Përbërësit
1 kg kungull i njomë
4 vezë
1-2 speca të kuq
150 gr djathë
6 lugë griz
Piper i zi
Pak spec i kuq
1 decilitër vaj
Kripë
Rigon
Borzilok
Hapat
Kungujt e njomë lahen dhe grine nereden, shtohet kripë dhe lihen në kulluese të thahen
Kungujt e kulluar shtrydhen me dorë edhe një herë, përzihen me vezë të tundura, me speca të copëtuar imët, djathin e grirë nerende, grizin, specin e kuq dhe piperin e zi
Shtoni kripë për shije, ena metalike ose tepsia lyhet me vaj, shtohet mbetja e vajit, nxehet në furrë dhe derdhet plotësimi për kungullin e njomë
Pitja piqet në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për 30 minuta derisa të skuqet
Ju bëftë mirë