Krostatë me pana dhe manaferra ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
300 gr miell,
100 gr sheqer,
2 vezë,
120 gr gjalp,
1 bustinë me maja për ëmbëlsira,
500 ml pana,
400 gr manaferra,
Përgatitja
1
Në një enë hidhni miellin, sheqerin, gjalpin e shkrirë, vezët, majanë, dhe punojini mirë deri sa të zihet brumi,
2
pastaj hapeni në një petë të vetme dhe vendoseni në një tepsi të cekët pasi t’i keni vënë letër furre dhe futeni të piqet në furrë për 20 – 25 minuta në 180° pasi të jetë pjekur,
3
hiqeni nga tepsia dhe vëreni në një pjatancë që të ftohet, kur të jetë ftohur merni manaferrat dhe hidhini te krostata duke formuar një shtresë, disa manaferra lërini për dekorim,
4
punoni panen, një pjese hiqeni mënjanë për dekorim kurse pjesën tjetër hidheni sipër manaferrave në të gjithë siperfaqen e krostates duke e hapur në menyrë të barabartë,
5
merni panan që hoqët mënjanë për dekorim, hidhini pak bojë te kuqe për ëmbëlsira trazojeni mirë dhe me ndimën e një qese pastiçerie dekorojeni si në foto ose sipas dëshirës, në fund vendosni edhe manaferrat dhe krostata është gati. Ju bëftë mirë