Përbërësit

PËR 7 PERSONA

  • 1.5 kg mish (mishin tuaj të preferuar)
  • 500 gr kërpudha
  • 1 sosë kërpudhash
  • 3 thelbinjë hudhër
  • 1 lugë mustardë
  • 5 lugë miell
  • 1 spec i kuq
  • Piper te zi
  • kripë
  • vegete
  • vaj

Hapat

  1. Së pari marim mishin dhe e prejmë sipas madhësisë dhe formës që deshirojmë
  2. Pastaj marim një enë dhe në të vendosim hudhrat e shtypura, 100ml vaj, mustarden, 1 lugë krypë, 1 lugë vegetë, piperin e zi dhe specat e coptuar, i përziejmë të gjithë përbërsit së bashku, vendosim mishin në të dhe e lëm mishin që të marinohet për 3 orë.
  3. Pas 3 orësh mishi është i marinuar, marim një tavë dhe e vendosim mishin me përbërsit e tjerë në të, dhe e fusim në furrë në temperaturë 180gradë për 1 orë
  4. Për salcën me kërpudha, marimnjë tigan dhe vendosim kërpudhat e pastruara dhe te prera në feta në të, dhe i fërgojmë për 5 minuta, dhe i vendosim në një pjatë, në të njëjtin tigan shtojmë pak vaj dhe vendosim miellin në të dhe e skuqim, pastaj marim sosin e kërpudhave e hollojmë me ujë, dhe gradualisht e duke e përzier e hudhim në tiganin me miellin e skuqur, kështu fitojmë sosë kërpudhash më të dendur
  5. Në fundë sosin e përgaditur me kërpudha e hudhim në tavën e pjekur me mish, e përziejmë ngadal me anë të lugës, dhe prapë e kthejmë taven në furrë dhe për 5 minuta, derisa mishi të ketë marrë shijen e sosit.