Posted on

Vaji i bajameve eshte shume i mire per floket tuaj


Vaji i bajameve eshte shume i mire per floket tuaj
Reviewed by on

January 9, 2019
.

Vaji i bajameve eshte shume i mire per floket tuaj. Ajo eshte e pasur me vitamina A,B,D,E, gjithashtu me proteina dhe me kripera minerale te cilat kane nje efekt ushqyes si per floket dhe per lekuren tuaj. Ate mund ta perdorni dhe per fytyren , per ti dhene asaj nje butesi dhe hidratim. Indikacionet Floket […]

Vaji i bajameve eshte shume i mire per floket tuaj. Ajo eshte e pasur me vitamina A,B,D,E, gjithashtu me proteina dhe me kripera minerale te cilat kane nje efekt ushqyes si per floket dhe per lekuren tuaj. Ate mund ta perdorni dhe per fytyren , per ti dhene asaj nje butesi dhe hidratim. Indikacionet Floket […]

Rating: 0

Vaji i bajameve eshte shume i mire per floket tuaj

Vaji i bajameve eshte shume i mire per floket tuaj

Vaji i bajameve eshte shume i mire per floket tuaj. Ajo eshte e pasur me vitamina A,B,D,E, gjithashtu me proteina dhe me kripera minerale te cilat kane nje efekt ushqyes si per floket dhe per lekuren tuaj. Ate mund ta perdorni dhe per fytyren , per ti dhene asaj nje butesi dhe hidratim.
Indikacionet
Floket e thate dhe te brishte , rregullimin e tyre
Floket e lyra
Perdorimi
Ai eshte si shampo dhe mund te perdoret dhe mbas saj
Ai eshte gjithashtu dhe si maske mbrojtese per floket

(Visited 179 times, 1 visits today)

Posted on

Misvak pastë dhëmbësh aromatike

Misvak pastë dhëmbësh aromatike

Misvak pastë dhëmbësh aromatike

Misvak pastë dhëmbësh aromatike
Misvak pastë dhëmbësh aromatike – Siguron një mbrojtje të sigurt për dhëmbët dhe mishrat. Me të gjitha përbërjet -natyrore formulë bimore e përparuar dhe vërtetuat shkenctarisht.
Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore që ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve…
Njëra prej mënyrave më efikase për mbrojtjen e dhëmbëve është misvaku i cili është përmendur disa herë në hadithet e Pejgamberit s.a.v.s..
01. Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”
02. Ebu Musa el-Esh’ariu r.a. ka thënë: “E kam vizituar Pejgamberin s.a.v.s. ndërsa misvakun e kishte në majën e gjuhës.”
Misvaku është shkop i cili përdoret për masazhën e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që mund të përkthehet në kuptimin “masazhë” (që d.m.th. masazha e brendisë së gojës).
PËRBËRËSIT KIMIK TË MISVAKUT
Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë:
1.Inkibitorët e acidit antibakterial. Këta janë materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakdedhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegët, ngase në të është gjetur substanca e ngjajshme me senfin, i cili lufton qelbosjet në sojë dhe shkatërron bakteriet.
2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. asocacioni dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve.
3. Vajëra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe gojës aromë. Këta përbëjnë rreth 1% të misvakut.
4. Enzimet që pengojnë krijimin e pllakëzave që shkaktojnë sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pllakëzat janë shkas numër një i humbjes së hershme të dhëmbit.
5. Përbërësit që parapengojnë qelbosjen dhe bakteriet, e që veprojnë si një lloj antibiotiku duke zvogëluar sasinë e bakterieve në gojë.
Disa shkencëtarë kanë zbuluar se përdorimi i brushës së thatë shkakton dëmtimin e shpejtë të dhëmbëve, ndërsa brusha e lagësht zbut dëmtimin e dhëmbëve. Për këtë misvaku duhet lagur para përdorimit.
Dhe me kalimin e kohës shkenctarët mjekësor e kanë zhivlluar Misvakut nga shkopi në pastë dhëmbësh Aromatike me efekt të njëjt.
Formula e re e Misvak pastë dhëmbësh liron frymën e gojës me aromë dhe i jep mbrojtje të plotë për dhëmbët tuaj dhe mishrave.

