Ciambellone ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )
Përbërësit
500 gr miell për embëlsira
250 gr sheqer
100 gr gjalp
50 gr kokrriza sheqeri
250 gr qumësht
2 vezë
lëkurë e një limoni i integruar
një majë kripë
1 pako mamma për embëlsira
Përgatitja
1
Në një enë vendosim sheqerin dhe gjalpin në temperaturë ambienti dhe i punojmë deri sa të arrijmë një krem, i shtojmë vezët dhe i punojmë akoma me rrahsen e vezëve elektronike.
2
Më pas shtojmë edhe përbërësit që na kanë mbetur, përveç kokrrizave të sheqerit dhe i punojmë mirë e mirë. E vendosim në tepsinë e pjekjes e lyer me gjalp dhe miell, i hedhim sipër kokrrizat e sheqerit dhe e pjekim me 180 gradë përreth 50 minuta