½ kg miell,
¼ lit qumësht,
1 qeskë maja,
2 lugë sheqer,
pak kripë,
1 sheqer vanileje,
2 vezë,
½ qeskë pluhur paste,
2 lugë vaj,
2 lugë margarinë.
Në qumësht të vakët me një lugë miell dhe pak sheqer, derdhet maja dhe vendoset në vend të ngrohtë gjersa të vijë. Në masën e miellit të përzier me pluhur paste, qiten maja e ardhur, 1 vezë e tundur, 2 lugë sheqer, një sheqer vanilje, pak kripë dhe 2 lugë vaj. Në tavolinë të përmillur ngjeshen përbërësit mirë, gjersa të fitohet një brumë i butë dhe i lëmuar. Pasi të ngjeshet mirë, brumi duhet të qëndrojë në vend të vakët gjersa të dyfishohet masa. Brumi I ardhur ndahet në 4 kuleq, tëhollohen në madhësi pjate dhe priten në 8 pjesë. Cdo pjesë lyhet me vaj, qitet nga një lugë djathë i troshitur i përzier me të bardhë veze dhe mbështillen kiflet të cilat palosen në tepsi të lyer me yndyrë. Mbi lyhen me të verdhë veze dhe u hidhet susam. Mbi cdo kifle vihet nga një copëz margarine. Posa të kycet furra në temperaturë 180 gradë C, futen në furrë për tu pjekur gjersa të skuqen.