(Visited 244 times, 1 visits today)

Posted on

Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit


Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit
Reviewed by on

January 21, 2019
.

Vaj Avokado ( Avocado Oil ) Eshte nje element I rendesishem per trajtimet kunder diellit apo per lekurat e demtuara nga klima, si hidratimi. Eshte i domosdoshem dhe per lekuren e fytyres, kunder tharjes dhe per kete arsye rekomandohet pas banjove te diellit, gjithashtu mund te perdoret brenda c’do lloj shampoje per floke normale dhe […]

Vaj Avokado ( Avocado Oil ) Eshte nje element I rendesishem per trajtimet kunder diellit apo per lekurat e demtuara nga klima, si hidratimi. Eshte i domosdoshem dhe per lekuren e fytyres, kunder tharjes dhe per kete arsye rekomandohet pas banjove te diellit, gjithashtu mund te perdoret brenda c’do lloj shampoje per floke normale dhe […]

Rating: 0

Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit

Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit

Vaj Avokado ( Avocado Oil )
Eshte nje element I rendesishem per trajtimet kunder diellit apo per lekurat e demtuara nga klima, si hidratimi.
Eshte i domosdoshem dhe per lekuren e fytyres, kunder tharjes dhe per kete arsye rekomandohet pas banjove te diellit, gjithashtu mund te perdoret brenda c’do lloj shampoje per floke normale dhe per floke te thate ne sasi 8-10 gram avokado, e cila I jep flokeve volum dhe shkelqim.
Keshtu qe ky vaj ben te mundur rigjenenrimin e lekures dhe tendosjen e shtresave te lekures.
Vaji avokado thithet me lehtesi edhe nga shtresat e thella te lekures dhe ne inde, por shquhet dhe per karakteristikat e tij lehtesuese. Vaji i avokados është shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës. Ai rekomandohet të përdoret pas dushit, pas rrezeve të diellit ose solarit. Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe vitaminës E, që merret nga vaji i bajames. Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre.

(Visited 207 times, 1 visits today)

Posted on

Tretmani mbretëror për këmbet e ënjtura, dhimbje dhe kêmbë të lodhura!

Kombinim i kripêrave minarale dhe përbërsëve të tjerë nga kristalet e detit jep një efekt mahnitës për këmbët e ënjtura, tashmë i aplikuar mbarë boten!

Mënyra e përdorimit:
Merret një enë mesatare dhe vendosim ujë të ftohtë.
Vendosni 1 deri në 2 kupëza nga produkti ynë.
Vendosni këmbët për 20 minuta.
Kujdes të mbulohet nyja e shputës (mbi zog të këmbës).
Ky proces përsëritet çdo mbrëmje pas aktiviteteve ditore apo sa herë që ju ndjeni lodhje këmbësh, dhimbje apo edhe mbingarkesë nga stresi ditor.

Produkti është shumë efikas për të gjithë ata që kanë probleme me të ënjtura (të ajura) të këmbëve;
• Për gra shtatzëna
• Dhimbje të nyejve
•Njerëzit që kanë dhimbje të shputave të këmbëve
•Mos qarkullim të mirë të gjakut ne gjymtyrë
•Forcon imunitetin si dhe
•Lehtëson gjumin për njerëzit qe kanë probleme me pagjumësi.
•Menjanon stresin

Për njerëzit që dëshirojnë te bëjnë banjo relaksuese për tërë trupin, ky produkt është adekuat.
Thjeshtë mbusheni vaskën (kadën) me ujë të ngrohtë, vendosni 5 kupëza nga produkti dhe qëndroni 20 -30 min ne ujë.
Ky produkt nuk ka as një lloj efekti anësor, është 100% bio.
Gjithashtu produkti në vete përmban kripëra minerale, antioksidant dhe disa erëza.

Relakson dhe mënjanon stresin ditor, zbutë dhe pastron lëkurën duke eliminuar qelizat e vdekura nga lëkura si dhe largon aromën (acidin) e thithur nga këmbët.

