Përbërësit:
10 kofshë pule
2 filxhanë troshka buke/galetë
parmezan
4 lugë gjelle magdanoz
2 lugëza piper i kuq
2 lugëza hudhër pluhur
1 lugëz rigon
2 lugëza kripë
3 lugë gjelle mustardë
200 gr gjalpë
piper i zi
Hapi 1
Furrën ngroheni në 200 gradë, ndërsa tavën ku do të piqet mishi lyejeni me gjalpë.
Hapi 2
Në një enë bashkoni troshkat e bukës, parmezanin e grirë imët, magdanozin, rigonin, piperin e kuq dhe hudhrën.
Hapi 3
Shtoni kripë e piper të zi dhe përziejini mirë të gjitha.
Hapi 4
Në një enë tjetër shkrijeni gjalpën, shtojini mustardën e trazojini mirë bashkë.
Hapi 5
Kofshët e pulës lyejni me përzierjen prej mustarde e gjalpe e më pas kalojini tek troshkat e bukës.
Hapi 6
Kofshët e përgatitura kështu renditini në tavë dhe piqini në furrën e parangrohur për afro 1 orë ose derisa të marrin një ngjyrë të bukur.
Hapi 7
Ju bëfshin mirë.