Posted on

7 vetite e karrotave

7 vetite e karrotave

7 vetite e karrotave

Shtate vetite e karrotave
1-Lufton plakjen dhe parandalon rrudhat
2-Ndihmon ne shendetin e mire te zemres
3-Eshte pastrues natyral i gojes dhe dhembeve
4-Ndikon ne shendetin e mire te veshkave
5-Parandalon formimin e kancerit
6-Ka vitamin A dhe C dhe permireson shikimin tuaj
7-Forcon imunitetin e organizmit.

(Visited 229 times, 1 visits today)

Posted on

Te mirat e rrushit te thate dhe semundjet qe ai lufton!

Te mirat e rrushit te thate dhe semundjet qe ai lufton!
Arsyet pse duhet të konsumojnë rrushin e thatë janë të shumta, përveç shijes së veçantë, ai është tepër i shëndetshëm për organizmin tonë. Konsumimi i rrushit të thatë ka shumë dobi për shëndetin tonë, sepse luftohen mbi 10 sëmundje, si qetësimi i organizmit, anemisë, etheve, dobësisë seksuale. Rrushi i thatë gjithashtu ndihmon në shtim të peshës, ndihmon sytë, dhëmbët dhe kockat. Studime të shumta gjithashtu evidentojnë se rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm për prezencën e lartë të vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori ), të cilët ndihmojnë në thithjen e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup. Sakaq tejet i përdorur është edhe në kuzhinën tonë.
Sëmundjet
Një prej shqetësimeve që u jep zgjidhje rrushi i thatë është edhe kapsllëku, për të cilin kur hahet, rrushi fryhet, pasi fibra që është prezente në të në formë të tharë thith ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.
Shtimi i peshës
Rrushi i thatë, sikurse të gjitha frutat e tjerë të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë, dhuron shumë energji. Kështu, pra, ato formojnë pjesën ideale të dietës si te atletet të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë pa akumuluar kolesterol. Çfarë i jep një shtytje edhe më të madhe është prezenca e shumë vitaminave, aminoacideve dhe mineraleve (si seleniumi, fosfori), të cilët ndihmojnë në thithtjen e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup.
Acidi
Acidoza është gjendja e rritjes së acidit në gjak (gjithashtu njihet si helmim i gjakut) apo i gazrave në sistemin e frymëmarrjes. Kjo është shumë e dëmshme për trupin, pasi mund të nxisë një numër problemesh, si ato të lëkurës dhe dëmtim të organeve të brendshme, artritis, cermes, gurëve në veshkë, rënien e flokëve, sëmundjen e zemrës, tumoreve e gjithashtu edhe kancerit. Rrushi i thatë është burim i mirë i kaliumit dhe magnezit (përbërësit antiacid më të popullarizuar) që të dy janë shumë efikas në zvogëlimin e aciditetit. Ato neutralizojnë acidet dhe kështu ndihmojnë kundër acidozës.
Anemia
Rrushi i thatë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit, i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë anëtarë të vitaminës B kompleks, të cilët janë esenciale për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Ethet
Fitopërbërësit Polifenolik, që njihen mirë për vetinë e tyre si antibiotik, vrasës së baktereve dhe antioksiduese, gjenden me bollëk në rrush të thatë dhe ndihmojnë në shërimin e etheve duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.
Dobësi seksuale
Rrush i thatë është i njohur për stimulimin e epshit dhe nxitjen ereksionin, kryesisht për shkak të prezencës së aminoacidit të quajtur Arginine, i cili është i dobishëm në shërimin e problemeve me ereksion. Në Indi qëmoti ka qenë praktikë e zakonshme që nuses dhe dhëndrit t’i jepet një gotë qumësht i valuar me rrush të tharë dhe me shafran. Rekomandohet që ata që vuajnë nga dobësitë seksuale të konsumojnë rregullisht rrush të tharë.
Kockat
Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të thatë, rrushi i thatë është gjithashtu burimi më i mirë i borit, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël në krahasim me materiet e tjera ushqyese) që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Por është veçanërisht i dobishëm në parandalimin e osteoporozës që nxitet nga menopauza tek gratë dhe është shume i dobishëm për eshtrat dhe nyjet.
Sytë
Rrush i thatë përmban Fitopërbërësit Polifenolik, të cilët kanë përbërës antioksidues dhe janë shumë të mirë për shëndetin okular (shikimin), pasi mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikur degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesë rrush i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta Carotene dhe A-Carotenoid, që të gjithë janë esencial për shëndet të mirë të shikimit.
Dhëmbët
Acidi Oleanolic, njëri nga fitokemikalet prezente në rrush të thatë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirrimit) të dhëmbëve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të baktereve, të cilat janë përgjegjëse për kavitetet dhe problemet e tjera dentale. Veç kësaj, rrush i tharë është shumë i pasur me kalcium, i cili është shumë i dobishëm për shëndetin dental, pasi parandalon thyerjen e dhëmbëve dhe smaltit dhe i bën ata më të fortë. Një gjë tjetër interesante rreth rrushit të tharë është se sa më gjatë ju mbeten në dhëmbë aq më mirë, pasi kështu mundëson kontakt më të gjatë të Acidit Oleanolic më dhëmbë kështu duke parandaluar zhvillimin e baktereve. Veç atyre që thamë më lartë, bori prezent në rrush të thatë luan një rol shumë të rëndësishëm në kontrollimin e zhvillimit të mikrobeve në gojë e gjithashtu ndihmon shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve

(Visited 537 times, 1 visits today)

Posted on

Askush nuk ua ka thënë se me qepë mund të bëni këto gjëra të çuditshme


Askush nuk ua ka thënë se me qepë mund të bëni këto gjëra të çuditshme
Reviewed by on

November 16, 2018
.

Qepa është ilaç fenomenal për kolesterol, zemër, artrit dhe diabet. Përdoret tash mijëra vite për shërimin e sëmundjeve, ndërsa ne ju tregojmë edhe disa mënyra interesante të përdorimit Bllokimet në gjoks: Qepën e imtësuar e përzieni me vaj kokosi. Lyeni gjoksin me këtë pastë dhe e mbuloni me leckë kuzhine. Ngërçet në lukthin e foshnjave: […]

Qepa është ilaç fenomenal për kolesterol, zemër, artrit dhe diabet. Përdoret tash mijëra vite për shërimin e sëmundjeve, ndërsa ne ju tregojmë edhe disa mënyra interesante të përdorimit Bllokimet në gjoks: Qepën e imtësuar e përzieni me vaj kokosi. Lyeni gjoksin me këtë pastë dhe e mbuloni me leckë kuzhine. Ngërçet në lukthin e foshnjave: […]

Rating: 0

Askush nuk ua ka thënë se me qepë mund të bëni këto gjëra të çuditshme

Askush nuk ua ka thënë se me qepë mund të bëni këto gjëra të çuditshme

Qepa është ilaç fenomenal për kolesterol, zemër, artrit dhe diabet. Përdoret tash mijëra vite për shërimin e sëmundjeve, ndërsa ne ju tregojmë edhe disa mënyra interesante të përdorimit Bllokimet në gjoks: Qepën e imtësuar e përzieni me vaj kokosi. Lyeni gjoksin me këtë pastë dhe e mbuloni me leckë kuzhine. Ngërçet në lukthin e foshnjave: Zieni një sasi të vogël të qepës së imtësuar në kubëza. Qepa le të ftohet dhe e shtrydhni. Jepini foshnjave një lugë çdo orë dhe do të ketë lehtësim, transmeton gazeta Kosova Sot.

Dhimbja në vesh dhe infeksionet: Copëtoni qepën dhe e vendosni në një çorapë të hollë dhe e lidhni çorapen. Pjesën e jashtme me qepë e hidhni mbi vesh dhe e mbuloni me kapelë për ta mbajtur çorapen në vend. Kolla: Qëroni një qepë të madhe dhe e ndani përgjysmë. Në pjesën e prerë të qepës hidhni nga një lugë sheqer të vrugtë dhe e mbani të mbuluar për një orë. Sheqerin me qepë e merrni dy herë në ditë për të shëruar kollën. Temperaturë: Preni qepën në rriska të holla. Shputat e këmbëve i lyeni me vaj kokosi. Shtoni një copë qepë në dy shujtat dhe mbuloni me folie prej aluminit. Mbathni çorape gjatë natës, në mënyrë që qepa të nxjerrë jashtë të gjitha helmet e grumbulluara. (Kosova Sot)

(Visited 715 times, 1 visits today)

Posted on

20 përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet


20 përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet
Reviewed by on

November 20, 2018
.

Bizelet janë kultivuar që në lashtësi Termi “bizele” e ka origjinën nga latinishtja “pisum”. Bizelet bëjnë pjesë në familjen e legumeve, së bashku me thjerrzat, qiqrat dhe fasulet. Bizelet përmbajnë vitaminat A, B1, B6, C, dhe vitaminën K, e njohur për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe kundër mpiksjeve të gjakut. Përmbajnë sasi të lartë […]

Bizelet janë kultivuar që në lashtësi Termi “bizele” e ka origjinën nga latinishtja “pisum”. Bizelet bëjnë pjesë në familjen e legumeve, së bashku me thjerrzat, qiqrat dhe fasulet. Bizelet përmbajnë vitaminat A, B1, B6, C, dhe vitaminën K, e njohur për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe kundër mpiksjeve të gjakut. Përmbajnë sasi të lartë […]

Rating: 0

20 përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet

20 përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet

Bizelet janë kultivuar që në lashtësi

Termi “bizele” e ka origjinën nga latinishtja “pisum”. Bizelet bëjnë pjesë në familjen e legumeve, së bashku me thjerrzat, qiqrat dhe fasulet.

Bizelet përmbajnë vitaminat A, B1, B6, C, dhe vitaminën K, e njohur për ruajtjen e shëndetit të kockave dhe kundër mpiksjeve të gjakut. Përmbajnë sasi të lartë fibrash dhe fare kolesterol, bizelet janë perime që përmbajnë proteina.

20 përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet:

  1. Ndihmojnë në rrëzimin e kileve të tepërta: Meqënëse bizelet kanë pak kalori dhe zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra, ndihmojnë në humbjen e peshës. Sidomos fibrat tek bizelet bëjnë që të kemi ndjesinë e ngopjes për një kohë më gjatë.
  2. Për shëndetin e zemrës: Niacina ndihmon në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.
  3. Për sistemin digjestiv: Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit.Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin digjestiv nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë.
  4. Kundër kancerit në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.
  5. Për kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtuar nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.
  6. Mbrojnë kundër sëmundjeve të trurit: Përmbajtja e hekurit tek biezelet luftojnë aneminë.
  7. Për një lëkurë me shkëlqim: Antioksidantët si flavonoidet, katekina, epikatekina, karotenoidet, alpha carotene etj. ndalojnë procesin e plakjes së lëkurës, duke reduktuar dëmet e radikaleve të lira. Vitamina C, tepër e rendësishme për formimin e kolagjenit, ndodhet tek bizelet, duke ofruar elasticitet për lëkurën.
  8. Kundër depresionit: Antioksidantët dhe folatettek biezelet kanë një impakt tepër pozitiv në shëndetin mendor dhe ulin riksun për depresion.
  9. Forcon imunitetin: Bizelet janë një burim i mirë i vitaminës C, që mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira. Bizelet janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium, zink, bakër, manganese etj. që forcojnë sistemin imunitar.
  10. Kundër lodhjes: Hekuri është një element vital kundër këputjes dhe trajton aneminë. Është shumë i rëndësishëm si mineral pasi transporton oksigjenin nga mushkritë nëpër trup, duke i dhënë energji organizmit dhe trurit.
  11. Për zhvillimin e fetusit: Folatet janë vitamina B-complex që i nevojiten për ADN-në. Ushqimet që përmbajnë folate luftojnë kapsllëkun dhe parandalojnë defektet tek fetusi.
  12. Antioksidantë: Bizelet përmbajnë shumë antioksidantë si flavonoidet (katekinë dhe epikatekinë), karotenoide (alpha dhe beta-carotene), acid fenolik dhe polifenole. Gjithashtu vitaminat C dhe vitamin E, si dhe zink.
  13. Rregullojë sheqerin në gjak: Bizelet kanë zero kolesterol, pak yndyrë dhe kripë, si dhe sheqer natyral që i shërben trurit pa rritur nivelin e glicemisë në gjak..
  14. Burim energjie: Bizelet ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe luajnë një rol të rëndësishëm funksionin adrenal. Ato janë të pasura në vitaminat B-complex -B1, B2, B3 dhe B6, dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në metabolizimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.
  15. Për shëndetin e syve: Luteina që ndodhet tek bizelet është e përqendruar tek retina e syrit, dhe aktiviteti i saj antioxidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular.

Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës – e njohur si makula, degjenerohet (shkatërrohet).

Vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syrit. Ushqimi me nivelin më të lartë të vitaminës A është patatja e ëmbël.

  1. Magazinë vitaminash: Bizelet përmbajnë vitaminë C, B, tiaminë, riboflavinë, niacinë, dhe vitaminë K. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, fibrave dhe vitaminës A.
  2. Magazinë mineralesh: Bizelet e gatuara përmbajnë më shumë minerale se bizelet e gjalla. Mineralet jetike si hekur, magnez dhe fosfor mbështesin gjakun, muskujt, shëndetin e kockave dhe ushqejnë trurin. Zinku është një mineral që nxit shërimin e plagëve.
  3. Kundër kancerit: Vitaminat A dhe C që janë antioksidantë të fuqishëm luftojnë të gjitha tippet e kancerit përfshi të mushkërive, leuceminë, të pankreasit dhe lymphoma.
  4. Kundër mpiksjeve të gjakut falë vitaminës K.
  5. Për flokët: Vitaminat B si folatet, vitamina B6 dhe vitamina B12, ndihmojnë në shtimin e qelizave të kuqe të gjakut, që e transportojnë oksigjenin dhe elemetët e tjerë tek të gjitha qelizat e trupit, përfshi edhe ato në skalpin e kokës dhe folikulin e flokut. Mungesa e vitaminës C, çon në tharje floku dhe rënie floku.

 

(Visited 172 times, 1 visits today)

Posted on

Graviola


Graviola
Reviewed by on

November 21, 2018
.

Graviola Pamja e saj atraktive dhe shija e shkëlqyeshme nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme te kjo bimë, ajo në mënyrë të dëshmuar shëron kancerin. Kur themi shëron, mendojmë pikërisht këtë – vret qelizat e kancerit dhe është deri në dhjetë mijë herë më efikase se ilaçet, ndërsa përdoren gjethet, lëvorja, fryti dhe farat […]

Graviola Pamja e saj atraktive dhe shija e shkëlqyeshme nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme te kjo bimë, ajo në mënyrë të dëshmuar shëron kancerin. Kur themi shëron, mendojmë pikërisht këtë – vret qelizat e kancerit dhe është deri në dhjetë mijë herë më efikase se ilaçet, ndërsa përdoren gjethet, lëvorja, fryti dhe farat […]

Rating: 0

Graviola

Graviola

Graviola

Pamja e saj atraktive dhe shija e shkëlqyeshme nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme te kjo bimë, ajo në mënyrë të dëshmuar shëron kancerin. Kur themi shëron, mendojmë pikërisht këtë – vret qelizat e kancerit dhe është deri në dhjetë mijë herë më efikase se ilaçet, ndërsa përdoren gjethet, lëvorja, fryti dhe farat e graviolës.

Graviola është veçanërisht efikase në shërimin e kancerit të mushkërive, prostatës dhe pankreasit.

(Visited 107 times, 1 visits today)

Posted on

Mjekimet me fruta (frutoterapitë)

Mjekimet me fruta (frutoterapitë)

Mjekimet me fruta (frutoterapitë)

Janë mënyra shumë të efektshme të përdorimit sistematik dhe për një kohë relativisht të gjatë të frutave për përforcimin e shëndetit dhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme.
Mjekimet me fruta (frutoterapitë) janë mjaft të njohura nga populli ynë dhe përdoren gjerësisht në praktikë. Mjekimet me fruta bëhen duke konsumuar çdo ditë nga gjysmë deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar këtë për 10-20 e më shumë ditë. Gjatë zhvillimit të kurës, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripërat e panevojshme që grumbullohen nëpër kyçe dhe që shkaktojnë dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rëndon trupin. Në kohën e frutoterapisë ushqimi tjetër duhet të jetë i lehtë, i çliruar nga mishrat, dhjamërat, dhe brumërat, i mjaftueshëm në sasi duke parapëlqyr sallatat dhe supat me barishte të pasura në vitamina dhe kripëra minerale.
Praktika tregon se kurat me fruta janë shumë të dobishme edhe për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Të efektshme janë rezultatet e kurimit me arra, me lajthi, ose me bajame për përforcimin e organizmit të dobësuar dhe për rivendosjen e shëndeti me gështenje, me ftonjë, me thana ose me vadhëza kundër diarresë (jashtqitjes) e dizenterisë; me rrush, me limo ose me dredhëza kundër reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundër anemisë. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundër sëmundjeve të mëlqisë; me mollë kundër sëmundjeve të zemrës; me portokalle e qershi kundër sëmundjeve të veshkave.

