Buke me djathë dhe qepë

spot_img

Përbërësit:

1 bukë e ftohtë
250 gr djath të fortë
100 gr margarin,ose vaj ulliri
3-4 qepë të reja
pak erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

E prejmë bukën horizontalisht dhe vertikalisht ,po jo deri ne fund(dmth korja përfundi s`duhet të prehet).Djathin e prejmë në feta të holla dhe e shtijmë ndërmjet pjesëve të prera.Margarinën e shkrirë ose vajin e ullirit e përziejmë me qepë të grira imët.Këtë masë ia qesim bukës përmbi dhe e qesim në tepsi.E mbulojmë me foli alumini dhe e fusim në furrë për 15 minuta në temperaturë 180*C.(në dy skajet e bukës ia ngulim nga një rrëmojsë që mos të ngjitet folia për buke).Pas 15 minutave ia heqim folien dhe e fusim përsëri në furrë për 5 minuta,që të marrë një ngjyrë të bukur.
P.S.Mund t`i qitet edhe ngapak kaqkavall dhe susam permbi.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles