Përbërësit
- 8 vezë
- 40 gr margarinë
- 150 gr oriz
- majdanoz
- pak kripë
- 20 gr djath parmesan i grirë në rende
PER SALCEN BESHAMEL:
- 50 gr margarinë
- 30 gr miell
- 500 ml qumësht
- 1 luge vegete
- pak lëng limoni
- 100 ml ajkë kuzhine
Hapat
- Vezet zihen dhe qerohen,Pastaj pergaditet veqmas salca beshamel. Ne nje tigan qitet margarina dhe mielli dhe perzihet derisa mielli te merr ngjyre te arte. pastaj i shtohet qumeshti dhe perzihet shpejt qe mos te krijoj kokrriza dhe pastaj i shtohet vegeta, biberi i zi, vegeta dhe lengu i limonit dhe ne fund fare i shtohet ajka e kuzhines dhe perzihet derisa te trashet.
- Ne nje ene tjeter qitet margarina dhe orizi dhe piqet pak duke e perzier dhe pastaj i shtohet 300 ml uje dhe pak krip dhe e zien pergjysem.
- Ne nje ene qelqi zjarrrezistuese qitet orizi dhe magdanozi i coptuar dhe mbi oriz renditen vezet dhe mbi te salca beshamel dhe mbi te djathi parmesan i grire ne rende dhe futet ne furre te ngrohte per 15 min.