Posted on

Vaji esencial qe cdo grua mbi te 40-at duhet ta përdori!

Për gratë, kalimi i te 40-ave mund të jetë stresues, i frikshëm ose emocionues. Kujdesi për trupin tuaj është mënyra më e mirë për të mbajtur shëndetin tuaj në rrugën e duhur. Ekziston një vaj esencial i rëndësishëm që të gjitha gratë mbi 40 vjeç duhet të dinë: Clary sage oil(vaji i sherbeles).
Përfitimet shëndetësore të Vajit të sherebelës

1. Parandalon Infeksionet
Në një studim të vitit 2015, studiuesit zbuluan se ky vaj mund të përdoret per trajtimin e plageve dhe infeksioneve te lekures, në sajë të vetive antiseptike.

2. Ai lehtëson dhimbjet menstruale
Ky vaj ndihmon në balancimin e niveleve të hormoneve në trup.Gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e fryrjes, ngërçeve dhe dëshirave ushqimore.

4. Lehtëson stresin
Ky vaj ka aftesi te reduktoje frikën dhe ankthin. Një studim i vitit 2010 zbuloi se vaji mund të përdoret edhe si një agjent terapeutik për depresionin.

5. Ndihmon në tretje
Ky vaj ndihmon për të lehtësuar fryrjen, dhimbjet e barkut dhe probleme të tjera të tretjes.Ai gjithashtu nxit absorbimin e vitaminave dhe mineraleve në trup, rregullon lëvizjet e zorrëve dhe madje mund të ndihmojë në eliminimin e kapsllëkut.

6. Përmirëson lëkurën
Përdorimi i ketij vaji mund të ndihmojë në mbajtjen e lekures te fresket, të hidratuar dhe ne zvogelimin e shenjave te plakjes.

Burimi: /eyeopening.info/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Posted on

Akunpuktura

Akunpuktura

Akunpuktura

akupunktura

Akunpuktura është një shkencë ekzakte e njohur vetëm nga ata që kanë mësuar rreth këtij arti të lashtë. Akunpuktura që do të thotë pikë shtypjeje, bazohet në parimin se trupi përmban ngarkesa elektrike pozitive dhe negative që janë të lidhura me njëra tjetrën.

Ushtrimi i shtypjes mbi këto pika ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe përtëritjen e energjisë në pjesët përkatëse të trupit.

Tani nepërmejt nje paisjeje të re celuloide mjekët janë në gjendje të përcaktonjne pikat e ndjeshmërisë trupore. Midis të tjerash, akunpunktura përdoret edhe kundër urisë, por efektet mund të jenë të përkohëshme.

Gjithashtu, ekspertët thonë se personat me dhimbje të mëdha duhet pa tjetër të këshillohen me mjekët. Akunpuktura, thonë ata nuk rekomandohet për mjekimin e njerëzve që kanë tumor në tru, as për ata me sëmundje neurologjike, dhe as për gratë shtatzana.

(Visited 55 times, 1 visits today)

Posted on

Takat e larta dhe rreziku i tyre

dd5209f07e2945f189a1744d14672346Këpucët me takë të lartë janë përgjegjëse për plagët në këmbë dhe për defekte të tjera kockash. E gjithë pesha e trupit mbështetet në këtë pjesë të ndjeshme të këpucëve.

Këpucët me taka të larta çekuilibrojnë trupin. Kjo mund të shkaktojë lodhje të mesit. Veshja e përhershme e takave të larta dëmton gjunjët.

Mjekësia popullore ka evidentuar se njeriu plaket fillimisht nga këmbët, ashtu si edhe bima kalbet nga rrënja.

