Menta është e mirë kundër depresionit dhe rraskapitjes mendore
![Menta është e mirë kundër depresionit dhe rraskapitjes mendore](https://fshatiim.com/wp-content/uploads/2020/12/Menta-eshte-e-mire-kunder-depresionit-dhe-rraskapitjes-mendore.png)
Menta është bimë që përdoret tashmë për një kohë të gjatë, për shkak të karakteristikave të saj shëruese. Bima gjatë historisë është kultivuar në Egjipt, e prej atje është përhapur në Evropë.
Fletët e mentës kanë një aromë të këndshme, si dhe një shije freskuese. Mu për shkak të shijes dhe aromës karakteristike, menta përdoret shumë në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore.
Sa u përket dobive shëndetësore që na ofron menta, mund t’i numërojmë disa, siç janë zbutjet e pasojave të stresit. Menta është e mirë kundër depresionit dhe rraskapitjes mendore, ndërsa ndihmon edhe në rast të nervozizmit ose shqetësimit të përgjithshëm.
Menta më së shpeshti përdoret në formë të çajit, që bëhet nga fletët e thara të kësaj bime.
(Visited 457 times, 1 visits today)