Përbërësit
PËRBËRSIT PËR 4 PERSONA
- 8 speca te kuq
- 400 gr mish të grirë
- 8 vezë
- 400 gr feta djath
- 200 gr djathë të bardhë
- 1 kokë qepë
- vaj
- kripë
- Piper te zi
Hapat
- Nxejmë vajin në një tigan dhe fërgojmë qepët, pastaj e shtojmë mishin e grirë, në fund shtojmë djathin e thërmuar.
- Specave ua hekim bishtat dhe farat, dhe i mbushim me masën e përgaditur në tigan
- Specat i rendisim në tavë i mbulojmë me folie alumini dhe i pjekim për 35 minuta në temperaturë 200 gradë.
- Pasataj largojmë folien e aluminit nga tava, dhe sipër specave të mbushur shtojmë vezët një nga një, dhe e lëm tavën kështu dhe për 10 minuta të tjerë.