Lulebasani është ilaçi më i mirë natyral për depresion.Efektet e kësaj luleje antidepressante janë vlerësuar shumë në mjekësinë konvencionale.
Lulebasani është përdorur për qindra vjet për trajtimin e gjendjeve depresive, ankthit, dhe sëmundjeve nervore.
Vaji nga lulebasani përdorët për trajtimin plagëve, djegieve, djegieve nga dielli,thumbimit te insekteve, etj
Disa mjekë e rekomandojn për plagët që nuk shërohen leht pasiqë përshpejton rinovimin e lëkurës.
Kur përdoret për trajtimin e depresionit,pëmirsimi nuk është i ,,shpejtë,,.Por tregon rezultate të shkëlqyera dhe afat-gjatë,dhe arrihet shërim të plotë.
Si rregull, pini çaj tri herë në ditë, përmirësimet e para mundë ti vëreni të paktën për një ose dy javë. Zakonisht një trajtim zgjat tre deri gjashtë muaj. Edhe pse njerëzit e vërejnë një përmirësim të dukshëm pas një ose dy muaj të përdorimit, trajtimi nuk është mirë të ndërpritet deri te arrihet një shërim të plotë.
Në kushte normale nuk janë vërejtur efekte negative, edhe pse ka ndikim te fortë ndaj barnave tjera dhe efektivitetin e tyre, në veçanti dobeson efektin e pilulave kontraceptive, ilaqeve për trajtimin e tumoreve ose atyre për trajtimin e HIV-it. Prandaj është e nevojshme që të konsultohet mjeku para se të filloni me kete kurë.
Gjithashtu ësht e njohur që lulebasani e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit,dhe kjo është arsyeja pse duhet shmangur rrezeve të diellin kur jeni duke përdorur kete bimë.
Përgatitja e çajit:
Një lugë gjelle lulebasani pervlohet me 2.5 dl ujë të vluar, të mbulohet për 10-15 minuta,kullohet dhe pini tri herë në ditë.
(Visited 442 times, 1 visits today)