Posted on

Mbani dietë dhe nuk dobësoheni?- Ja disa arsye

A ju ka ndodhur të mbani dieta të njëpasnjëshme dhe nuk dobësoheni ashtu sic e prisnit? Dietologët thonë se ka disa shkaqe për këtë fenomen.

-Mungesa e vitaminave

Gratë që e plotësojnë dietën me vitamina shtesë kanë më pak uri sesa ato që nuk e bëjnë këtë, sipas kërkimeve të Laval University në Kanada.

Zgjidhja: Bëj një test nëse të mungon ndonjë lloj vitamine dhe drejt e në farmaci, ose kërko ushqime të pasura me atë lloj vitamine. Ato mund të jenë vitaminat B që ndihmojnë në djegien e yndyrave dhe uljen e nivelit të stresit nëse ai ka fluturuar pa kontroll.

 

f7bf66b2f5b5422d8e6772f87788ec65-Masa e racioneve

Gjatë 30 viteve të fundit, përmasat mesatare të një pjate janë rritur nga 23cm në 33cm, gjë që ka ndodhur dhe me racionet. “Shumë nga ne kanë harruar si janë racionet normale” thotë dietologia skoceze Fiona Kirk.

Zgjidhja: Fiona rekomandon të përdorim racione ushqimesh me karbohidrate apo proteina jo më të mëdha sesa grushti dhe ta mbushim pjesën tjetër të pjatës me fruta dhe perime. Sigurisht duhet të përdorni pjata më të vogla që mos të ngelet më vend.

3.Bakteret e zorrëve

Bëhet fjalë për bakteret që jetojnë në sistemin tretës. Studiuesi Peter Turnbaugh i Washington University School of Medicine ka vëzhguar dy lloje bakteresh që gjenden në zorrë: bakteroidetes dhe firmikutes. Ai zbuloi që njerëzit obezë kishin një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata fillonin dietën, sasia e tyre ulej dhe rritej ajo e grupit të parë, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.

Zgjidhja: Ndërkohë që nuk është gjetur deri tani asgjë që mund të rrisë nivelet e bakteroideteve, duke rritur nivelet e baktereve në përgjithësi do rritej dhe numri i atyre që shpërbën karbohidratet. Mënyra më e mirë është të marrësh më shumë ushqime probiotike që furnizojnë nivelet e baktereve të shëndetshme që përfshijnë preshin, hudhrën dhe bananet dhe të shmangësh antibiotikët që mund t’i vrasin ato. Gjithashtu mund të marrësh një pije të përditshme probiotike si kosi.

4. Truri yt

Studiues në Universitetin e Utrecht në Holandë kanë vërtetuar që njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit, shkruan revista “Class”. Trajnerja Alyssa Abey thotë që nëse truri yt e di që po bën diçka që do të bëjë të ndihesh keq, e ndalon atë. Kështu ti do e ndjesh çdo copë torte që lë pas në raftin e ëmbëltores.

Zgjidhja: Fokusohu te arsyet pse do të humbasësh peshë dhe thuaji vetes që do e bësh. Duhet të ndalosh të shohësh njëkohësisht ëmbëltoren dhe palestrën ngjitur me të. Gjithashtu bën mirë t’i shënosh objektivat për peshën në një letër. “Unë këshilloj që të gjithë të mbajnë shënime dhe ta kontrollojnë para se të bëjnë diçka që vë në provë premtimin”, – thotë trajnerja personale e Jennifer Garner, Valerie Waters

5. Qëndroni ulur për një kohë të gjatë dhe nuk merreni me aktivitet sportiv.

6. Nuk konsumoni ujë sa duhet

7. I kapërceni proteinat- Shumë studime kanë arritur në përfundimin se proteinat përshpejtojnë dobësimin dhe forcojnë muskujt.

076fd5422594440b9012396241aca93bProvoni ujin me limon

Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.

Ajuverda fton të gjithë që ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën.

Mendja mund t’ju thotë se duhet ta kontrollosh emailin, ta bësh një shëtitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh ritualet e tua të mëngjesit.

Por, nëse mund të gjesh kohë për vetëm një ritual që do të përmirësojë shëndetin, atëherë le të jetë ky…

Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar.

Ujë i ngrohte me limon – Dobitë shëndetësore

1. Forco imunitetin tuaj

Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

2. Balanco nivelet e pH-s

Në besoni limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik në vetvete, por brenda në trupin tonë janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet në trup pasi të metabolizohet). Ashtu si ata që ndjekin shëndetin e mirë tregojnë, një trup alkaline vërtetë është çelësi drejt shëndetit të mirë.

3. Ndihmon për humbje peshe

Limonët janë gjithashtu të pasur me fibër pectin, që ndihmojnë për të luftuar dëshirën për të ngrënë (nuk do të thuash më “po më hahet diçka”). Gjithashtu është parë në disa studime që njerëzit që mbajnë një dietë më alkaline humbin peshë më shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbarë është më lehtë që të bësh zgjedhjet e duhura më vonë gjatë ditës.

4. Ndihmon tretjen

Uji i ngrohët shërben për të stimuluar traktin gastroinestinal dhe peristalsis – valët e kontraktimeve të muskujve brenda mureve të zorrëve që shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët janë të pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në lirimin e toksinave në traktin e tretjes.

5. Shërben si diuretik natural

Lëngu i limonit ndihmon në nxjerrjen jashtë të materieve të padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje më të madhe e kështu duke ndihmuar që trakti urinar të jetë i shëndetshëm.

6. Lëkurë të pastër

Vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon që gjithashtu të kesh lëkurë të pastër.

7. Hidraton sistemin limfatik

Kjo gotë e mirësisë ndihmon që të filloni ditën i hidratuar, që ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, apo thellë dehidrohet (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej të gjitha funksionet e tij, e kjo shpien në mbledhje të helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhë. Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Kështu që nuk vërtetë nuk ke pse mos ta marrësh seriozisht gjendjen e thellë dehidratimi.

Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së ujë te ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshojë përvojën tuaj ditore. Mos u habisni nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim.

Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit.[albaniancricn]

(Visited 91 times, 1 visits today)

Posted on

Largimi i cistave nga vezorët me mjalt dhe aloe vera

Largimi i cistave nga vezorët me mjalt dhe aloe vera

Largimi i cistave nga vezorët me mjalt dhe aloe vera

670px-Make-an-Aloe-Vera-Face-Mask-Step-3-Version-2Një përqindje e madhe e femrave kanë probleme me paraqitjen e cistave në njërin ose të dy vezoret. Këto cista është e vështirë që të shërohen, por nuk është e pamundur. Në shërimin e tyre mund të ju ndihmojnë edhe disa ilaçe popullore.

Ilaç nytyral për largimin e cisteve nga vezorët

Ju paraqesim ilaç popullor nga aloe vera dhe mjalta, të cilin duhet ta përgatisni në këtë mënyrë:

Merrni disa gjethe kaktus aloe vera dhe vendosni në frigorifer për të qëndruar dy javë. Pastaj imtësoni dhe shtrydheni lëngun e tyre. Lëngun e fituar përzieni me mjaltë në raport 1:1. Masën e fituar ruajeni në frigorifer.

Mënyra e përdorimit:

Për ta përdorë këtë ilaç natyral nga mjalta dhe aloe vera, merrni një lugë nga masa e fituar dhe më pas duhet ta ngrohni pak që të jetë më e lëngshme sepse gjatë qëndrimit në frigorifer është më e fortë. Pas ta keni ngrohur, merrni një tampon vaginal dhe me lëngun e fituar lyeni tamponin dhe më pas vendoseni në vaginë ashtu që të qëndrojë tërë natën për të pasur efekt.

Përsëritni këtë procedurë për 10 ditë dhe pastaj bëni pauzë. Ilaçin mos e vendosni derisa keni menstruacione. Pas pauzës së dëshiruar (deri me 1 javë) vazhdoni terapinë edhe 10 ditë tjera.

Me ndihmën e këtij ilaçi natyral, në mënyrë të njejtë mund ta shëroni edhe erozionin e qafës së mitrës.

Ju këshillojmë që të konsultoheni edhe me gjinekologun për ta aplikuar këtë ilaç natyral.

(Visited 217 times, 1 visits today)

Posted on

Anoreksia, çrregullim i të ushqyerit

Anoreksia, çrregullim i të ushqyerit

Anoreksia, çrregullim i të ushqyerit

types_of_eating_disordersAnoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re me shume te gratë vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.

Manifestimet klinike te anoreksise nervoze jane,pergjithesisht,shume te renda nder te cilat mund te permendim edhe manifestimet e sistemit endokrin.

Amenorrea (çrregullime, nderprerja e ciklit menstrual tek femrat) qe vjen nga reduktimi i sekretimit te faktoreve te lirimit te gonadotropinave (si dhe reduktimi i sekretimit te hormoneve LH e FSH). Manifestime te tjera me te zakonshme, te lidhura me reduktimin e lirimit te hormoneve te tiroides, jane edhe intolerimi ndaj te fohtit, bradikardi(zvogelim i numrit te rrehjeve te zemres) dhe modifikim te lekures.

Psikologët po përpiqen të kuptojnë shkaqet e anoreksisë.

Fatkeqësisht, shpesh individët e prekur nuk vihen re që në fillim, por pasi çrregullimi ka vepruar për njëfarë kohe.

(Visited 101 times, 1 visits today)

Posted on

Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë


Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë
Reviewed by on

July 17, 2015
.

Sipas studimeve të fundit ku janë përfshirë 4,000 gra, kërkuesit kanë arritur në përfundim se akupunktura dyfishon shanset për mbetjen shtatzënë. Megjithëse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo “në epruvetë” ka mbi 30 vjet që përdoret si metodë, suksesi për mbetjen shtatëzënë ende rezulton i ulët — tek rreth 35 për qind e grave në SHBA të […]

Sipas studimeve të fundit ku janë përfshirë 4,000 gra, kërkuesit kanë arritur në përfundim se akupunktura dyfishon shanset për mbetjen shtatzënë. Megjithëse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo “në epruvetë” ka mbi 30 vjet që përdoret si metodë, suksesi për mbetjen shtatëzënë ende rezulton i ulët — tek rreth 35 për qind e grave në SHBA të […]

Rating: 0

Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë

Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë

akupunktura

Sipas studimeve të fundit ku janë përfshirë 4,000 gra, kërkuesit kanë arritur në përfundim se akupunktura dyfishon shanset për mbetjen shtatzënë. 
Megjithëse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo “në epruvetë” ka mbi 30 vjet që përdoret si metodë, suksesi për mbetjen shtatëzënë ende rezulton i ulët — tek rreth 35 për qind e grave në SHBA të moshave 35- 40 vjeçare dhe rreth 20 për qind e tyre mbi 40 vjeç, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes. Kosto për këtë proces mund të shkojë mbi 10,000 dollarë amerikanë. 

(Visited 75 times, 1 visits today)

Posted on

Për shkëlqimin e fytyrës së femrës


Për shkëlqimin e fytyrës së femrës
Reviewed by on

August 20, 2015
.

Për bukurinë dhe shkëlqimin e fytyrës së femrës Duhet relaksuar trupin dhe fytyra të lyhet me mjaltë dhe për pesëmbëdhjetë minuta të thuhet SubhanAllah, e pastaj të lahet fytyra me ujë të vokët dhe të thahet, pas kësaj le të lyhet fytyra me vaj ulliri. Kjo përsëri gjatë një jave. (Visited 97 times, 1 visits […]

Për bukurinë dhe shkëlqimin e fytyrës së femrës Duhet relaksuar trupin dhe fytyra të lyhet me mjaltë dhe për pesëmbëdhjetë minuta të thuhet SubhanAllah, e pastaj të lahet fytyra me ujë të vokët dhe të thahet, pas kësaj le të lyhet fytyra me vaj ulliri. Kjo përsëri gjatë një jave. (Visited 97 times, 1 visits […]

Rating: 0

Për shkëlqimin e fytyrës së femrës

Për shkëlqimin e fytyrës së femrës

mjalti semundjet

Për bukurinë dhe shkëlqimin e fytyrës së femrës

Duhet relaksuar trupin dhe fytyra të lyhet me mjaltë dhe për pesëmbëdhjetë minuta të thuhet SubhanAllah, e pastaj të lahet fytyra me ujë të vokët dhe të thahet, pas kësaj le të lyhet fytyra me vaj ulliri. Kjo përsëri gjatë një jave.

(Visited 97 times, 1 visits today)

Posted on

Akunpuktura

Akunpuktura

Akunpuktura

akupunktura

Akunpuktura është një shkencë ekzakte e njohur vetëm nga ata që kanë mësuar rreth këtij arti të lashtë. Akunpuktura që do të thotë pikë shtypjeje, bazohet në parimin se trupi përmban ngarkesa elektrike pozitive dhe negative që janë të lidhura me njëra tjetrën.

Ushtrimi i shtypjes mbi këto pika ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe përtëritjen e energjisë në pjesët përkatëse të trupit.

Tani nepërmejt nje paisjeje të re celuloide mjekët janë në gjendje të përcaktonjne pikat e ndjeshmërisë trupore. Midis të tjerash, akunpunktura përdoret edhe kundër urisë, por efektet mund të jenë të përkohëshme.

Gjithashtu, ekspertët thonë se personat me dhimbje të mëdha duhet pa tjetër të këshillohen me mjekët. Akunpuktura, thonë ata nuk rekomandohet për mjekimin e njerëzve që kanë tumor në tru, as për ata me sëmundje neurologjike, dhe as për gratë shtatzana.

