Dollma me gjethe rrushi ( japrak ) ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Përbërësit
Për 30 fletë rrushi duhen:
300 gr oriz
1 tufë qepë e njomë
2 hurdhra të njoma
1 tufë dhjosmë
1 tufë mandjanoz
1 tufë lëpjet të egra
kripë
piper
vaj ulliri
pak gjalp
1 gotë dhallë
Përgatitja
1
Ziejm fletat e rrushit, i hapim në një enë që të kullojnë. Në një tigan hedhim vaj dhe pak gjalp dhe hedhim qepën e grirë dhe e kaurdisim sa të vyshket, hedhim hurdhrën e grirë dhe lëpjetët e grira.
2
I kaurdisim pak dhe hedhim orizin, e kaurdisim pak, hedhim madjanozin dhe dhjosmën, piperin, kripën dhe gjysëm gote ujë dhe e lemë pak në zjarr sa të pijë ujin.
3
E heqim nga zjarri dhe fillojmë të mbushim fletat e rrushit duke i mbështjellë sipas dëshirës dhe i vendosim në tenxhere me rradhë. I hedhim vaj dhe pak kripë dhe i vemë një pjatë pastaj i hedhim dhallin dhe pak ujë dhe e lemë në zjarr të ngadaltë. Kur e shërbejmë e spërkatim me gjalp.