Nëse keni problem me reumë te shkallës së lartë dhe ujin e ftohtë e keni problem, atëherë vendosni në ujë të ngrohtë, efekti është i njëjtë.
-Mos harroni, se e gjithë pesha e trupit të njeriut, qëndron mbi shputat e këmbëve. Andaj, çdo mëngjes qe fillojmë ditën, presioni ditor dhe çdo gjë fillon mbi shputat e këmbëve tona.

Informatë shtesë:
Në ujë mund te shtoni edhe mjaltë apo edhe ta zëvendësoni ujin me qumësht.
Mirëpo duket evituar shpenzimet, uji do ishte metoda më e lirë.

https://m.facebook.com/royaltreatment.feet/?modal=admin_todo_tour&notif_t=page_invite&notif_id=1561988096689745&ref=m_notif

Qendresa Paqarizi

Fotografia e Qendresa Paqarizi

Posted on

Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës

Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës

Hurmat medinase si ilaç mrekullibërës

Hurma e Medines
– Hurmat rriten në vëndet arabe dhe llojshmëria e tyre është e madhe. Llojshmërinë e tyre e shohim dhe tek hadithet e Profetit {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} Sa’d bin Ebi Vekkasi {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} ka shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma në mëngjes, atë ditë ai as nuk do të vuajë nga helmi, as nga magjia”. Transmeton: Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047.
– Në një hadith tjetër thotë: “Shtëpia pa hurma i ka njerëzit e uritur”.
Transmeton: Muslimi, 2046.
Ndër llojeve të shumta janë dhe hurmat e Medinës. Këto hurma i ka përmendur Profeti {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} në hadithet e tij. Xhabiri dhe Ebu Seidi {Allahu qoftë i kënaqur prej tyre} kanë shënuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xheneti. Ato janë antidot [kundërhelm] kundër helmimit, burim i pasur për rritjen e sasisë së spermës, ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq”. Transmeton: Tirmidhiu, 2067; Ahmedi, 3/78.
Thotë Profeti {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të}: “Me siguri hurma e medines është hurmë e shkëlqyeshme dhe ushqim i mjaftueshëm.” Hurmat janë gjithashtu fruta të Xhenetit siç është thënë në hadith : Hurma është frut i Xhenetit dhe ajo përmban antidot kundër helmimit”. Transmeton: Tirmidhiu
– Imam Buhariu i ka klasifikuar hurmat medinase si ilaç mrekullibërës.
Në transmetime është shënuar se Aishja {Allahu qoftë i kënaqur prej saj} ka thënë: “Më kanë dhënë lloj-lloj ushqimesh për të fituar peshe, por unë nuk shtova asnjë gram. Pastaj më dhanë tranguj me hurma të freskëta për të ngrënë dhe ky ushqim ma shtoi peshën trupore”.

(Visited 168 times, 1 visits today)

Posted on

Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe


Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
Reviewed by on

August 9, 2019
.

Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe…. Quhet gotu kola ,centella ose per indianet brahmi, bima e lashte aziatike qe po futet furishem ne shkencen moderne te parandalimit te plakjes se lekures. Ekstrakti centella permban nje sere aminoacidesh,beta karoten ,acide yndyrore dhe fitokimikate […]

Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe…. Quhet gotu kola ,centella ose per indianet brahmi, bima e lashte aziatike qe po futet furishem ne shkencen moderne te parandalimit te plakjes se lekures. Ekstrakti centella permban nje sere aminoacidesh,beta karoten ,acide yndyrore dhe fitokimikate […]

Rating: 0

Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe

Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe

Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe….

Quhet gotu kola ,centella ose per indianet brahmi, bima e lashte aziatike qe po futet furishem ne shkencen moderne te parandalimit te plakjes se lekures.
Ekstrakti centella permban nje sere aminoacidesh,beta karoten ,acide yndyrore dhe fitokimikate natyrale te cilat parandalojne plakjen ,mbyllin plaget e infektuara dhe stimulojne prodhimin e kolagjenit me nje shpejtesi marramendese. Mjafton te vini disa pika ekstrakt ne lekure ose disa gjethe gotu kola dhe plaga do te mbyllet duke mos lene shenje sepse kolagjeni i tipit I mbiprodhohet nga qelizat e stimuluara nga kjo bime.

Historia e kesaj bime daton qe ne prehistori dhe per te eshte shkruar ne librat e lashte te mjeksise kineze dhe Indiane.
Sipas shkrimeve kjo bime ka shpetuar jete njerezish dhe ka sheruar infertilitetin te femrat.

Rrit ndjeshem memorjen dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Ne Tajlande kjo bime quhet “te kthesh kohen pas” per vetite anti moshe qe ka.

Ne france perdoret nga farmacistet tradicionale qe ne 1800
Ne Angli perdoret per te kuruar lekuren me kapilare te kuq, lupusin,psoriazin etj….

 

(Visited 2,334 times, 2 visits today)

Posted on

Ky esht vaji qe kryen mrekulli VAJI I FARËS SË ZEZË

Vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.

Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.

Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.

Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.

Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë.

PËRMBAJTJA:

Vaji i farës së zezë përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme. Ai përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër mikroelementë. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

VLERAT TERAPEUTIKE

  1. Forcon sistemin imunitar.
  2. Përmirëson metabolizmin e organizmit.
  3. Nevojiten për rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave.
  4. Ndihmon në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal të shëndetshëm.
  5. Pengon shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike.
  6. Redukton kolesterolin në gjak.
  7. Pengon bllokimin e damarëve, duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut.
  8. Stabilizon tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e infraktit në zemër.
  9. Forcon zemrën
  10. Ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të plagëve
  11. Zgjeron rrugët e frymëmarrjes.
  12. Stabilizon sheqerin në gjak.
  13. Lufton alergjitë.
  14. Rigjeneron lëkurën.
  15. Përmirëson funksionimin e aparatit riprodhues.
  16. Pengojnë gjakderdhjen.
  17. Redukton peshën.
  18. Shkrin yndyrat në gjak.
  19. Është antioksidant.
  20. Është antitumoral.
  21. Lufton infeksionet.
  22. Përmirëson aktivitetin e sistemit të tretjes, frymëmarrjes, qarkullimit të gjakut, sistemit nervor, etj.

KUJDES!

Vaji i farës së zezë nuk është i dëmshëm.  Edhe pse është një vaj i fortë, ai nuk shkakton kurrfarë irritimesh apo efekte anësore. Për përdorimin e tij duhet pasur parasysh:

  1. Fëmijet nën moshën 12 vjec rekomandohet të perdorin gjysmën e dozës së të rriturve.
  2. Nuk këshillohet për fëmijët nën 5 vjeç.
  3. Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna në rrugë orale. Gjatë shtatëzanisë, vaji rekomandohet vetëm për përdorim të jashtëm.

PËRDORIMET:

PËR REDUKTIMIN E PESHËS

Në një gotë ku keni shtrydhur 3 kokrra limoni, shtoni 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja  rekomandohet te konsumohet tri herë në ditë 30 minuta para buke. Kjo kurë realizon rënien në peshë jo më pak se 3 kg në muaj pa ndonjë dietë suplementare.

PËR SHËNDETIN E LËKURËS, FLOKËVE DHE BUKURINË

Vaji i farës së zezë ka mjaft veti në fushën e shëndetit të lëkurës, flokëve dhe bukurisë.

Vlerat Terapeutike:

  1. Rigjeneron lëkurën.
  2. Është hidratues i lëkurës dhe ushqyes mjaft i mirë i saj.
  3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.
  4. Kuron alergjitë.
  5. Është zbutës i lëkurës.
  6. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.
  7. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.
  8. Është ushqyes për flokët.

PËR RRATHËT DHE QESKAT POSHTË SYVE

Aplikohet vaji i farës së zezë në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vajin e farës së zezë dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.

PËR RËNIEN E FLOKËVE DHE THINJAT E PARAKOHSHME

Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni dhe lihen në këtë gjendje për rreth 15 minuta. Lahen flokët me sapun të farës së zezë dhe më pas masazhohet skalpi i kokës me vajin e farës së zezë.

Kjo terapi përsëritet 3-4 herë në javë për disa muaj rresht. Rezultatet do të jenë mjaft të mira dhe të dukshme.

MASKË FYTYRE

Këto maska i japin lëkurës së fytyrës shëndet, ndriçim, e furnizojnë me mikroelementë, e hidratojnë dhe e pastrojnë nga njollat dhe pikat e zeza si dhe i largojnë toksinat.

  1. Në një filxhan kafe, përzihen në mënyrë të barabartë vaji i farës së zezë dhe vaji i ullirit. E shtroni në fytyrë dhe e masazhoni lehtë fytyrën. Mbajeni për një orë. Pas një ore lajeni, fytyra do të jetë e pastër dhe e ndritshme. Rekomandohet që maska të bëhet 2-3 herë në javë.
  2. Lëngut të një kokrre limoni i shtohet edhe 5 pika vaji të farave të zeza. Kjo maskë përhapet në fytyrë duke e mbajtur për rreth 10 minuta dhe më pas shplahet fytyra me ujë të vakët. Maska rekomandohet të bëhet çdo mëngjes për një javë rresht (kurse më vonë sipas dëshirës).

KUJDESI NDAJ FLOKUT

Flokët lyhen 4 ditë në javë me vajin e farave të zeza. Ato bëhen më të fortë, më të trashë dhe rriten shpejt. Ky vaj u jep flokëve shkëlqim, butësi, rezistencë dhe u heq elektrizimin.

PËR IRRITIMET E LËKURËS

Lajeni zonën e skuqur me ujë dhe sapun.Thajeni dhe fërkojeni me vajin e farës së zezë. Lëreni kështu nga mbasditja deri në mëngjesin tjetër.

PËRDORIMET E TJERA TERAPEUTIKE:

  1. PËR  HERNIEN DISKALE, DHIMBJET E MESIT DHE DHIMBJET E SHTYLLËS KURRIZORE
  • Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh mesit dhe shtyllës kurrizore. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve. Efektet e saj janë të shpejta – brenda 4 ditësh.
  • Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe vaji i farave të zeza.
  1. PËR ZGJERIMIN E ENËVE TË GJAKUT DHE ÇRREGULLIMEVE TË ZEMRËS

Një lugë kafe me vaj të farës së zezë e përzieni me ndonjë pije të nxehtë (qumësht, çajra, etj.) dhe konsumohet çdo mëngjes esëll. Kjo përzierje do të japë rezultate mjaft të mira për zgjerimin e enëve të gjakut dhe problemeve me zemrën, si aritminë, etj.

  1. PËR KOLESTEROLIN NË GJAK

15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja konsumohet çdo ditë, deri në reduktimin e kolesterolit.

  1. PËR HIPERTENSIONIN
  • Në një gotë me lëng limoni të shtrydhur shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.
  • Në një pije të nxehtë (çaj, qumësht, etj.), shtohen 4-5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë.
  • Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe pihet një lugë kafe në ditë. Eshtë e rekomandueshme që kura të shoqërohet me ngrënien esëll (përtypjen ose gëlltitjen me ujë) të dy thelpinjve hudhrash për rritjen e efektivitetit.

Kurat vazhdojnë deri në stabilizimin e tensionit të gjakut.

  1. PËR FORCIMIN E ZEMRËS

Në një xhezve kafe me ujë shtohet 4 pika lëng hudhre, 5 pika vaji të farës së zezë dhe një majë luge kafe piper të zi të bluar. Xhezven e vendosim mbi zjarr të lehtë, derisa të ziejë. Pas zierjes, përbërja pihet rregullisht dy herë në ditë pas buke (në mëngjes dhe mbrëmje).

