Kek me copa çokollate ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Përbërësit
3 gota miell,
3 vezë,
1 gotë qumësht,
1 gotë sheqer,
1 gotë vaj ulliri ose sipas dëshirës,
1 pako pluhur fryrës,
100 gr copa çokollatate,
lëkurën e grirë të një limoni,
pak kripë
Përgatitja
1
Hedhim në një tas të gjithë përbërësit përveç copave të çokollatës,
2
i rrahim mirë me mikser, më pas hedhim copat e çokollatës, i përzihejm, e hedhim brumin në tepsi të shtruar me letër kuzhine, e pjekim për 40 minuta në 180 gradë.
3
E nxjerrim nga furra pasi është pjekur, e lemë të ftohet më pas sipër i hedhim sheqer pluhur sipas dëshirës