Biskota të mbushura me brumë arrash dhe kanellë

spot_img

biskotaPër brumin na duhen këto përbërës:
300-350 gr miell të ashpër
50 g sheqer
200 gr gjalpë
2 lugë ajkë të thartë ose kos
pak kripë

Për mbushjen:
300 gr arra të bluara
300 gr sheqer
2 luge të mëdha gjelle rum
1,5 l qumësht të valë
leëurat e 1 limoni të grirë
1 lugë mjaltë
gjysëm lugë kanelle
Për në fund fare sipas nevojës sheqer pluhur

Përgatitja:
Në fillim përzieni të gjithë përbërësit për mbushjen në një tas të thellë dhe në fund hidhni qumështin e valuar, përziejini mirë të gjithën sa bëhet një brum homogjen.

Për brumin do përzieni të gjithë përbërësit dhe brumin e mbështillni në një folie plastike dhe e vëreni në frigorifer rreth 1 orë të pushojë. Pastaj ndani në dy pjesë dhe e hapni në tavolinën e punës lyer me pak miell me rrolin e brumit.

E shtroni pjesën e poshtme në tavë drejtkëndeshe rreth 30x 33 cm dhe e piqni për disa minuta në furrën e parangrogur në 200 gradë. Hiqeni, shtroni aty mbushjen dhe i shtoni pjesën tjetër të brumit sipër. Vëreni të piqet rreth 15-20 minuta të tjera.

Pastaj ashtu të nxehtë e prisni me thikë të mprehtë në kuadrata 2×2 cm dhe i kaloni në sheqer pluhur, ose në sheqer pluhur me pak arome vaniljeje (ose me pak kanelle ose karafil të bluar që e vëmë tek sheqeri pluhur) nga të gjitha anët. I lini të ftohen dhe i keni gati për servirje. Dalin jashtëzakonisht të shijshme.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles