Kofsha pule me sallatë jeshile e proshutë

spot_img


Një recetë e shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Mund ta konsumoni në drekë ose darkë. E përshtatshme për ta shoqëruar edhe me një gotë birrë.

Përbërësit
4 kofshë pule (të mëdha)
kripë
1 lugë gjelle vaj vegjetal
4 feta proshutë (të copëtuara)
1/2 lugë çaji spec i kuq (të prerë në copa)
radhiqe (të copëtuara)
1 kokërr limon (të prerë)
piper i zi

Përgatitja

Marinojmë kofshët e pulës me kripë dhe piper. Nxehim vajin në një tigan të madh mbi temperaturën mesatare. Vendosim kofshët e pulës dhe i gatuajmë për rreth 10-12 minuta në tigan, duke i hedhur kohë pas kohe yndyrë, derisa lëkura të marrë ngjyrë kafe. I kthejmë nga ana tjetër dhe i gatuajmë edhe për 8–10 minuta. Mbas kësaj i vendosim kofshët në një pjatë të madhe.

Në të njëjtin tigan, pasi rrisim nxehtësinë nga mesatare në të lartë, gatuajmë proshutën duke e trazuar derisa të theket e të marrë ngjyrë, për rreth 5 minuta.

Fillimisht shtojmë qepën, specin e kuq dhe më pas radhiqet. I lemë në zjarr, duke i trazuar për pak minuta.

I heqim nga tigani dhe i shtrojmë nëpër pjata. Në fund vendosim sipër tyre kofshët e pulës. Shtrydhim limon sipër dhe u shtojmë edhe pak copa speci të kuq.



Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles