Supë me mish të grirë dhe bizele
Përbërësit
- 250 gr bizele
- 250 gr mish i grirë viçi
- 1 limon
- 1 lugë gjalpë
- 1 qepë
- 2 supe të gatshme pule
- 3 thelpinje hudher
- 1 lugë bollgur
- 1/2 lugë kerri
- 1/2 lugë sheqer
- 300 ml ujë
- kripë
- piper
Hapat
- Në 300 ml ujë të valuar i vëmë për zierje dy supë të gatshme.
- Në një tenxhere tjetër me vaj të nxehtë skuqim qepën e grirë dhe pas pak e shtojmë hudhrën e grirë.
- Përziejmë dhe shtojmë bizelet dhe një lugë bollgur.
- Gjatë përzierjes e shtojmë kërin, supën nga tenxherja e parë, dhe një 1/2 lugë sheqer.
- Në këtë tenxhere shtojmë edhe lëngun e gjysmë limonit. Mishin e grirë e vëmë në një enë të thellë në të cilën hedhim një lugë miell, krip dhe piper të zi.
- Këtë masë e përziejmë mirë me dorë dhe nga kjo krijojmë qofte në formë toptha të vegjël.
- Këto qofte i skuqim në gjalpë dhe së bashku me yndyrën e tyre i kthejmë në tenxheren e supës./kosovarja/