Në shputën e këmbës gjendet shumë enë gjaku, kështu që shkencëtarët e kanë quajtur edhe si “zemra e dytë”. Gjithashtu në të ka mbaresa të pafundme nervore të cilat lidhen ngushtë me trurin

Këpucët me taka të larta datojnë nga Europa mesjetare. Femrat, ashtu edhe meshkujt me autoritet apo pjesëtarë të familjeve mbretërore, asokohe vishnin këpucë me një lartësi karakteristike, ndërsa në 100 vitet e fundit ka pasur pak periudha (dhe ato fare të shkurtra) kur takat e larta kanë dalë nga moda. Arsyet e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga dëshira e femrës për t’u dukur më e bukur, më e gjatë, e nganjëherë edhe thjesht për modë. Mirëpo, nuk duhet harruar që shputat paraqesin bazën e trupit mbi tokë dhe si të tilla ato kërkojnë një mbështetje sa më të mirë e të gjerë. Pra, si t’ia bëni me takat e larta që sigurojnë bukuri dhe elegancë në dëm të stabilitetit?! A ia vlen të rrezikohet dhe cilat janë pasojat e përdorimit të këpucëve me taka të larta?!

Realisht, shumica e ekspertëve të kësaj fushe janë të mendimit që për përdorim afatgjatë ditor, takat e këpucëve të kenë një lartësi prej 1-2 cm, ndërsa në raste të veçanta (për periudha më të shkurtra kohore) edhe mund të përdoren ato me taka të larta.

Përdorimi për periudha të zgjatura të takave të larta shpesh mund të ketë pasoja serioze për femrën, e sidomos kur kombinohen takat e larta me grykat e ngushta të këpucëve mbi të cilat bie pesha e gishtërinjve.

17342d016e684f99babf2bf1c0443c4eKështu këpucët me taka të larta që përdoren për periudha të gjata kohore mund të çojnë në deformim të gishtërinjve dhe shputës, rrisin mundësitë për thyerje, përdredhje e ndrydhje, dëmtojnë tendinën e Akilit dhe muskulin e pulpës, etj. Specialistët e “Royal National Orthopaedic Hospital” në Londër kanë përdorur një teknologji të re përmes të cilës arritën të jepnin imazhe 3D të shputës teksa qëndron mbi taka relativisht të larta.

Nga kjo foto vërehet se si pozicionohet shputa në një pozitë jonormale për të, ku e gjithë pesha bie mbi pjesën e përparme të shputës duke i favorizuar maksimalisht deformimet e mundshme. Kështu, deformimet dhe problemet e tjera shoqëruese si pasojë e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë të paevitueshme për aq kohë sa këto të fundit bëhen pjesë e përditshmërisë së garderobës së femrës.

Edhe specialistët e klinikave më të shquara europiane, këshillojnë reduktimin e daljeve me këpucë që kanë taka të larta.

1.Këpucët me taka shkaktojnë artrit

Sipas një studimi të Harvard-it takat e larta i bëjnë keq shëndetit të gjunjve, pasi ushtrojnë presion mbi to gjatë ecjes. Sipas këtij studimi gratë që veshin taka të larta kanë 2 herë më shumë mundësi të preken nga osteoartrirti tek gjunjtë.

2.Veshja e takave të larta dëmton këmbët dhe muskujt

Kur vishni taka të larta ndryshon pozicioni i këmbës, dhe thembra qëndron më lartë. Kjo mund të shkaktojë dhimbje kronike këmbësh dhe spazma muskujsh. Sipas terapistes Natalie A. Nevins nëse duhet të vishni taka për shkak të profesionit tuaj, është mire që të keni edhe një pale këpucë të sheshta gjatë ditës.

3. Takat e larta shkaktojnë nerv shiatik

Takat e larta bëjnë që të ushtroni më shumë presion tek muskujt e prapëm të mesit. Sipas Dr. Carrie Bowler, gratë që veshin taka të larta shpesh vuajnë nga nervi shiatik—dhimbje kronike këmbësh dhe dhimbje të tjera gjatë ecjes.

4.Takat e larta ju shtrembërojnë qafën

Dr. Bowler thekson gjithashtu se takat e larta kanë efekte në të gjithë kolonën tuaj e sidomos tek pjesa e sipërme e trupit e konkretisht tek qafa.

5. Takat e larta dëmtojnë kockat

Sipas një njoftimi në “Washington Post”, podiatristët thonë se qëndrimi apo ecja për një kohë të gjatë me taka të larta shakton fraktura ose krisje tek kockat e këmbëve, prandaj është mirë të evitoni këtë gjë sa më shumë. Merrni masa të tjera si masazh këmbësh apo dhe ndërrim të këpucëve gjatë ditës.

(Visited 138 times, 1 visits today)

Posted on

Çfarë është VAJI I LINIT dhe cilat janë dobitë shëndetësore të tij?

Çfarë është VAJI I LINIT dhe cilat janë dobitë shëndetësore të tij?

Vaji i Linit bëhet nga farat e linit dhe lini është një lule me petale ngjyrë blu. Ky vaj natyral rekomandohet shumë për mirëqenie dhe ushqim të trupit dhe se konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3 që kërkohen për shëndetin e mirë të secilit sistem trupor.

Vaji i linit përmban acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 vaj se sa do të mund të marrësh vaj peshku. Disa hulumtues dhe shkencëtarë besojnë se vaji i linit mund të jetë suplementi (zëvendësuesi) më i rëndësishëm për shëndet të mirë. Gati secili sistem në trup mund të përfitojë nga vaji i lirit dhe përbërësit natyral të tij. Sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar, sistemi i qarkullimit të gjakut, sistemi reproduktiv, sistemi nervor, nyejt e shumëçka tjetër përfiton nga përbërësit e vajit të lirit.

Thjeshtë shiko listën e fakteve dhe studimeve në atë se çfarë mund të bëj vaji i linit për ty: Hulumtimet tregojnë incidencë më të ulët (më pak raste) të kancerit në gji dhe në zorrë të trash në popullata që kanë sasi të larta të lignanit në dietën e tyre. Liri është 100 herë më i pasur me lignan se sa cilido drithërat tjera. Studimet tregojnë se Acidet Yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve të gjakut, dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut në arterie, që mund të çojë në goditje në tru, sulme ne zemer dhe trombozë.

Ndihmon trupin kundër shtypjes se larte te gjakut, inflamacionit, mbajtjes së ujit dhe funksionit të ulët imunitar.

Shkurton kohën e mëkëmbjes të muskujve të lodhur pas ushtrimeve.

Shton prodhimin e energjisë e gjithashtu shton qëndrueshmërinë (staminën).

Përshpejton shërimin e ndrydhjeve dhe të mavijosjes.

Rrit normën metabolike duke e bërë më të lehtë për të djegur yndyrën e tepërt (dhjamin).

Përmirëson absorbimin e Kalciumit.

Forcon thonjtë e duarve dhe të këmbëve.

Mund të përmirësojë pamjen dhe perceptimin e ngjyrave.

Shpesh përmirëson funksionimin e mëlçisë.

Lehtëson disa raste të astmës.

Ndihmon në trajtimin e ekzemës, psoriasit dhe zbokthit.

Lehtëson simptomat e Artriti Reumatoid. Mundet që gjithashtu të lehtësojë simptomat e Diabetes Mellitus.

Lehtëson disa alergji

Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës (akumulimit të depozitave yndyrore brenda enëve të gjakut, veçanërisht tek arteriet e mëdha dhe ato të madhësisë mesatare, që shumë njerëz vuajnë prej saj gjatë procesit të plakjes).

Ulë shtypjen e lartë të gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.

Është vërtetuar në mënyrë shkencore që trajton (shëron) disa raste të depresionit.

Mund të përmirësoj funksionin mendor të shumë të moshuarve.

Mund të ndihmoj në trajtimin e Sklerozës së shumëfishtë.

Lehtëson disa raste të Sindromit Primenstrual tek femrat.

