Posted on

Vaji i bërthamës së kajsisë së ëmbël

Ai nxirret nga farat e kajsisë së ëmbël, të cilat pas larjes dhe tharjes së tyre shtrydhen të ngrira pa pësuar asnjë ndryshim në strukturën e tyre kimike dhe me qëllim për të siguruar një efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor.

Vaji i bërthamës së kajsisë së ëmbël përbëhet nga vajra të ndryshëm ushqyes, një element ekuivalent me karotinën dhe acidet e pangopura (alfahidroksinën acidike), lipoaminoacidet, një grup vitaminash ndër më to të rëndësishmet janë A,B,C,E,F, ne vecanti vitaminen B17 e cila rekuperon (sheron) qelizat e semura (te demtuara) dhe ben te vetvriten qelizat e parekuperueshme (kanceroze),pra eshte nje armik shume i fuqishem ndaj cdo kanceri, dhe perbehet nga një grup mineralesh si: fosfor, hekur, magnez, mangan, fluor, bromine dhe kobalt.

Vaji i bërthamës së kajsisë së ëmbël ka ngjashmëri me vajin e bajames në shumë prej veçorive të tyre, duke dalluar prej tij në disa përbërës të veçantë dhe ndryshon nga vaji i kajsisë së hidhur, i cili përmban acid cianidrik që është lëndë helmuese dhe duhet pasur kujdes.

Dobitë dhe indikimet:

Përdoret si maskë për pastrimin dhe zbardhjen e lëkurës së fytyrës: acidet e pangopura (frutore) veprojnë në zhvokshjen dhe rigjenerimin e qelizave sipërfaqësore të lëkurës duke i dhënë asaj freski e butësi, si dhe kanë efekt në zbardhjen e lëkurës së errët.
Përdoret si zbutës për lëkurën e fytyrës: Vepron pozitivisht në forcimin, tërheqjen dhe gjallërimin e lëkurës, gjallëron dhe ushqen nervat e fytyrës dhe mbron qelizat histike të lëkurës së fytyrës.
Ndihmon në luftimin e rrudhave të fytyrës ri rezultat i përmbajtjes së tij të antioksidantëve natyralë (vitaminat A,C,E,F) dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga efektet e dëmshme të thërrmijave të mbetura nga bërthamat qelizore.
Përdoret për gratë shtatzëna ose pas periudhës së shtatzënisë për luftimin e rrudhave të cilat shfaqen në zonën e barkut, siç gjen përdorim gjithashtu për të çarat që krijohen në gjoksin e femrës gjatë periudhës së ushqyerjes me gji. Është i përshtatshëm për përdorim edhe për lëkurat e ndjeshme ku bën pjesë edhe lëkura e të miturve.
Përdorimi i tij është është i dobishëm edhe në trajtimin e lëkurës së dobësuar e cila ka humbur shkëlqimin e saj. Vaji e ushqen, e forcon dhe e pastron lëkurën e dobësuar për shkak të moshës.
U vjen në ndihmë, përmes përdorimit të brendshëm, atyre personave të cilët kanë ngarkesë të madhe mendore në punë etj.
Përdoret për mjekimin e rrathëve të zinj që krijohen rreth syve: një lugë vaj mendre i shoqëruar me dy lugë vaj të bërthamës së kajsisë ose një përzierje e vajit të kamomilit me vajin e bërthamës së kajsisë.
Përdoret për mjekimin e puçrrave: me një lugë vaj rozmarine + një lugë vaj manxurani + dy lugë vaj të bërthamës së kajsisë lyhet vendi i puçrrave, deri në zhdukjen e tyre të plotë.

Ruhet në temperaturën 15° C
Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve

(Visited 113 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i ullirit mbron cilesine e ushqimeve!

Vaji i ullirit mbron cilesine e ushqimeve!

Në një studim të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se antioksiduesit e grupit të polifenoleve, të cilat janë pjesë të vajit të ullirit, mbrojnë cilësitë e mishit dhe produkteve të tij.

