Pёrbёrёsit

700 gr mish vici pa asht

100 gr sallam

150 gr kackavall

100 gr krem djathi

1 djathё I butё

1/ 2 tubё majdanoz

50 gr pure domatesh

2 decilitra supё vici

5 lugё vaj

Mёlmesa

Biber I zi

Hapat

Mishi I vicit pritet nё 6 file dhe filetё t’hollohen me cekan druri

Sallami pritet nё rrathё tё hollё, kackavalli pritet nё rriska, ndёrsa majdanozi grihet shumё imёt

Nё enё tё vecantё tunden krem djathi, trekёndёshi i djathit tё butё dhe majdanozi, tё gjitha pёrzihen mirё

Nё secilёn fetё mishi vendoset pak sallam, mbulohet me rriskё kackavalli dhe lyhet me pёrzierjёn nga djathi, pjesёt anёsore palosen nga Brenda, pastaj mishi bёhet role dhe pёrcohet me rrёmojёse

Filetё e bёra role fёrgohen nё pak vaj, derisa tё skuqen. Pastaj shtohen supa e vicit, pureja domatesh shtohen edhe mёlmesa sipas shijёs dhe kaurdisen nё temperaturё mesatare, derisa tё zbutet mishi dhe derisa tё shterёt gjysma e lёngut

Ju bëftë mirë!