Kjo supë është shumë e thjeshtë në përgatitje. Përveç mishit të pulës kjo supë ka në bazën e saj miell misri që i jep një shije shumë ndryshe

Përbërësit:

250g miell misri

1 presh

1 karotë

1 gjoks pule

1 kofshë pule

kripë

spec djegës

1 lugë gjelle gjalpë

1 tufë majdanoz

1 qepë

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të fohtë hidhni pjesët e pulës, shtoni karotën e grirë, qepën e grirë, dhe majdanozin

Lërini të gjitha perimet të ziejnë sëbashku me pulën derisa mishi i pulës të jetë zierë. Ndërkohë në një tigan hidhni gjalpin dhe grini preshin sipër

Shtoni dhe miellin dhe skuqini së bashku. Më pas këtë masë shtojani supës me pulë. Hidhni dhe kripë dhe lëreni për 30 minuta të tjera të ziejnë

Mund të shtoni dhe pak ujë nëse e shihni që është shumë e trashë./shije