Tarte Tatin me mollë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

spot_img

Tarte Tatin me mollë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Përbërësit

250 gr miell 00

250gr gjalp

3 të verdha veze

250 gr sheqer

1.5 kg mollë

Përgatitja

1

Përgatitet brumi me: miellin, 125 gr gjalp dhe 100 gr sheqer. Pasi ta ngjeshim mirë, brumin e mbyllim me qese dhe e fusim në frigorifer për disa orë. Në fundin e tepsisë ku do pjekim tortën hedhim 100 g gjalp dhe sheqerin që na teproi. Ndezim zjarrin dhe e lëmë që të bëhet karamel. Kur të jetë shkrirë gjithë sheqeri, vendosim mollët e qëruara dhe të prera në katërsh mbi të, i hedhim pak gjalp për sipër dhe tepsinë e trasferojmë në furrë me 180 gradë për 15 minuta.

2

Hapim brumin me okllai që të mbulojë mirë tepsinë dhe e vendosim sipër mollëve në mënyrë që ta mbulojë mirë atë, hermetikisht (në këtë mënyrë avulli që do lëshojnë mollët gjatë gatimit do shkrijë mirë sheqerin dhe do formohet kremi karamel tek mollët) E fusim akoma tepsinë në furrë gjithmonë me 180 gradë për rreth 25 minuta të tjera.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles