[ad_1]
Përbërësit:
1 konzervë peshk ton
1 vezë
100 gr qiqrra të konzervuara
100 gr bishtaja
1 domate
1 sallatë e gjelbër
ullinj
1/4 qepë e kuqe
kripë dhe piper i zi
vaj
uthull
Përgaditja:
Hapi 1
Mund të përdorni edhe qiqrra të konzervuara, por nëse doni që ato t’i zieni vetë, atëherë vendosini në ujë një natë përpara.
Hapi 2
Bishtajat pastrojini, lajini dhe ziejini.
Hapi 3
Ziejeni edhe vezën, ndërsa domaten lajeni e priteni në kube të vogla.
Hapi 4
Lajeni edhe sallatën.
Hapi 5
Qiqrrat dhe bishtajat vendosini në një enë më të thellë. Më pas shtoni sallatën, domaten, ullinjtë, tunën dhe qepën e grirë.
Hapi 6
Kriposini, piperosini, shtoni vaj dhe uthull dhe në fund edhe vezën e zier të prerë në copëza më të vogla.
Hapi 7
Ju bëftë mirë.
[ad_2]
Source link