Përbërësit:

1/3 filxhan caji mustardë
1/3 filxhan caji mjaltë
1 lugë gjelle vaj ulliri
3 kg kofshët e pulës
kripë
2 deg rozmarinë (ose me shume )
piper i zi i fresket

Përgatitja:

Ngrohim paraprakisht furrën në 180 gradë. Në një tas te madh, përzierje mustardë me mjaltë dhe vaj ulliri. Shtojm një majë luge kripë. I kriposim mishin dhe e vendosim në një pireks ( tepsi qelqi ose tav dheu ). Hedhim me një lugë salcën e mustardës me mjaltë mbi mish. Vendosim rozmarinë ne mes copave te mishi. Pjekim për 45 minuta derisa te marre ngjyre mishi. Hiqim pireksin nga furra. Sperkasim me pak piper te zi mbi mish para se ta shërbejmë. Serviret me oriz.
Ju befte mire!