Përbërësit
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA
- 2 patate
- 1 pras
- 750 ml lëng lëng zarzavatesh i valuar (i përgatitur me dado vegjetale)
- 500 ml qumësht me yndyrë
- koper e freskët
- 3 lugë lëng limoni lëng limoni
- 150 g r salmon i tymosur
- vaj ulliri
- kripë
- piper
Hapat
- Në një tenxhere skuqim prasin e prerë imët me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël.
- Kur të kenë marrë pak ngjyrë patatet, hedhim lëngun e valuar dhe i lëmë në zjarr për 15 minuta ose derisa të shohim që patatet janë zbutur aq sa duhet.
- Hedhim masën e sipërme për ta grirë në blender bashkë me lëngun dhe kur të jenë bërë si masë homogjene e hedhim përsëri në tenxheren ku po ziente më parë, shtojmë qumështin, koprën, lëngun e limonit, kripë dhe piper.
- Vëmë tenxheren në zjarr dhe e heqim nga zjarri kur të ketë marrë valë për 2 minuta. E shërbejmë menjëherë.