Gliko patëllxhani ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
1 kg patëllxhan
1kg sheqer
3 gota ujë
Përgatitja
1
Qërohen patëllxhanët (duhen patëllxhan të vegjël) hidhen në uje me gëlqere dhe lihen 2 orë, pastaj hiqen nga ujı me gëlqere, shpëlahen, ju jepet një valë dhe lihet në ujë të ftotë.
2
Përgatitet shërbeti dhe hidhen patëllxhanët dhe lihen për 15 minuta në zjarr, hiqet nga zjarri dhe lihet për 4 orë.
3
Vihet prapë në zjarr dhe lihet deri sa të bëhet gati, në fund i hidhet një majë luge limontoz dhe disa gjethe barbarozë