(Visited 339 times, 1 visits today)

Posted on

Pema çudibërëse që shkrin dhjamin dhe ngrit disponimin – Garcinia Cambogia


Pema çudibërëse që shkrin dhjamin dhe ngrit disponimin – Garcinia Cambogia
Reviewed by on

December 2, 2018
.

Pema çudibërëse që shkrin dhjamin dhe ngrit disponimin Në botën mbarë kjo pemë është vërtetuar si pemë që bën çudinë se ngrit nivelin e serotoninës dhe shkrin dhjamin. Nëse dëshironi të humbni në peshë, por gjithmonë jeni të uritur, e kilogramët nuk shkrihen, atëherë ju sjellim pemën “Garcinia cambogia”, e cila shkaku i përbërësve të […]

Pema çudibërëse që shkrin dhjamin dhe ngrit disponimin Në botën mbarë kjo pemë është vërtetuar si pemë që bën çudinë se ngrit nivelin e serotoninës dhe shkrin dhjamin. Nëse dëshironi të humbni në peshë, por gjithmonë jeni të uritur, e kilogramët nuk shkrihen, atëherë ju sjellim pemën “Garcinia cambogia”, e cila shkaku i përbërësve të […]

Rating: 0

Pema çudibërëse që shkrin dhjamin dhe ngrit disponimin – Garcinia Cambogia

Pema çudibërëse që shkrin dhjamin dhe ngrit disponimin – Garcinia Cambogia

Pema çudibërëse që shkrin dhjamin dhe ngrit disponimin

Në botën mbarë kjo pemë është vërtetuar si pemë që bën çudinë se ngrit nivelin e serotoninës dhe shkrin dhjamin.

Nëse dëshironi të humbni në peshë, por gjithmonë jeni të uritur, e kilogramët nuk shkrihen, atëherë ju sjellim pemën “Garcinia cambogia”, e cila shkaku i përbërësve të vet ndikon në humbjen në peshë parandalon oreksin.

“Garcinia Cambogia” ndalon edhe nevojën për ushqim që shfaqet në situata stresuese apo situatat emocionuese. Ekstrakti i saj është i pasur me acidin (HCA).

Si ndikon “garcinia cambogia”
Ndalon efektin e enzimave në trupin tonë që karbohidratet që nuk mund t’i shpenzojmë i shndërron në energji.
Po ashtu, ndalon oreksin dhe shton nivelin e serotoninës në gjak.

(Visited 354 times, 1 visits today)

Posted on

Të mirat shëndetësore të Mangos

Mangot kanë një shije aq të mirë, sa njerëzit harrojnë se ato janë gjithashtu edhe të shëndetshme! Më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore të “mbretit të frutave”:

Parandalon kancerin – Hulumtimet kanë treguar se përbërësit antioksidues të gjetura në mango kanë efekt mbrojtës kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit, leukemisë dhe të prostatës. Në këta përbërës bëjnë pjesë: quercetin, isoquercitrin, astragalin, fisetin, acid gallik dhe methylgallat, si dhe enzimat e bollshme.

Zvogëlon kolesterolin – Nivelet e larta të fibrave, pektinës dhe vitaminës C ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në serum, veçanërisht lipoproteinën (LDL), i njohur si kolesteroli i keq.

Pastron lëkurën – Mango është i treguar i dobishëm për lëkurën, ashtu që ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura dhe eliminimin e puçrrave.

Përmirëson shëndetin e syve – Një filxhan mango i prerë përmbush 25 për qind të vlerës së nevojshme ditore për vitaminën A, e cila na ndihmon të kemi shikim të mirë, parandalon verbërinë e natës dhe syrin e thatë.

Alkalizon gjithë trupin – Acidi tartarik, acid malik dhe acidit citrik të gjetur në frut ndihmojnë në ruajtjen e rezervave të alkaleve në trup.

Mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit – Mango mund të ndihmojë në normalizimin e nivelit të insulinës në gjak. Gjethet e mangos përdoren edhe si ilaç i mjekësisë tradicionale, ashtu që fillimisht zihen, pastaj lihen gjatë natës dhe pasi të kullohet mund të pihet në mëngjes. Fruti i mangos gjithashtu ka një indeks glikemik relativisht të ulët (41-60) kështuqë përdorimi i tyre në sasi të moderuar nuk do të ngrisë nivelet e sheqerit tuaj.

Përmirëson tretjen – Papaja nuk është e vetmja frutë që përmban enzime për zbërthimin e proteinave. Ka edhe disa fruta, duke përfshirë mangon, të cilat kanë këtë cilësi të shëndetshme. Fibra në mango gjithashtu ndihmojnë tretjen dhe eliminimin.

Ndihmon në raste të goditjes nga nxehtësia – Përgatitja e lëngut nga fruti i mangos së gjelbër dhe përzierja me ujë dhe sheqer diabetik ndihmon për të ftohur trupin dhe për të parandaluar dëmtimin nga mbinxehja e trupit.

Ndihmon në mbrojtjen e imunitetit – Ky frut ekzotik është burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme, pa pasur nevojë të përdorim ilaçe.

Posted on

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i dardhës

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i dardhës

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i dardhës

Janë pemë të pothuajse krejt stinëve, por konsumimi i dardhave gjatë dimrit ka veti të mëdha shëndetësore.

Dardhat mund t’i konsumojmë si lëngje, reçel e frut.

Ne do ju sjellim disa nga të mirat e dardhave si arsye për të ngrënë me shumë:

Dardhat janë shumë të shëndetshme.

Rregullojnë tretjen.

Kanë fibra dhe nxisin hormonet.

Mbrojnë zemrën tuaj, janë të pasura me flavonoide që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm.

Ul kolesterolin e keq në gjak.

Forcojnë imunitetin, pasi përmbajnë vitaminë B dhe C.

Përmirësojnë shikimin.

Ndihmojnë në humbjen e peshës.

(Visited 166 times, 1 visits today)

Posted on

Hurma përmban shtatë vitamina

Hurma përmban shtatë vitamina

– Vitamina  A, e cila ndalon verbimin, ngre imunitetin e membranës së mukozës dhe luan rol në luftimin e kancerit.

– Vitamina B1, mungesa e kësaj vitamine bëhet shkak për zhvillimin  e ngadaltë dhe Hidropizi. Favorizon nje funksionim te mirë te sistemit nervor,te muskujve dhe te zemrës.

– Vitamina B2, është e rëndësishme për lëkurën dhe zhvillimin, aparatin tretës dhe shikimin.

– Vitamina B6, fuqizon sistemin nervor dhe enët e gjakut, ndalon vjelljen.

– Vitamina D, është e rëndësishme për kockat dhe dhëmbët, përfitohet nga kalciumi dhe fosfori.

– Vitamina E, luftuese e oksidit, mbron membranat qelizore nga shkatërrimi dhe lënda okside, ndihmon në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut.

– Çdo 100 gram hurma prodhon 13 mg acid folik, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, shton cilësinë e punës së hekurit në trup.

– Amino acidi i hurmës është i rëndësishëm për prodhimin e 5 mijë lloje proteinash të domosdoshme për një jetë të shëndetëshme, 18 prej këtyre janë shembullore dhe cilësore për imunitetin dhe shumimin.  Tryptophan është nga aminoacidet të rëndësishme që gjendet tek hurma, ky acid ka rol të madh në rregullimin e gjumit, të humorit dhe oreksit.

– Kripërat alkaloide që gjenden tek hurmat veprojnë në rregullimin e acidit në gjak që prodhohet nga ngrënia e mishit dhe niseshtesë, të cilët shkaktojnë ngrirje, gurë në veshka, apandesit dhe ngritje të tensionit të gjakut.

– Hurma arabe është e pasur me elementët natyral Phyto, parandaluese të kancerit.

– Hurma është e pasur me fibra zhdërvjellëse të imunitetit, kundër kapsllëkut dhe tumoreve të stomakut, ul sheqerin në gjak, lufton alergjinë.

– Hurma arabe përmban elementë anti-kanceroz.

– Hurma arabe shton prodhimin e hormoneve nxitëse të qumështit tek nënat gjidhënëse.

– Përmban hormone të rëndësishme siç është hormoni Pitocin, që ka rol rregullues të shtytjeve të fëmijës kur lind, dhe përveç kësaj, ndalon hemorragjitë gjatë lindjes dhe pas saj, si dhe ul presionin e gjakut te gruaja shtatzënë.

(Visited 184 times, 1 visits today)