(Visited 55 times, 1 visits today)

Posted on

Takat e larta dhe rreziku i tyre

dd5209f07e2945f189a1744d14672346Këpucët me takë të lartë janë përgjegjëse për plagët në këmbë dhe për defekte të tjera kockash. E gjithë pesha e trupit mbështetet në këtë pjesë të ndjeshme të këpucëve.

Këpucët me taka të larta çekuilibrojnë trupin. Kjo mund të shkaktojë lodhje të mesit. Veshja e përhershme e takave të larta dëmton gjunjët.

Mjekësia popullore ka evidentuar se njeriu plaket fillimisht nga këmbët, ashtu si edhe bima kalbet nga rrënja.

Në shputën e këmbës gjendet shumë enë gjaku, kështu që shkencëtarët e kanë quajtur edhe si “zemra e dytë”. Gjithashtu në të ka mbaresa të pafundme nervore të cilat lidhen ngushtë me trurin

Këpucët me taka të larta datojnë nga Europa mesjetare. Femrat, ashtu edhe meshkujt me autoritet apo pjesëtarë të familjeve mbretërore, asokohe vishnin këpucë me një lartësi karakteristike, ndërsa në 100 vitet e fundit ka pasur pak periudha (dhe ato fare të shkurtra) kur takat e larta kanë dalë nga moda. Arsyet e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga dëshira e femrës për t’u dukur më e bukur, më e gjatë, e nganjëherë edhe thjesht për modë. Mirëpo, nuk duhet harruar që shputat paraqesin bazën e trupit mbi tokë dhe si të tilla ato kërkojnë një mbështetje sa më të mirë e të gjerë. Pra, si t’ia bëni me takat e larta që sigurojnë bukuri dhe elegancë në dëm të stabilitetit?! A ia vlen të rrezikohet dhe cilat janë pasojat e përdorimit të këpucëve me taka të larta?!

Realisht, shumica e ekspertëve të kësaj fushe janë të mendimit që për përdorim afatgjatë ditor, takat e këpucëve të kenë një lartësi prej 1-2 cm, ndërsa në raste të veçanta (për periudha më të shkurtra kohore) edhe mund të përdoren ato me taka të larta.

Përdorimi për periudha të zgjatura të takave të larta shpesh mund të ketë pasoja serioze për femrën, e sidomos kur kombinohen takat e larta me grykat e ngushta të këpucëve mbi të cilat bie pesha e gishtërinjve.

17342d016e684f99babf2bf1c0443c4eKështu këpucët me taka të larta që përdoren për periudha të gjata kohore mund të çojnë në deformim të gishtërinjve dhe shputës, rrisin mundësitë për thyerje, përdredhje e ndrydhje, dëmtojnë tendinën e Akilit dhe muskulin e pulpës, etj. Specialistët e “Royal National Orthopaedic Hospital” në Londër kanë përdorur një teknologji të re përmes të cilës arritën të jepnin imazhe 3D të shputës teksa qëndron mbi taka relativisht të larta.

Nga kjo foto vërehet se si pozicionohet shputa në një pozitë jonormale për të, ku e gjithë pesha bie mbi pjesën e përparme të shputës duke i favorizuar maksimalisht deformimet e mundshme. Kështu, deformimet dhe problemet e tjera shoqëruese si pasojë e përdorimit të këpucëve me taka të larta janë të paevitueshme për aq kohë sa këto të fundit bëhen pjesë e përditshmërisë së garderobës së femrës.

Edhe specialistët e klinikave më të shquara europiane, këshillojnë reduktimin e daljeve me këpucë që kanë taka të larta.

1.Këpucët me taka shkaktojnë artrit

Sipas një studimi të Harvard-it takat e larta i bëjnë keq shëndetit të gjunjve, pasi ushtrojnë presion mbi to gjatë ecjes. Sipas këtij studimi gratë që veshin taka të larta kanë 2 herë më shumë mundësi të preken nga osteoartrirti tek gjunjtë.

2.Veshja e takave të larta dëmton këmbët dhe muskujt

Kur vishni taka të larta ndryshon pozicioni i këmbës, dhe thembra qëndron më lartë. Kjo mund të shkaktojë dhimbje kronike këmbësh dhe spazma muskujsh. Sipas terapistes Natalie A. Nevins nëse duhet të vishni taka për shkak të profesionit tuaj, është mire që të keni edhe një pale këpucë të sheshta gjatë ditës.

