Fshati Guri i Bardhë ka rreth 1124 banorë .
Pozicionimi mes dy zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar i Dajtit dhe peisazhi natyror i Malit me Gropa-Bizë-Martanes i japin fshatit përparësi në turizëm.
Eshte fshati i vendlindjes së Pjeter Budit,ështe fshati I Kalasë së Skënderbeut,është fshati në të cilin kalon gjurma e karvaneve të rrugës së Arbërit.
Fshati Guri i Bardhë-Petralbë , janë fshatra autoktonë me një tradite në arsim ku ka lindur Pjetër Budi i cili ka shkruar“Doktrinën e Kërshtenë” një ndër librat e parë në gjuhën shqipe.
Guri i Bardhë përfaqëson zonën malore të Bashkisë Klos në pjesën jugore e cila fillon në një lartësi prej 450 metra dhe mbaron në Malin me Gropa në një lartësi prej 1206 metrash.
Si të arrish në Guri i Bardhë
• Koha: 2 orë e 50 min
Çfarë të shohësh
• Gurra e Gurit të Bardhë
• Banesa e Pjetër Budit
• Kanioni i lumit Mat
• Gjurma e Karvaneve
• Xhamia e vitit 1580
• Diga e Barutit
• Urat Veneciane
• Ura e Vogël tek Gurrat e Kodrës
Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh
• Hiking
• Ka potencial për degustim
• Shëtitje me kuaj
• Punime veshjesh artizanale, ku mund të shihet nga vizitorët punimi në mënyrat e vjetra.
Ku mund të qëndrosh:
Ku mund të drekosh
• Bujtina Shefqet Çupa
• Rezervat peshku “Ali Sina”
• 2 restorante në hyrje të fshatit