Oriz ( Rizoto ) me mëlçi pule ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
300 gr oriz,
200 gr mëlçi,
2 speca jeshile dhe të kuqe,
1 kokërr qepë,
disa domate të vogla,
2 lugë fasule të ziera,
kripë, piper,
një fletë dafinë,
një filxhan verë të bardhë
Përgatitja
1
Orizi ziehet në fillim. Në një tigan hedhim vaj dhe pak gjalp, hedhim qepën dhe mëlçitë i skuqim pak, hedhim specat, domatet dhe fasulet, kripë, piper e dafinën, i skuqim dhe i shuajm me verë,
2
pastaj i hedhim një filxhan kafeje me ujë dhe e ziejm për pak minuta, pastaj hedhim orizin e zier dhe e lemë sa të mos ketë ujë. E heqim nga zjarri dhe e mbulojmë me kapak për disa minuta pastaj e shërbejmë.