Mëlmesë aromatike – Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse
Mëlmesë aromatike
Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare.
-Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse.
Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella.
-Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin.
-Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B.
-Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry.
-Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto.
-Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla.
-Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira.
(Visited 61 times, 1 visits today)