3. Takat e larta shkaktojnë nerv shiatik

Takat e larta bëjnë që të ushtroni më shumë presion tek muskujt e prapëm të mesit. Sipas Dr. Carrie Bowler, gratë që veshin taka të larta shpesh vuajnë nga nervi shiatik—dhimbje kronike këmbësh dhe dhimbje të tjera gjatë ecjes.

4.Takat e larta ju shtrembërojnë qafën

Dr. Bowler thekson gjithashtu se takat e larta kanë efekte në të gjithë kolonën tuaj e sidomos tek pjesa e sipërme e trupit e konkretisht tek qafa.

5. Takat e larta dëmtojnë kockat

Sipas një njoftimi në “Washington Post”, podiatristët thonë se qëndrimi apo ecja për një kohë të gjatë me taka të larta shakton fraktura ose krisje tek kockat e këmbëve, prandaj është mirë të evitoni këtë gjë sa më shumë. Merrni masa të tjera si masazh këmbësh apo dhe ndërrim të këpucëve gjatë ditës.

(Visited 138 times, 1 visits today)

Posted on

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit


Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit
Reviewed by on

November 2, 2015
.

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit, është nutrienti më i mirë i mëngjesit, që i largon helmet nga organizmi ( detoksikon ), regjenerues, jep energji dhe forcë ditore. I pasur me vitamina si: […]

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit, është nutrienti më i mirë i mëngjesit, që i largon helmet nga organizmi ( detoksikon ), regjenerues, jep energji dhe forcë ditore. I pasur me vitamina si: […]

Rating: 0

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit

12187950_1543840389266501_4336851321414876037_o

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit

Lëngu i karrotës i pastër dhe i kombinuar me lëngun e limonit ose portokallit, është nutrienti më i mirë i mëngjesit, që i largon helmet nga organizmi ( detoksikon ), regjenerues, jep energji dhe forcë ditore.
I pasur me vitamina si: vitaminën A, B, C, D, E dhe K.

(Visited 96 times, 1 visits today)

Posted on

PASURIA E NUTRIENTËVE USHQYES NË LËNGUN E GJELBËRT

Lëngjet e gjelbërta janë një përvojë shumë e mirë që do t’ju ndryshojë tërësisht shëndetin tuaj.

Të gjithë përbërësit në lengje të gjelbërta janë të freskët dhe shumë ushqyes.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta ku ushqimi zihet shkatërrojnë shumë përbërës nutritiv ushqyes në të, prandaj ushqimet të cilat nuk zihen janë me rëndësi për të qëndruar të shëndetëshëm.

Lëngjet e gjelbërta janë përplotë me vitamina të dobishme, minerale, antioksidant, elemente – materje anti inflamatore, fitonutrient, fibra, ujë, përmbajnë nutrientët si klorofili, i cili me strukturë është i ngjajshëm me hemoglobinën në gjakun e njeriut, çka do të thotë se pirja e lëngjëve të gjelbërta është sikur pranimi i transfuzionit për ta pastruar gjakun nga toksinat.

Të ushqyerit shëndetshëm është sekret i bukurisë së brendshme dhe të jashtme.
Kur të konsumoni ushqim natyror, të freskët, thjeshtë dukeni dhe ndiheni më mirë dhe më të ri, si dhe i parandaloni dhe i luftoni sëmundjet.

Receta për konsumim ditorë e lëngut të gjelbërt Detox;

Përbërësit:
– 200 gr spinaq
– 100gr lakër me gjethe të gjelbërta
– 2 gota ujë
– 1/2 limon i qëruar
– 2 kivi
– 1 mollë e gjelbërt
– 2 lugë fara të bluara të linit

Vendoseni frutat dhe ujin në blender dhe miksoni derisa të fitoni lëngun e gjelbërt, ndaleni blenderin dhe Iistoni përbërsit tjerë. Përzieni derisa të bëhet masa kremoze.

Posted on

Pija magjike që shëron mbi 50 sëmundje

Me këtë pije magjike, ju mund të shijoni shumë përfitime shëndetësore. Në fakt, mund të jetë aq e fuqishme sa të ndihmoj në trajtimin e çmendurisë e madje edhe kancerit. Këto të dhëna janë gjetur në shumë studime.

Pija ka prejardhjen  nga India.

Përbërësit:

1/2  e lugës së gjellës xhenxhefil

1/2 e lugës së gjellës kanellë

1/6 e lugës së gjellës shafran të Indisë

1/2 e filxhanit të çajit qumësht

Pak mjaltë.

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe shtojini 1/2 e një litri ujë të vluar. Qumështi i nxehtë gjithashtu duhet t’i hidhet tani.

Menjëherë pas përgatitjes kujdesuni që të konsumoni pijen, duke mos e ndarë në disa pjesë për gjithë ditën.