Listës së gjatë të efekteve pozitive dhe veprimeve parandaluese të ullinjve dhe vajit të ullirit, shkencëtarët australianë dhe argjentinas, pas një studimi të përbashkët, ia kanë shtuar edhe një efekt tjetër.

Proceset po thuajse të pashmangshme të oksidimit, të cilët shkaktojnë prishjen e shijes, aromës, ngjyrës dhe cilësisë së ushqimit, prodhuesit i luftojnë duke shuar antioksidues. Deri së fundi janë përdorur antioksiduesit sintetik BHA (butilhidroksianizol) dhe BHT (butilhidroksitoluen), por përdorimi i tyre gjithnjë e më pak zvogëlohet, paralelisht me gjetjen e antioksiduesve natyrorë.

Antioksiduesit natyrorë si ekstraktet bimore, tokoferoli (vitamina E) dhe acidi askorbik (vitamina C), gjithnjë e më shumë preferohen si zgjidhje për zgjatjen dhe ruajtjen optimale të ushqimit.

Atyre iu bashkohet edhe oleuropeina dhe metaboliti i tij, hidroksi-tirozoli, nga vaji i ullirit, si antioksidues shumë të fuqishëm. Sipas rezultateve të fundit, shtimi i tyre zvogëlon oksidimin e yndyrave për 63-83% te mishi i viçit dhe ruan kualitetin e tij.

 

(Visited 131 times, 1 visits today)

Posted on

Efekti i vajit të ullirit në trupin esëll

Efekti i vajit të ullirit në trupin esëll

Efekti i vajit të ullirit në trupin esëll

Vaji i ullirit për shkak të vlerave ushqyese që përmban është cilësuar si një ndër mrekullitë e natyrës.

Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë menjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.

Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe sjell përfitime të tjera shëndetësore si: Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%.

Për shkak të polipenolit që përmban, ainormalizon nivelet e kolesterolit në trup.

Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë qëe mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.

Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.

Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.

(Visited 193 times, 1 visits today)

Posted on

Si ta përdorni vajin e arganit për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës, buzëve, flokëve, trupit dhe thonjve

Si ta përdorni vajin e arganit për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës, buzëve, flokëve, trupit dhe thonjve

Fytyrë: hidhni një pikë në mëngjes dhe një në darkë për të luftuar formimin e rrudhave dhe ngadalësimin e procesit të plakjes qelizore. Vaji i arganit vepron kundër akneve, rregullon prodhimin e yndyrës dhe parandalon formimin e shenjave në fytyrë.

Buzë: mund të përdoret për skrab për rigjenerimin lëkurës së buzëve. Mjafton të përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është i mrekullueshëm.

Flokë: i përshtatshëm për flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim dhe që nuk rriten. Lufton formimin e dy kokave, mjafton të hidhni disa pika mbi duar dhe ta aplikoni me kujdes mbi flokë. Mbajeni një orë më pas lajeni kokën siç bëni gjithmonë.

Trup: vaji i arganit mund të përdoret si skrab edhe për trupin. Merrni tri lugë gjelle vaj argani dhe 3 lugë gjelle kripë të bardhë, pastaj aplikojeni mbi trup të zhytur në vaskë, ose në dush. Fërkoni më shumë pjesën e brendshme të kofshëve, vithet, krahët dhe këmbët.

Thonjtë: ideal për forcimin e thonjve. Mund të aplikohet çdo mbrëmje mbi duar e thonj me një masazh në formë rrethore. Për një trajtim javor, zhytini për 10 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni, pastaj masazhojini.

(Visited 124 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes

Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes

Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes

Vaji avokado thithet me lehtesi edhe nga shtresat e thella te lekures dhe ne inde, por shquhet dhe per karakteristikat e tij lehtesuese. Vaji i avokados është shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës. Ai rekomandohet të përdoret pas dushit, pas rrezeve të diellit ose solarit. Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe vitaminës E, që merret nga vaji i bajames. Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre. Përmirëson rezistencën dhe vitalitetin e saj natyror.

