Fërgesë tradicionale ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
150 gr gjizë
1 kokërr qepe
1 kokërr domate
1 spec jeshil
1 spec të kuq
2 thelbinj hurdhër
pak spec djegës
kripë
piper, vaj ulliri
Përgatitja
1
Presim të gjitha perimet në formë kubike, i hedhim në tigan me vaj dhe i vemë në zjarr. I kaurdisim deri sa të vyshken pak, hedhim domaten e prerë, kripë dhe piper dhe e kaurdisim për disa minuta.
2
Marim gjizën e hollojmë me pak qumësht dhe e hedhim në tigan, hedhim edhe specin djegës dhe e pjekim në tigan deri sa të bëhet gati. Mund edhe ta pjekim në furrë.