Turizmi detar/Klosi: Biznesi i hapësirës bregdetare të Shqipërisë

spot_img

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ – Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi sot një takim me operatorët turistikë në Vlorë, ku u shpreh se ka një sërë investimesh në këtë zonë sa i përket turizmit.

“Njëkohësisht me fushën ligjore ne kemi ecur me shumë shpejtësi në fakt me investime konkrete edhe projekte konkrete tashmë, të realizuara, të miratuara që janë në fazën e fillimit të tyre të investimeve që kanë të bëjnë me aeroportin e Vlorës, me tunelin e Llogarasë, me Portin e Sarandës, me Portin e Vlorës, me Portin e Durrësit, me porte të tjera më të vogla, një nga të cilat është dhe këtu pranë në Vlorë, me porte në Radhimë, me porte të cilat janë me mjete më të pakta po me infrastrukturë të madhe, e cila do të kërkojë njerëz të kualifikuar dhe njerëz të cilët do të duhet të shërbejnë në këtë industri”, tha Klosi.

“Në harkun kohor të tre viteve, pasi ne bëmë ndryshimet ligjore për lehtësirat në TVSH-në e hoteleve, por dhe në lehtësirat për hotelet me 5 yje, ky bregdet ka parë qindra miliona dollarë investime nga investitorët shqiptarë dhe ka hotele të standardeve të jashtëzakonshme nga Vlora deri në Sarandë”, tha Klosi.

“Bërja e Aeroportit, përfundimi i tunelit të Llogarasë, përfundimi i by passit të Vlorës do t’i disa fishojë këto investime dhe këto struktura. Por njëkohësisht me tokën edhe deti. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm, të kapim momentin, të kuptojmë konkurrencën që kemi me vendet e rajonit , vendet që kanë histori shekullore përsa i përket detit dhe të përgatitemi së bashku për një biznes të ri që e kemi në prag”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti i zonës, Damian Gjiknuri u shpreh se, “përsa i përket shëtitores bregdetare jam i bindur se Vlora do të kthehet në një atraksion turistik përtej sezonit që jemi mësuar ta shohim. Pas ikjes së pandemisë dhe rikthimit të turizmit fuqishëm siç ka qenë dhe me investimet e reja që do të bëjë qeveria shqiptare në të gjithë infrastrukturën bregdetare të Vlorës , përfshirë dhe infrastrukturën e transportit”.

Ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha se, “duke pasur një kombinim të shkëlqyer të punëve të realizuara në një territor ndërmjet pushtetit lokal dhe strategjive zhvillimore të mbështetura nga qeveria shqiptare, me kombinim të shkëlqyer, do të thosha në çdo veprimtari që bëjmë së bashku janë garancia e të ardhmes, garancia që çdo investim që ju bëni të ketë impaktin e duhur dhe në fund fare të prodhojë ekonomi, e cila është motori i zhvillimit, jo vetëm për ekonomitë tuaja, por mbi të gjitha për ekonominë e qytetit dhe për ekonominë e Shqipërisë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles