Shëndetile ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Përbërësit
7 kokra vezë,
1 kg miell,
1 gotë mjaltë,
1 gotë sheqer,
400 gr gjalp,
1/2 pako pluhur për ëmbelsira,
pak kripë,
lëkurë limoni
Përgatitja
1
Rrahim vezët me sheqerin dhe mjaltin dhe pak fare kripë, hedhim gjalpin, i trazojmë, më pas miellin e përziejmë me pluhurin për ëmbëlsira, pasi e kemi përzier e shtojmë miellin gradualisht duke e trazuar me përbërësit e tjerë , mund ta perzieni me lugë druri ose me dorë, brumi duhet të jetë i fortë jo i butë, në fund hedhim arrat dhe lëkura limoni, e përziejmë, lyejmë tepsinë me gjalp, e hedhim brumin në tepsi, e hapim me dorë dhe e çpojmë sipër me pirun, e pjekim për 1 orë në 180 gradë.
2
Me pas bëjmë shërbetin: 2 kg sheqer me 1 litër e gjysëm ujë, i ziejmë 15 minuta nga momenti që merr valë, hedhim karafila e lëkura agrumesh për aromë para se ta heqim hedhim 2 lugë lëng limoni, e lem të ftohet 5 minuta dhe ja hedhim shëndetlies, shendetlia e ftohtë shërbetin të nxehtë, e mbulojmë dhe e lemë të zbutet. Ju bëftë mirë