Pёrbёrёsit
300 gr grurё
250 gr sheqer
1 grusht arra tё grimcuara
1 filxhan vaj
arrёmyshk
500 gr kore tё holla pёr pite
Sheqer pluhur
Hapat
Gruri i larё dhe i zier kullohet, kur tё ftohet, shtohet sheqeri, arrat dhe arrёmyshku
Radhiten nga katёr kore dhe pastaj vihet gruri, mbёshtillet si role dhe vendoset nё tepsi tё lyer pёr pjekje
Kёshtu veprohet edhe me koret e tjera, derisa ka material
Piqet nё furrё nё temperaturё 200 gradё celsius pёr rreth 40 minuta derisa tё skuqet
Pitja e prerё pluhuroset me sheqer pluhur
Ju bёftё mirё