Supë krem me perime dhe domate
Përbërësit
- 600 gr domate
- 1 patate
- 1 spec i kuq9
- 1 karrote
- 1 dege selino
- 1/2 qepë
- 700-800 ml leng pregatitur me koncentrat perimesh
- 2 luge gjalpë
- pak spec te kuq djeges
- 1 luge miell
- 4 feta buke
- 100 ml kos grek i trashe
- 100 ml pana per kuzhine
- pak rukola
- kripë
Hapat
- Pastrojme dhe lajme te gjitha perimet, i presim ne kubik te vegjel dhe i kaverdisim ne nje tenxhere te thelle ne te cilen kemi shkrire gjalpin duke i perziere shpesh. Shtojme pak spec djeges, pak kripe, e sperkasim me miell dhe shtojme lengun e koncentrates te ngrohte pak nga pak derisa te perfundoje.
- E ziejme te gjithe perberjen per rreth 20 minuta ne zjarr mesatar derisa te gjitha perimet te zbuten.
- E leme supen te ftohet ne temperature ambjenti dhe e kalojme ne site ne menyre qe te marrim vetem lengun e perimeve.
- E rivendosim kremin e perimeve perseri ne zjarr, e rregullojme me kripe dhe e gatuajme ne zjarr te avashem edhe per 10 minuta te tjera.
- Thekim fetat e bukes ne furre dhe i presim ne kubik te vegjel . Bashkojme panen e kuzhines me kosin grek .
- E ndajme supen neper pjata, i shtojme nje luge pana me kos ne siperfaqe, shperndajme kubiket e bukes dhe e zbukurojme me pak rukola.