande që ofron shumë vlera të trashëgimisë sonë kulturore. Për 2000 vjeçarin tonë është kisha e Labovës, e ndërtuar më 554.

Po si është ndërtuar kisha e Shën Mërisë në Labovë? Ajo është ndërtuar nga vetë perandori Justinian si dhuratë për Kostandinin e Labovës.

Kostandin Laboviti ka shërbyer në oborrin e perandorit Justinian në Romë. Ishte gjeneral i ushtirsë së Justinianit dhe fitoi të gjitha luftrat ku mori pjesë.

Pas fitoreve të njëpasnjëshme perandori Justinan “i tha se çfarë donte si dhurate për fitoret e tij”,  ai i përgjigjet “unë nuk dua asgjë, por dua që në fshtain tim Labovë të ndërtohet një kishë e bukur”.

Kështu vetë perandori Justinian më 554 urdhëroi ndërtimin e kësaj kishe që kemi trashëguar ne sot.

Kjo kishë ka patur 12 murgjër dhe të gjitha besimet kristiane vareshin nga kjo kishë. Fshati ka patur përreth 2000 shtëpi.

Po pse fshati mori emrin Labovë e Kryqit? Pasi u ndërtua kisha vetë perandori Justinian thirri në oborrin e tij 15 burra labovitë për përshtypjet e tyre për kishën.

Ai pasi i degjoi e quajti fshatin  Labova e Kryqit.

Labova e Sipërme në rajonin e Gjirokastrës, është e vendosur 146 km në jug të Tiranës, kryeqytetit të vendit dhe 15 km larg Gjirokastrës.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • 8 Shtator, Dita e Kryqit të Labovës së Sipërme.
  • Shtator 2018, Festivali Argjiro-Festë.
  • Ditet e Trashëgimisë Europiane (Panairi i Artizanit).
  • Polifonia shqiptare në UNESKO.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefonon në numrin  +355 842 67077.

Një kuriozitet mbi fshatin

Ka shkruar për Laboven e Kryqit edhe diplomati Pukvil.

Mendohet se është vendi i tempullit të Dodonës Pellazgjike.

I ndërtuar nga Perandori Justinian, ka patur prej shekujsh një kryq me dru të larë në flori nga arkivoli i Jezu Krishtit.

Ka ikonostasin i cili tregon historinë e Dhjatës se vjetër.

Mendohet se ka kryer ceremoninë e martesës, Perandori Bizantin Justinian.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane nga organizata “CESVI”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve Interreg IPA të Bashkimit Europian dhe Shqipëria përfaqësohet me qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, ku zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Labova e Kryqit është 146 km larg nga Kryeqyteti Tirana dhe 14 km larg nga qyteti i Gjirokastrës. Arrihet me rrugë automobilistike pjesërisht të asfaltuar.

Kontaktet e nevojshme

Fshati Labovë e Kryqit e Njësisë administrative “Odrie”, pjesë e Bashkisë Libohovë, Qarku Gjirokastër.

Telefon: ++355 (123)-7890
Fax: (123) 456-7891
Email: [email protected]

Posted on

FSHATI NEPRAVISHTË

FSHATI NEPRAVISHTË

Fshati Nepravishtë është fashati më i madh i Njësisë administrative “Qëndër Libohovë” në Bashkinë Libohovë.

Fshati Nepravishtë ka disa monumente kulture si,  Kalaja e Melanit, Ujësjellësi në Teqenë e Melanit, Kisha Paleokristiane e  Manastareqit, Teqeja  e Melanit që mendohet se është një zgjatim i qytetit antik ilir të Antigonesë ose është ngritur në gjurmët e një qyteti ilir ende të panjohur, Zona Mbrojtëse e Kalasë së Melanit është monument kulture nga viti 1963 me sipërfaqe 87 mije m2 dhe Gështenjat e Nepravishtës.

Gjithashtu në afërsi të fshatit Nepravishtë gjendet Burimi i Nepravishtës ose i Vrizit, një burim karstik me ujë të pastër e të ftohtë që krijon një mjedis shumë tërheqës për turistët.

Fshati Nepravishtë ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, kulturore, didaktike, turistike dhe është monument natyre.

Fshati Nepravishtë ndodhet pranë këtij burimi midis pemëve frutore, vreshtave, gjelbërimit, ku qëndrojnë shtëpitë e nepravishtjotëve disa prej tyre monumente kulture të tipit kullë.

