Përbërësit

  • 5 kg domate te kuqe
  • 2 luge Krip
  • 2 luge sheqer
  • 1 filgjan vaj
  • 2 speca djeges (nese e preferoni)
  • 1 tufe magdanoz

Hapat

  1. Domatet i pastrojme dhe bluajme ne maqinen per bluarjen e mishit.
  2. Qesim ne nje ene te madhe dhe veme ne zjarre te ngadalshem.Shtojme vajin dhe fillojme me zierjen.
  3. Ziejm per 3 ore duk perzier kohe pas kohe.
  4. Pastaj,shtojme magdanozin e grire imet dhe vazhdojme zierjen edhe per 1 ore.
  5. Ne fund shtojme kripen dhe sheqerin dhe qesim neper kavanoze te sterilizuar dhe mbyllim hermetikisht.(ne pamundesi te sterilizimit te kavanozeve,pasi I mbushim,I mbyllim mire dhe veme ne nje ene me uje deri ne gjysem te kavanozve,ngrisim temp. deri ne vlim dhe leme te vloje per 10-15 minuta,ndalim temp. dhe leme te ftohen ne po ate ene derisa te ftohen teresisht).
  6. Me e preferueshme eshte poqese keni ambalazha te qelcit me sasi 200ml.