Si fillim, grijme kastravecin ne fije te trasha nga ana me e trashe e grireses dhe shtrydhim me dore lengun qe ai leshon, ose nqs kemi kohe e leme te kulloje mbi nje pecete te paster. Grijme hudhrat shume holle apo mundesishte i kalojme ne mikser per te perftuar nje krem nga to.
Vendosim kosin ne nje ene dhe shtojme kastravecin e grire, kremin e hudhrave, hedhim pak nga pak vajin e ullirit, uthullen dhe i perziejme mire me luge druri duke perftuar nje mase homogjene. E rregullojme salcen me kripe e me pak koper dhe e servirim te zbukuruar me disa kokrra ullinj te zinj apo me gjethe mente.
KESHILLE: Per pregatitjen e xaxiqes duhet perdorur kos grek i cili eshte mjaft i trashe dhe i yndyrshem, por ne pamundesi te tij kete recete mund ta pregatisim edhe me kos normal te cilin do e leme te kulloje nje nate ne nje pecete te paster per t’i hequr te gjithe ujin e tepert.