Në qëndër të fshatit ndodhet rrapi shekullor i nepravishtës që ruan historinë e zonës. Nepravishta është një fshat gjithashtu i  njohur edhe për vlerat në prodhimet bujqësore.

Veç siteve të njohura arkeologjike, në jug të vendit është shtuar një tjetër mundësi për turistët.

Bëhet fjalë për rrugën që afro 200 vjet me pare u përshkua nga poet i njohur anglez Lord Bajroni.

Shënimet e poetit dhe letërkëmbimi me nënën e tij të botuara në një libër, paraqesin rrugëtimin në një territor të virgjër si ai i Shqipërisë së asaj kohe, që për shumë nga vizitorët e huaj ka mbetur i tillë edhe sot.

Lord Bajroni erdhi ne Shqipëri pasi kishte kaluar më parë nëpër Portugali, Spanjë, Itali, Maltë dhe Greqi.

Turi i tij zgjat 10 ditë përmes kalërimit në zona si Nepravishta, Libohova, Erindi, Zagoria dhe Këlcyra.

Rrugëtimi “Në gjurmët e lordit Bajron “, ka ngjallur interes të madh jo vetëm për turistët anglez, por edhe për ata australianë dhe kanadez.

Vendodhja në të djathtë të rrjedhës së lumit Drino në rrëzë malit të Buretos, mes qytetit mesjetar të Libohovës dhe qytetit antik ilir të Melanit, është një pozicion që josh vazhdimisht interesin e vizitorëve dhe turistëve.

Nepravishta është nga vendbanimet më dominuese të Luginës së Drinos që mbart në gjirin e saj disa dhjetra site dhe vendbanime të antikitetit, bizantit dhe mesjetës, si Hadrianopoli, Seloja, Melani, Libohova, Gjirokastra, Antigonea, Labova e Kryqit, etj.

Aty janë ndalur udhëtarët të ndryshëm, si Lord Bajroni, Henri Holand, Martin Lik, Pukëvili dhe shumë të tjerë.

Pranë fshatit ndodhen edhe dy objekte të rralla kulti, Teqeja Bektashiane e Melanit dhe Kisha Bizantine e Vrahogoranxisë e punuar nga piktori i njohur Onufri.

Mali i Buretos sipër fshatit është një ofertë joshëse për ngjitje dhe ecje në stinët e ngrohta dhe një experience e jashtëzakonshme për të shijuar prezencën e borës në stinën e ftohtë.

Nepravishtjotët janë njerëz bujarë, mikëpritës dhe puntorë.

Këto atraksione natyrore dhe kulturore i transformojnë në mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit rural të integruar, turizmit kulturor, turizmit sportiv dhe agroturizmit.

Nepravishta ka shumë sekrete dhe është e denjë të përfshihet në paketën e 100 fshatrave turistik të Shqipërisë.

Përfitimi nga programi i posaçëm kombëtar, “Programi i Integruar për Zhvillimin Rural” i financuar nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë, parashikon të përzgjidhen 150 bujtina dhe 100 fshatra të cilat të mbështeten në 3 vitet e ardhëshme me financime, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre pritëse.

Nepravishta ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës, 3,5 km larg qytetit të Libohovës, 23 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe 152 km larg Tiranës, kryeqytetit të vendit.

Aeroporti më i afërt është ai ndërkombëtar i Ioannis Kapodistrias në Greqi në distance 54 km dhe më i afërt në Shqipëri është Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” në distancë 158 km.

Ka pranë disa vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe më të afërtat në Shqipëri janë Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës.

Në Nepravishtë ndodhen 155 shtëpi mes pemësh dhe rrethuar me kopështe të bukura, që shtrihen në këmbët e malit të Buretos, përballë fushës së gjerë të Drinos, karshi Malit të Gjerë dhe Dropullit të Poshtëm.

Midis përrenjëve që zbresin nga mali, ndodhen katër lagje, lagjja e sipërme, lagjja e poshtëme, lagjja e kroit dhe lagjja e qendrës së fshatit ku jetojnë 763 banorë të saj.

Kur hyn në Nepravishtë objekti i parë i bukur dhe madhështor që shfaqet është Kodra e Melanit e rrethuar me qiparisë të lartë.

Një vendbanim i lashte Kaon që ndodhet në distancë 2,5 km larg nga fshati.

