Përbërësit

  • 1 kg file pule
  • gjethe spinaqi
  • proshutë pule
  • djathë për shkrirje
  • kripë
  • Piper te zi të grirë
  • 250 ml ajkë për gatim
  • vaj për gatim

Hapat

  1. E shtypim filetën e pulës me një shtyp mishi, e kripim dhe i vëmë piper të zi të grirë.
  2. Mbi filetën vëmë një gjeth spinaq, një rriskë proshutë pule dhe në fund një rriskë djathë për shkrirje.
  3. Të gjitha këto i përkulim në një role dhe i forcojmë me rrëmojëse.
  4. Në një tigan më të thellë derdhim pak vaj, e ngrohim ngadalë dhe i radhitim rolet, i fërgojmë ato nga të gjitha anët.
  5. Derdhim pak ujë dhe fërgojmë rreth 30 minutash.
  6. Para fundit të fërgimit shtojmë ajkë, vëmë erëza sipas dëshirës dhe lëmë të zihet edhe 5-7 minuta.
  7. Para se të shërbenim i heqim rolet, heqim rrëmojëset, i presim rolet në rriska të vogla dhe i kthejmë në enën në të cilën janë zier.