Përbërësit:
– 1-2 speca të mëdhenj
– 2 kokrra vezë
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– Kripë
– Piper
– Kopër
Përgatitja:
Hedhim në tigan pak vaj (ose gjalpë).
Presim specat në rrathë të mëdhenj me trashësi 1 cm.
Vendosim në tigan copat e specit dhe në hapësirat e tyre bosh thyejmë nga një kokërr vezë.
I hedhim kripë duke i shoqëruar me domate, djathë dhe pak kopër.
Ju bëftë mirë!