Ky vaj e mban lëkurën të re, elastike, të fortë dhe në të njëjtën kohë e bën atë të butë, të mëndafshtë dhe të shndritshme. Vaji i avokados ngadalëson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshëm të rrudhave.Eshte ideal per lekurat ne moshe te madhe, largon thatesine e lekures, por edhe kruarjet qe vine nga ekzemat apo aknet.

(Visited 88 times, 1 visits today)

Posted on

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Për rrudhat në sy, kjo është zgjidhja natyrale më e mirë

Vaji i arganit është një produkt organik që nxirret nga bërthamat e pemës së arganit, e cila gjendet në Marok. Është një lloj vaji mjaft i pasur me lëndë ushqyese dhe i dobishëm duke përfshirë acidet yndyrore dhe vitaminën E. Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme për lëkurën dhe flokun, por sidomos për sytë.

Vaji i arganit është një prej produkteve më të rekomanduara të kozmetikës vitet e fundit, por sidomos për reduktimin e rrudhave të syrit. Janë të panumërta të mirat që vijnë prej tij për ushqimin dhe shkëlqimin e lëkurës.

Ky lloj vaji gjendet lehtësisht në farmaci, kështu që mos hezito ta kesh gjithmonë si një përdorim të domosdoshëm.

Më poshtë janë disa nga përfitimet e këtij vaji

Gjatë ditës, përdore si krem hidratant dhe si bazë make up-i para çdo lloj kremi tjetër që mund të përdorësh në lëkurë. Vaji i arganit jo vetëm që vepron si një hidratues efektiv, por gjithashtu i dhuron lëkurës një shkëlqim rinor dhe pakëson dukjen e rrudhave. Efekti i tij antioksidant e bën produktin ideal kundra plakjes. Ai rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e lë atë më të shëndetshme dhe të butë.

Gjatë natës, para se të flesh përdore si serum poshtë rrathëve të syve. Masazhoje me kujdes me mollëza duke bërë lëvizje rrethore edhe në qepalla për disa sekonda dhe mbaje ashtu gjatë gjithë natës.

 

(Visited 348 times, 1 visits today)

Posted on

Vlerat e vajit të ullirit ekstra të virgjër

Vlerat e vajit të ullirit ekstra të virgjër

Vlerat e vajit të ullirit ekstra të virgjër

Ilma Lamçe

Shumëllojshmëria e vajit të ullirit ekstra të virgjër të pasur me polifenolë ka një efekt të fuqishëm pozitiv në shëndetin tonë, por mbi të gjitha ka një veprim anti-inflamator dhe anti-tumoral. Kjo është demonstruar nga një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Barit, udhëhequr nga prof. Antonio Moschetta, Profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Barit.

Ky vaj përmban substanca anti-inflamatore dhe inflamacioni kronik është një nga shtysat më të forta të disa sëmundjeve, si ajo e zemrës, kancerit, diabetit, alcajmerit dhe reumatizmës. Një nga antioksiduesit më të fortë të vajit ekstra të virgjër është oleokanthali, që shërben njësoj si ibuprofeni, një produkt farmaceutik mjaft popullor.

Studimi ka konfirmuar plotësisht se vaji i ullirit ekstra i virgjër është i dobishëm për shëndetin në status oksidativ, inflamacion dhe parandalimin e arteriosklerozës dhe kancerit. Por  këto efekte të dobishme  shfaqen më të theksuara në vullnetarë të shëndetshëm sesa në pacientët me trashje të barkut dhe sindromës metabolike, duke theksuar rëndësinë e cilësisë së ushqimit dhe cilësinë e trupit që e merr atë.

Vlerat e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të jashtëzakonshme dhe të pamohueshme./Shendeti.com.al

(Visited 99 times, 1 visits today)

Posted on

V A J – kundër plasaritjeve në lëkurë


V A J – kundër plasaritjeve në lëkurë
Reviewed by on

August 4, 2018
.