Fatkeqësisht dietat tona të sotme as për së afërmi nuk përmbushin nevojat tona për AYE (acidet yndyrore esenciale). Burimet më të pasura me AYE sikur vaji i lirit dhe vaji i peshkut gjenden rrallë në ushqimet tona të zakonshme. Përveç kësaj, ushqimet më të zakonshme si mishi i kuq dhe të bardhët e vezës mund të inkurajojnë trupin që të prodhoj prostagladin të keq. E vaji i lirit ndihmon që trupi të kthej bilancin natyral të prostagladineve të mirë dhe të keq në trup.

Sa duhet të konsumojmë në ditë?

Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 1000 mg një herë deri 3 herë në ditë. Edhe më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj liri.

(Visited 125 times, 1 visits today)

Posted on

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit


Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit
Reviewed by on

November 2, 2015
.

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit, është nutrienti më i mirë i mëngjesit, që i largon helmet nga organizmi ( detoksikon ), regjenerues, jep energji dhe forcë ditore. I pasur me vitamina si: […]

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit, është nutrienti më i mirë i mëngjesit, që i largon helmet nga organizmi ( detoksikon ), regjenerues, jep energji dhe forcë ditore. I pasur me vitamina si: […]

Rating: 0

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit

12187950_1543840389266501_4336851321414876037_o

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit, është nutrienti më i mirë i mëngjesit, që i largon helmet nga organizmi ( detoksikon ), regjenerues, jep energji dhe forcë ditore.
I pasur me vitamina si: vitaminën A, B, C, D, E dhe K.

(Visited 96 times, 1 visits today)

Posted on

PASURIA E NUTRIENTËVE USHQYES NË LËNGUN E GJELBËRT

Lëngjet e gjelbërta janë një përvojë shumë e mirë që do t’ju ndryshojë tërësisht shëndetin tuaj.

Të gjithë përbërësit në lengje të gjelbërta janë të freskët dhe shumë ushqyes.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta ku ushqimi zihet shkatërrojnë shumë përbërës nutritiv ushqyes në të, prandaj ushqimet të cilat nuk zihen janë me rëndësi për të qëndruar të shëndetëshëm.

Lëngjet e gjelbërta janë përplotë me vitamina të dobishme, minerale, antioksidant, elemente – materje anti inflamatore, fitonutrient, fibra, ujë, përmbajnë nutrientët si klorofili, i cili me strukturë është i ngjajshëm me hemoglobinën në gjakun e njeriut, çka do të thotë se pirja e lëngjëve të gjelbërta është sikur pranimi i transfuzionit për ta pastruar gjakun nga toksinat.

Të ushqyerit shëndetshëm është sekret i bukurisë së brendshme dhe të jashtme.
Kur të konsumoni ushqim natyror, të freskët, thjeshtë dukeni dhe ndiheni më mirë dhe më të ri, si dhe i parandaloni dhe i luftoni sëmundjet.

Receta për konsumim ditorë e lëngut të gjelbërt Detox;

Përbërësit:
– 200 gr spinaq
– 100gr lakër me gjethe të gjelbërta
– 2 gota ujë
– 1/2 limon i qëruar
– 2 kivi
– 1 mollë e gjelbërt
– 2 lugë fara të bluara të linit

Vendoseni frutat dhe ujin në blender dhe miksoni derisa të fitoni lëngun e gjelbërt, ndaleni blenderin dhe Iistoni përbërsit tjerë. Përzieni derisa të bëhet masa kremoze.

Posted on

Cilat janë përfitimet e Vajit të Castorit?

Cilat janë përfitimet e Vajit të Castorit?

Cilat janë përfitimet e Vajit të Castorit?

