Revani ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Përbërësit
1 gotë uji me miell
4 vezë
1 gotë vaj
1 gotë miell misri për ëmbelsira
1 pako pluhur pjekës
200gr kos
2 vanilje
gjysëm gote sheqer
lëkurë portokalli
Për shërbetin:
3 gota ujë
2 gota sheqer
gjysëm portokalli
1 shkop kanelle
Përgatitja
1
Përgatisim shërbetin: I ziejm të gjitha bashkë për 10 minuta dhe e lejmë mënjanë të ftohet.
2
Rrahim vezët me sheqerin për 5 minuta. Shtojmë vajin, kosin, lëkurën e portokallit.
3
Në një tas përziejm miellin e misrit me të grurit, pluhurin pjekës dhe vaniljen. Më pas e shtojmë te masa e vezëve, i rrahim pak, e hedhim në tepsi dhe e pjekim në 170 gradë për 35 minuta.
4
Siç e nxjerrim e shërbetosim me shërbetin e ftohtë. E mbulojmë dhe e lemë 2 orë dhe më pas gati për servirje