V A J – kundër plasaritjeve në lëkurë Vaj unik që shërben kundër: 🍃shenjave, 🍃strijave pas lindjes, 🍃vijave, 🍃plakjes së lëkurës, 🍃dehidratimit të lëkurës, 🍃çarjes së lëkurës gjatë shtatzanisë. Vaj i cili ndihmon në kujdesin e veçantë të një lëkure të dëmtuar nga çarjet dhe strijet. Mjafton të aplikoni dhe masazhoni zonën lëkurore me vaj […]

V A J – kundër plasaritjeve në lëkurë Vaj unik që shërben kundër: 🍃shenjave, 🍃strijave pas lindjes, 🍃vijave, 🍃plakjes së lëkurës, 🍃dehidratimit të lëkurës, 🍃çarjes së lëkurës gjatë shtatzanisë. Vaj i cili ndihmon në kujdesin e veçantë të një lëkure të dëmtuar nga çarjet dhe strijet. Mjafton të aplikoni dhe masazhoni zonën lëkurore me vaj […]

Rating: 0

V A J – kundër plasaritjeve në lëkurë

V A J – kundër plasaritjeve në lëkurë

V A J – kundër plasaritjeve në lëkurë

(Visited 99 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i ullirit kundër zbokthit

Vaji i ullirit kundër zbokthit

Vaji i ullirit kundër zbokthit

olive-oil-hairVaji i ullirit

Vaji i ullirit ka përdorime të ndryshme, njëra nga përdorimet më të njohura të saj është largimi i zbokthit.

Duke qenë se zbokthi në masë të madhe është si pasojë e lëkurës së thatë të kokës, përdorimi i vajit të ullirit është më shumë se e mirëpritur në luftën kundër këtij sulmi.

Fërkojeni vajin e nxehtë (jo shumë të nxehtë) në flokë para se të laheni. Lëreni të qëndroj ashtu për 15 deri 20 minuta para se të lani flokët me shampo.

Apo fërkojeni lëkurën e kokës me lëvizje rrethore të gishtave para se të bini në gjumë. Lëreni të qëndroj në lëkurën e kokës gjatë natës dhe në mëngjës lajeni më shampo të butë.

Vendoseni nën kokë një jastuk të vjetër pasi jastuku do e thithë pak vajin, apo mbështjelleni kokën me leckë pambuku.

(Visited 192 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i Susamit

Vaji i Susamit

Vaji i Susamit

Është shumë i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme të bebeve dhe përdoret për mjekimin e sëmundjeve të lëkurës sepse shpesh medikamentet apo pomadat kanë efekte anësore.
Një ndër problemet më të hasura tek bebet është irritimi nga pelenat. Edhe pse duket si një problem i vogël nëse nuk meren masat e duhura mund të shkaktojë infeksione.
Për të trajtuar irritimin nga pelenat duhet masazhuar zona me probleme me vaj susami.
Gjithashtu aplikimi i këtij vaji në hundë apo veshë shërben si një mburojë ndaj patogjenëve të zakonshëm të lëkurës dhe ndaj bakterieve.
Masazhi me vaj susami jo vetëm rigjeneron lëkurën dhe i jep flokëve një pamje të shkëlqyer por shërben shumë dhe në forcimin e kyçeve.Osteoporoza dhe artriti janë sëmundje që prekin më së shumëti të moshuarit duke shkaktuar dhimbje e degradim të kockave dhe kyçeve.Përdorimi i rregullt për masazhe i vajit të susamit mund të largojë dhimbjen dhe të sjellë një ndjesi çliruese.Vaji i susamit përdoret për të trajtuar dhe çarjet e vogla, abrazionet dhe gërvishtjet.

Pergatiti inf.Qendresa Paqarizi

 

(Visited 137 times, 1 visits today)