Përsa i përket fshatit të sotëm është i pranueshëm versioni që ai ta ketë origjinën nga banorët hershëm të Kodrës së Melanit, ku ka qenë vendosur qyteti i vjetër i fisit të Kaonëve, që në periudha të ndryshme historike sipas studiuesve ka marë emrat Hadrinopol, Justiniopol apo Edrene.

Duke ju referuar historikut të fshatit evidentohet se nepravishnjotët kanë qenë pjesëtarë të ushtrisë së Skënderbeut në jugun e vendit, të drejtuar nga Gjergj Arianiti.

Ata jane përmendur për pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen e vitit 1847 në betejën e Bogazit, kundër reformave të Tanzimatit që kishin për qëlim të forconin sundimin osman në Shqipëri.

Marrin pjesë në Luftën e Vlorës në 1920, kundër pushtuesve italianë.

Një lapidar në qendër të fshatit përjetëson emrat e 43 deshmorëve dhe heronjve që dhanë jetën në luftën e dytë botërore 1939-1945.

Përpara 1912 në fshat funksiononte një shkollë fillore turke që bënte pjesë në kompleksin e xhamisë në Lagjen e Sipërme.

Shkolla e parë shqipe hapet në 1919 nga mësuesi i parë i fshatit, Zija Nazim Spahiu dhe qëndron e hapur deri në 1932. Prej vitit 1951 e deri në vitin 1990 nepravishnjotët u përfshinë në kooperativën bujqësore me fshatrat e Rrëzës dhe me Dropullin e Poshtëm.

Këtu nepravishnjotët u dalluan jo vetem si blektorë dhe bujqë të mirë, por edhe për bashkëpunimin dhe tolerancën fetare.

Me emër është kultura duhani i Nepravishtës, fiku i zi dhe vija – vija të bardha, si dhe ftoi kokër madh i Nepravishtës varietet i kultivuar nga Përmeti, Leskoviku dhe Delvina nga viti 1910.

Sot të paktë janë ata nepravishjotë që ndodhen në emigracion.

Të rinjtë pëlqejnë më shumë punësimin në vend, si në Alfa Glina në fshatin Glinë ku prodhohet uji mineral i Glinës dhe produkte të tjera të pijeve freskuese.

Një pjesë e specializuar merret me punë ndërtuese objektesh deri në fshatrat e Dropullit të Poshtëm dhe të Sipërm.

Të tjerë nga fshati punojnë në prodhimin e kartopecetave Lineks e Alba, në Peshkëpi të Sipërme, në Dropull si dhe në punë shtetërore.

Një lagje e re është krijuar ne rëzë të kodrës si dhe funksionon një baxho qumështi.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • Në Ditën Botërore të Turizmit, 27 Shtator zhvillohet panairi i kulinarisë Libohova Kulturë dhe Agroturizëm.
  • Në 5 Nëntor zhvillohet festa e përvitshme ‘Tradita Libohovite’,e organizuar nga Bashkia Libohovë.
  • Zhvillohen Ditet e Trashëgimisë Europiane (Panairi i Artizanit) në Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet Polifonia Shqiptare në UNESKO në Qarkun e Gjirokastrës.
  • Shtator 2018, zhvillohet festivali Argjiro-Fest.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Një kuriozitet mbi fshatin

Aty janë ndalur udhëtarët të ndryshëm, si Lord Bajroni, Henri Holand, Martin Lik, Pukëvili dhe shumë të tjerë.

Mendohet se është vendi i një qyteti të lashtë ilir ende i panjohur.

Eshtë pika dominuese e Luginës së Drinos.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane nga organizata “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Nepravishta është 150 km larg nga Kryeqyteti Tirana, 23 km larg nga qyteti i Gjirokastrës dhe 3.5 km nga Bashkia Libohovë. Arrihet me rrugë automobilistike.

Kontaktet e nevojshme

Fshati Nepravishtë e Njësisë administrative “Qëndër Libohovë”, pjesë e Bashkisë Libohovë, Qarku Gjirokastër.

Telefon: ++355 (123)-7890
Fax: (123) 456-7891
Email: [email protected]

Posted on

FSHATI NIVICË

FSHATI NIVICË

Fshati Nivicë është pjesë e Njësisë administrative “Kurvelesh”, 30 km larg qytetit të Tepelenës dhe 190 km larg Kryeqytetit, Tiranës.

Fshati Nivicë ndodhet 750 metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Këndrevicës, 2100 metra të lartë.

Në Nivicë dhe në krahinën e Kurveleshit kanë filluar kërkimet arkeologjike për 5 vitet në vijim, në bashkëpunim me Universitetin e Bristolit, Bashkinë e Tepelenës, Institutin e Arkeologjisë dhe AKB-në.

Banorët e fshatit prej shekujsh kanë qenë të pranishëm në rajonin e mesdheut nëpërmjet porteve të Butrintit dhe Aulonës antike, duke bërë të mundur jo vetëm shkëmbimin e mallrave, të kulturave por edhe ideve.

Nivica me sip 105 km2, kufizohet me nentë  fshatra dhe është mё i madhi i krahinës. Banorët e kesaj qyteze kanë një prejardhje shumë të lashtë.

Sipas librit të Fransua Pukëvilit, “Udhëtime në Greqi”, këtu kanë banuar fisi ilir i Amantëve.

Në Nivicë ilirët në shekujt e IV-II para erës së re ndërtuan një kala si gjenezë e qytezës së më vonëshme.

Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb me lartësi 80 deri ne 100 m, në një kryqëzim strategjik rrugësh dhe ishte e pamundur ti afroheshe asaj.

Këtu kalon rruga e Salarisë, Kuçit, Bënçës dhe e Vërmikut. Pozicioni strategjik dhe kalaja bëri që ky vendbanim të ishte qendra e dytë me rëndësi e fisit ilir të Amantëve.

Kalaja u rindërtua për herë të parë nga romakët rreth viteve 167 para erës së re.

Kalaja e Nivicës, 2400 vjeçare dhe banesa e Myfit Kaçubajt janë monumente kulture.

Më tej vijnë kanionet e Nivicës. Ujëvara me lartësi 220 metra është ndër më të lartat në Europë. Nivicë në latinisht do të thotë “dëborë”.

Bukuritë natyrore janë të pafundme. Rrëke uji të kristalta rrjedhin nga kanionet e tejdukshme dhe ura prej guri të cilat datojnë që nga koha otomane, harkohen mbi lugina të paprekura prej shekujsh.

Kur dielli perëndon, barinjtë kalojnë me kopetë e tyre përmes fushave dhe i çojnë ato në vathë, ku janë gati për tu mjelë. Këtu shikon njerëz që mjelin delet e dhitë si 4.000 vjet më parë.

Në afërsi të kalasë është gjetur statuja prej bronzi e zeusit pellazgjik dhe e shqiponjës, të dyja 8 cm të larta të krijuara në punishtet e Amantias në Vlorë.

Zeusi paraqet një mashkull lakuriq me pamje kërcënuese dhe kuptohet që është Zeusi rrufehedhës, i ngjashem me ata të gjetur në Apolloni, Korcë, Janinë dhe të gjetur në vitin 1961 në Uxhende të Leces në Itali, që daton në vitin 530 para krishtit.

Nga gjetjet e tjera si monedha amante e epirote dhe fragmente qeramike, del se kjo ka qenë koha e lulëzimit të qytezës ilire të Nivicës.

Ky fshat i madh në momente të caktuara kur sulmohej nga të huajt, është zvogëluar deri me 10-12 shtëpi të banuara.

Kurveleshi i  sipërm është quajtur edhe çatia e Labërisë. Ai përbëhet prej pesë fshatrave, Nivica, Rexhini, Gusmari si qendra e nënprefekturës, Progonati dhe Lekdushi.

Aty natyra ngjason me një pikturë impresionuese të kapur pas reve. Në sfond mali i Gribës ose Këndrevica 2221 m i lartë e i qarkuar me malet e tjera.

Këtu njerëzit janë të rrëmbyer si rrëketë por shumë krenarë. Brenda humnerave pellazgjike dhe kanioneve të shumta e të frikshme, është historia e banorëve të zonës.

Kjo s’është një krahinë çfarëdo, por krahina emërshquar e Kurveleshit aty s’kanë vlerë lekët qofshin edhe flori, s’ka peshë pushteti qoftë edhe i sulltanit, aty ka vlerë krenaria dhe fjala, e cila para se të thuhet peshohet dhe vret njëlloj si plumbi.

Në Nivicë në vitin 1908 është hapur shkolla e parë shqipe e krahinës.

