Oriz me panxhar

spot_img

Oriz me panxharPërbërësit:

▪ 4 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 kokërr qepë mesatare
▪ 1 degë selino
▪ 1 thelb hudhër
▪ 300 g oriz
▪ 100 g lëng limoni
▪ 1 litër lëng mishi
▪ 400 g panxhar i freskët
▪ 4 lugë gjelle gjalpë i freskët
▪ 6-7 lugë gjelle kaçkavall
▪ pak kopër për zbukurim

Përgatitja:

Në një tigan me bazë të gjerë hedhim vajin e ullirit dhe pastaj, sipas radhës, qepën dhe selinon e grirë dhe i kaurdisim derisa të zbuten.

Më pas shtojmë thelbin e hudhrës dhe orizin.

Ulim flakën dhe e trazojmë ngadalë orizin që të skuqet në të gjitha anët. Shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë të avullojë.

Herë pas here shtojmë nga një garuzhdë lëng mishi, pa e trazuar me orizin.

Sapo të përthithet nga orizi, shtojmë të tjerat derisa të shterojë i gjithë lëngu. E lëmë të ziejë në flakë mesatare, derisa masa të jetë bërë kremoze.

Shtojmë pastaj panxharët, fillimisht të zierë veçmas dhe të bërë pure në një grirës.

Trazojmë me lugë druri orizin derisa masa të jetë njëtrajtësuar dhe të ketë marrë ngjyrë të kuqe në vishnjë.

E heqim nga zjarri, shtojmë gjalpë dhe kaçkavall. E hedhim në pjata dhe e zbukurojmë me kopër të freskët.

Shërbehet i ngrohtë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles