Shahdatlie ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Përbërësit
1 gotë uji me sheqer,
2 vezë,
3-4 lugë gjelle me mjalt,
150 gr gjalp,
2 filxhana kafe me ujë,
1 filxhan çaji me arra ,
3 filxhana çaji me miell,
1 lugë kafeje me sodë buke.
Për shurupin duhen:
3 filxhana çaji me sheqer,
2 1/2 filxhana çaji me ujë.
Përgatitja
1
Në fillim përziejmë vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin, arrat, ujin, mjaltin dhe në fund miellin dhe sodën e bukës, këtë e kalojmë në një tavë të lyer me gjalp dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 40-50 minuta.