Pushka dhe pena është një binom i pandarë i këtyre banorëve, kudo që të gërmosh qoftë edhe sipërfaqësisht është pëllëmbë e histori.

Pjesë e polifonisë labe të cilën e kanë quajtur edhe simfonia labe, është edhe ligjërimi i grave (kolli) të cilat vajtojnë një trim të vrarë apo një jetë të humbur.

Vetëm atëherë oda e burrave është e detyruar të heshtë, në nderim të perëndive.

Nivica është me histori interesante, me pika të shumta kulmore, me emra që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive apo të shkruar dhe me natyrë piktoreske.

Historia është e mbushur me emra të trimave niviciotë. S’mund të flitet për Nivicën pa u ndalur te miti Hodo Ali, i pavdekshëm nëpërmjet këngës labe.

Si gjerdan mbi supe/ Të mban Këndrevica/ Vështron thellë në kohëra/ Hodo bej Nivica/ Ja përtej Delvinës/ Paska rënë mavrija/ Plagët e Janinës/ I lidh Çamëria/ Lotët që s’ta puthën/ Syrin si fajkua/ Po i nxjerr nga shpirti/ Për dhimbjet e tua.

Kurveleshi dhe Nivica kanë edhe valltarë e këngëtarë virtuozë, të vlerësuar në festivalet kombëtare.

Historia përbën zemrën e Labërisë, pasi këtu si askund tjetër në Shqipëri, ajo i hyn në hak e i lë pak vend gjeografisë.

Labëria është unike me kulturën materiale e shpirtërore, me profesion të saj blegtorinë, pushkën dhe këngën.

Kurveleshi është një hapësirë unike, me nuanca gati të padallueshme nga një zonë në tjetrën brenda tij.

Një i huaj e ka të vështirë që në gjithë atë etni të lebërve, të vërë kufij e të ndajë Kurveleshin e Sipërm me atë të Poshtmin, Kurveleshin e Tepelenës me atë të Gjirokastrës, të  Lumit të Vlorës  me atë të Dukatit, të Bregut me atë të Delvinës etj.

Këta janë kufijtë natyrorë por karakteri i fortë lab, trimëria, humori dhe kënga labe kanë ecur më tej, kanë zgjeruar kufirin deri në Myzeqenë e Vogël, Mifol, në Mallakastër përtej Vjosës, përtej Memaliajt, përtej Drinos në Rrëzë të Gjirokastrës, madje deri në Lazarat.

Dy thesaret më të mëdhenj që ka ky fshat, kalaja dhe kanionet poshtë tij, përbëjnë kompleksin historiko-natyror më unik dhe të rrallë, që vështirë ta gjesh në të gjithë Shqipërinë.

Nivica që herët ka zgjuar interesin e studiuesve të huaj, të cilët sapo u është dhënë rasti, kanë vrapuar në këtë fshat.

Këtu ka ardhur gjeografi i famshëm Skilaksi, për të parë nëse ky qytet ishte Amantia antike, konsulli francez pranë Ali Pashë Tepelenës Pukëvili, H. Holand duke i lënë radhë topografit dhe arkeologut të shquar të kohës dhe konsullit anglez, William Martin Lik.

Në fillim të shekullit të 20-të Nivicën e ka vizituar edhe udhëtarja angleze Edith Durham.

Ajo ka lënë për  Nivicën dy kujtime të rralla, një hartë të zonës dhe vizatimin në formën e një skice, ku shihen portrete të burrave të Nivicës në shtëpinë ku ajo kishte bujtur.

Por në Nivicë në vitin 1930 u ngjit edhe i famshmi L. Ugolini, zbuluesi i Butrintit dhe Foinikes.

Por Nivica ka edhe thesare të tjera natyrore, si humnerat poshtë fshatit, kanionet dhe gropat të cilat me ardhjen e turistëve u bënë jo vetëm të njohura, por edhe të vizitueshme për ata.

Kanionet fillojnë sa kalon fshatin Bёnçe, duke ndjekur të kundërtën e rrjedhës së lumit ku në krah të djathtë ndodhet mali i Çoçkos me shumë shpella të vizitueshme.

Në këto shpella u strehua çeta e Bilbilenjëve. Kanionin e madh e kanë krijuar lumi i Nivicës me degët e tij, si përroi i Lekdushit, i Progonatit, i Gusmarit dhe i Gjonmushit duke krijuar në qendër Guvën e Nivicës.