Cilat janë përfitimet e Vajit të Castorit?
Vaji Castori sipas shumë mjekëve është mrekulli shëndetësore.
-Forconë sistemin imunitar,
-Shëron Sklerozën e shumëfishtë
– Sëmundjen e Parkinsonit
– Paralizën cerebrale
– Humbjen e flokeve
– Dhimbjen nga artriti dhe reumatizmin
– Infeksionet maja
– Kapsllëkun
-Pastron zorrët
-Debllokon zorrët
– Problemet gastrointestinale
-Çrregullime menstruale
– Migrenen
– Puçrra në fytyrë
-Djegiet nga dielli
-Infeksion mikotik i këmbës
– Qeren
– Abrasionsin e lëkurës
– Pezmatim
-Me masazh bën lehtsimin e nyjeve
– Shëron muskujt e lënduar

(Visited 83 times, 1 visits today)

Posted on

Pija magjike që shëron mbi 50 sëmundje

Me këtë pije magjike, ju mund të shijoni shumë përfitime shëndetësore. Në fakt, mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e çmendurisë e madje edhe kancerit. Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime.

Pija ka prejardhjen  nga India.

Përbërësit:

1/2  e lugës së gjellës xhenxhefil

1/2 e lugës së gjellës kanellë

1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë

1/2 e filxhanit të çajit qumësht

Pak mjaltë.

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini 1/2 e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani.

Menjëherë pas përgatitjes kujdesuni që të konsumoni pijen, duke mos e ndarë në disa pjesë për gjithë ditën.

Posted on

Vaji i arganit: Eliksiri i rinisë së përjetshme

Vaji i arganit: Eliksiri i rinisë së përjetshme
Ky vaj ka veti çudibërëse për ta mbajtur lëkurën të tonifikuar, të bukur dhe gjithmonë të re. Mund të përdoret për flokët, fytyrën, thonjtë. Zbuloni sekretet e tij
Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut. Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave.

Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm

Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.

Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve UV e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.

Si ta përdorni vajin e arganit për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës, buzëve, flokëve, trupit dhe thonjve

Fytyrë: hidhni një pikë në mëngjes dhe një në darkë për të luftuar formimin e rrudhave dhe ngadalësimin e procesit të plakjes qelizore. Vaji i arganit vepron kundër akneve, rregullon prodhimin e yndyrës dhe parandalon formimin e shenjave në fytyrë.

Buzë: mund të përdoret për skrab për rigjenerimin lëkurës së buzëve. Mjafton të përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është i mrekullueshëm.

Flokë: i përshtatshëm për flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim dhe që nuk rriten. Lufton formimin e dy kokave, mjafton të hidhni disa pika mbi duar dhe ta aplikoni me kujdes mbi flokë. Mbajeni një orë më pas lajeni kokën siç bëni gjithmonë.

Trup: vaji i arganit mund të përdoret si skrab edhe për trupin. Merrni tri lugë gjelle vaj argani dhe 3 lugë gjelle kripë të bardhë, pastaj aplikojeni mbi trup të zhytur në vaskë, ose në dush. Fërkoni më shumë pjesën e brendshme të kofshëve, vithet, krahët dhe këmbët.

Thonjtë: ideal për forcimin e thonjve. Mund të aplikohet çdo mbrëmje mbi duar e thonj me një masazh në formë rrethore. Për një trajtim javor, zhytini për 10 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni, pastaj masazhojini.

Aplikime të tjera…

Vaji i arganit mund të aplikohet edhe mbi lëkurë edhe në rast psoriazi (heq dhe redukton skuqjen dhe kruarjet e lëkurës), të çarat e shkaktuara nga shtatzënia, pas dushit për të zbutur dhe hidratuar lëkurën, në ujin e vaskës (10 pika) për të larguar pluhurin nga lëkura, për t’i rikthyer elasticitetin lëkurës së gjoksit, për masazhe qetësuese dhe relaksimin e muskujve.

Çfarë gjendet në treg

Vaji i arganit është përdorur për të krijuar një linjë komplete për kurën dhe bukurinë e lëkurës, si dhe për mirëqenien e të gjithë trupit. Është i pranishëm te shumë produkte kozmetike nga vaji te kremi i duarve, te maskat rigjeneruese për fytyrën, kremërat kundër rrudhave etj. Me vajin e arganit mund të keni një lëkurë të shëndetshme, një fytyrë perfekte, një ngjyrë të bukur trupi dhe një pamje gjithmonë të freskët.

(Visited 93 times, 1 visits today)