Në lashtësi kanionet kanë qenë të lidhura me ura si rrugë kalimi të fshehtë në kohë rreziku.

Nga kalaja e Nivicës kalohej për në vendbanimet e hershme në Gradishtë, Progonat dhe Gusmar.

Duke u nisur nga Guva në drejtim të rrjedhës së lumit në krahun e majtë e përball kalasë, ndodhen dy ujëvara ajo e Pesjakut me lartësi 30-40 m dhe ajo e Kastravicës me lartësi rreth 100 m, ku uji bie vertikalisht dhe ka krijuar një gropë të madhe.

Në kohë me shi ujëvara ka një pamje madhështore. Zagoi i Vasos është një vend i sheshtë me bimësi të gjelbër, në të gjitha anët i rrethuar me humnera thikë.

Më pas vjen Vinja i shfrytëzueshëm nga banorët kryesisht në dimër për dhitë, te cilat i çonin aty duke ndërtuar ura dhe skela.

Bagëtite qëndronin atje deri në pranverë, sepse s’kishte rrezik as nga egërsirat dhe njerëzit.

Një tjetër kanion ka qenë Drimoi i shfrytëzueshëm me 4-5 ha tokë të sheshtë.

Veç kanioneve në Nivicë në rrethinat fqinje ka shpella të panjohura dhe të pa eksploruara që përbëjnë një resurs turistik për zonën, si Shpella Kishë e Drimoit e përdorur nga banorët në kohë lufte.

Mendohet se e ka marrë emrin Kishë pasi mund të ketë qenë kishë eremite.

Shpella e Guvës ndodhet në humnerën poshtë kalasë, Shpella e Labës, Shpella e Gjonushit, Shpella e Aliqënde, Shpella e Ariut, Shpella e Gusmos, e Murtajës, Gropa e Merje etj.

Në Nivicë ndodhet maja e Sefereve, një kodrinë e rrethuar me pyll lisash, ndoshta tempulli i fundit pagan në rajon, që ende adhurohet nga banorët vendas.

Prej aty shijon një pamje të rrallë të Kanioneve të Nivicës dhe malit të Këndrevicës.

Një shesh i madh i shtruar me pllaka guri dhe i rrethuar nga 5 lisa madhështorë ka qënë vendi i ritualeve të lashta.

Aty ndodhet edhe një mur rrethor ku banorët ndezin qirinj apo bëjnë kurban, ku ende misteri i Lisit adhurohet.

Vendi përqark eshte i mbushur me “Gurë Rrufeje” , një vend ku Zeusi hidhte flakën e tij dhe vetëm 500 metra larg tyre u zbulua statuja antike e Zeusit rrufehedhës.

Ndodhta një Dodonë e dytë pellazge. Ka mundësi që tempulli të ketë qënë i dedikuar mistereve të interpretimit të zhurmës së gjetheve të lisave të shenjtë, nga priftërinjtë e “Orakullit të Lisave”.

Homeri shkruan se“Akili ju lut Zeusit, Lordit të Dodonës së Shenjtë”.

Poshtë këtij tempulli ndodhet një vend tjetër i shenjtë si kisha e Vinjës, ndoshta një vend paleokristian.

Të gjitha të vizitueshme sipas rrugës automobilistike Tepelenë-Progonat-Nivicë, ose nga bregdeti duke u futur në Lumin e Vlorës, Himarë apo Borsh.

Turistët e aventurës, të sporteve malore dhe ujore, kanë filluar të vizitojnë kanionet dhe ti promovojnë nëpërmjet fotove e videove që i realizojnë.

Nivica ndodhet shumë pranë detit. Aty gjenden edhe vende të shenjta, ndërtesa guri dhe rrënoja të ndryshme.

Të vizitueshme janë monumentet si kanionet e Nivicës, kalaja e Nivicës, mulliri, banesa e Mufit Kaçubajt, parcela perimesh, pemishte, vreshta, livadhe, shtigje, një numër kafshësh unike si fajkoi egjiptian etj.

Aty është ngritur edhe një stacion i rritjes së shpendit Kali i Qyqes, që tashmë është kthyer në një atraksion turistik.

Nivica është pjesë e një itenerari udhëtimi në këmbë drejt Greqisë dhe ka potencial të madh për shëtitje në këmbë, shëtitjet me kalë, mountin bike dhe ngjitje në male.

Plaza e sapo rinovuar në juglindje të fshatit, është qëndra publike e Nivicës. Të gjitha shtëpitë janë në preces rinovimi dhe restaurimi turistik.

Infrastruktura komerciale dhe sociale ështe e përqendruar rreth sheshit, i cili ofron një hapësirë të gjerë e të hapur për vizitorët dhe banorët.

Nivica tashmë është një model i turizmit shqiptar.

Bujtinat e para modeste sapo janë hapur. Falë bashkëpunimit me Universitetin e Michiganit, studentët amerikanë u mësuan banorëve të zonës anglishten praktike.

Universiteti i Tiranës dërgoi studentët e parë të arkitekturës për praktikë.

Universiteti i Barit e ka përfshirë intenerarin historiko-turistik, në një studim mbi fortifikimet ushtarake të periudhës komuniste.

Universiteti i Bristolit në Angli do të fillojë një projekt multi dimensional për kërkime shkencore.

Në bashkëpunim me disa organizata çeke, janë markuar shtigjet nga zona e Kuçit deri në Gryken e Këlcyrës, shtigje të cilat tashmë gjenden edhe në GIS.

Gazetarët e huaj po vijnë për të shkruar për këtë zonë të mrekullueshme, e cila lidh vijën bregdetare me atë malore.

Në vijim për pak vjet edhe kjo krahinë do të jetë një zonë model për turizmin shqiptar.

Rrapi i Nivicës ndodhet në qendër të fshatit.

Përfaqëson një dru të veçuar me lartësi mbi 18 m, diametër të trungut deri në 2.5 m dhe moshë mbi 250 vjeçare.

Ka kurorë të rregullt e perimetër mbi 30 m. Nën hijen e tij janë zhvilluar shumë takime dhe kuvënde të banorëve të fshatit dhe krahinës.

Ka vlera shkencore biologjike, didaktike, estetike, kulturore dhe turistike.

Aktivitete tipike që zhvillohen

Në kuroren e rrapit në Nivicë të Tepelenës, mbahet konkursi i përvitshëm, Pan-Fest-Nivica. Përfshin përzgjedhjen e cjapit më të bukur të krahinës së Kurveleshit.

  • Në muajin Shtator zhvillohet prezantimi teatror në Nivicë.
  • Zhvillohen Ditet e Trashëgimisë Europiane, (Panairi i Artizanit) për Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet Polifonia Shqiptare në UNESKO, për Qarkun e Gjirokastrës.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Rruga: Ali Pashe Tepelena, Sheshi Bajron, Telefon 123 08 142 470,  Fax 123 456 7891,  E-mail [email protected]

Një kuriozitet mbi fshatin

Këtu kanë ardhur gjeografi i famshëm Skilaksi, konsulli francez Pukëvili, mendimtari H. Holand, topografi, arkeologu dhe konsulli anglez William Martin Lik. Nivicën e ka vizituar udhëtarja angleze Edith Durham. Në Nivicë në vitin 1930, erdhi dhe L.Ugolini.

Mendohet se është vendi i qytetit të lashtë ilir, i Amantias së dytë.

Eshtë gjetur statuja e Zeusit rrufehedhës dhe gjenden gurë paganë.

Quhet catia e krahinës së laberisë.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Projekt pilot i turizmit të qëndrueshëm dhe disa projekte të tjera ndërkombëtare.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane nga organizata “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Nivica mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe prodhimesh natyrore. Në sezonin e shirave ofron pamje spektakolare të ujëvarave dhe në vjeshtë dëgjohet fëshfërima e gjetheve.

Si arrihet në destinacion

Nivica është 139 km larg nga Kryeqyteti Tirana, 30 km larg nga qyteti i Tepelenës dhe 14 km larg nga qyteti i Sarandës. Arrihet me rrugë automobilistike të asfaltuar.

Kontaktet e nevojshme

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  [email protected]  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Rruga: Ali Pashe Tepelena, Sheshi Bajron,  Telefon 123 08 142 470  Fax 123 456 7891  E-mail [email protected]

Fshati Nivicë e Njësisë administrative “Kurvelesh”, pjesë e Bashkisë Tepelenë, Qarku Gjirokastër.

Telefon: +355 (123)-7890
Fax: (123) 456-7891
Email: [email protected]