  1. PËR DIABETIN
  • Në një gotë me lëng qitroje të shtrydhur, shtohen 3 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet çdo ditë nga një gotë.
  • 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas shtohet edhe hidhet një lugë gjelle me mjaltë. Mbasi përzihet mirë, pihet për çdo ditë, duke u shoqëruar me një gotë çaj pelini. Kjo dozë gjithashtu, rekomandohet te përdoret për diabetikët sa herë që kanë rritje të sheqerit në gjak.
  1. PËR DHIMBJET E KOKËS DHE MARRAMENDJEN
  • Lyeni kokën me fajin e farave të zeza dhe i bëni masazh të lehtë për disa minuta. Nëse dhimbja e kokës është e lokalizuar, lyerja dhe masazhi duhet të përqëndrohen pikërisht aty. Pas disa masazhesh, rezultatet do të jenë të shpejta dhe te dukshme.
  • Në një filxhan me kos hedhim 5 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet dy herë në ditë.
  • Në filxhan kafe shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe 10 pika me vaj të farës së zezë. Përbërja merret nëpërmjet hundës nga dy pika tri herë në ditë.
  1. PËR MIGRENËN

Lyhet pjesa e kokës në të cilën ndjeni dhimbje me vajin e farave të zeza dhe masazhohet lehtë deri sa lëkura ta thithë plotësisht. Përveç kësaj, 15 minuta para mëngjesit dhe darkës, në një filxhan me ujë të ngrohtë shtoni një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, pijeni.

Kura e mësipërme rekomandohet deri sa dhimbjet e migrenës të largohen.

  1. PËR DOBËSINË TRUPORE DHE LODHJEN E MENJËHERSHME DHE TË PAJUSTIFIKUAR
  • Në një gotë me lëng portokalli të shtrydhur shtohet 1 lugë kafe me vajin e farës së zezë. Kjo përbërje pihet për 10 ditë rresht pas buke në mëngjes. Ndryshimi pas kësaj kure do të jetë i konsiderueshëm.
  • Në një filxhan me ujë të vakur shtojmë 2 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika nga vaji i farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.
  1. PËR PAGJUMËSINË

Një filxhani me qumësht të vakët dhe mjaltë i shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja pihet rreth 30 minuta përpara se të shkoni për të fjetur.

  1. PËR EKZEMAT DHE LINË E LËKURËS

Rekomandohet masazhi i lëkurës në vendin e egzemës (ose lisë) me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe masazhohet lehtë lëkura  e sëmurë deri sa vaji të thithet plotësisht. Gjithashtu, përveç kësaj, rekomandohet pirja e mjaltit me vajin e farës së zezë. Në një filxhan kafe përzihen dy lugë mjaltë me  10 pika vaj të farës së zezë. Përbërja pihet disa herë gjatë ditës.

  1. PËR IMPOTENCËN DHE RËNIEN E DËSHIRËS SEKSUALE TEK MESHKUJT

Vaji i farës së zezë është afrodiziaku më i mirë për impotencën dhe shtimin e dëshirës seksuale tek meshkujt. Janë mjaft të rralla përbërësit e tjerë që mund të barazohen me të.

3-4 pika vaji të farës së zezë hidhen në një gotë me lëng (uje, çaj, lëngje frutash, etj.) dhe konsumohen çdo ditë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe të mëdha.

  1. PËR SHTIMIN E SPERMATOZOIDËVE

3-4 pika vaji të farës së zezë hidhen në një gotë me lëng (uje, çaj, lëngje frutash, etj.) dhe konsumohen çdo ditë.

  1. PËR INFEKSIONET URINARE DHE DJEGIET GJATË URINIMIT

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet gjatë ditës dhe vazhdon deri në eleminimin e sëmundjes.

  1. PËR ALERGJITË

Vaji i farës së zezë është jashtëzakonisht i efektshëm për alergjitë. Në një gotë me pije të çfarëdoshme (çaj, qumësht, mjaltë, kos, etj) shtohen 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja pihet gjatë ditës dhe vazhdon deri në eleminimin e alergjive.

  1. PËR REUMATIZMËN DHE DHIMBJET E KYÇEVE
  • Ngrohet vaji i farës së zezë (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe i bëni masazh vendit, i cili ka probleme me reumatizmën. Pasi e kemi lënë rreth gjysëm ore, vaji i farës së zezë është thithur nga lëkura. Kjo kurë zgjat deri në largimin përfundimtar të dhimbjeve.
  • Konsumohet 2 herë në ditë nga një lugë kafe vaji i farës së zezë.
  • Në një gotë me qumësht të ngrohtë shtohen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 7 pika me vaj të farave të zeza. Përbërja konsumohet 2 herë në ditë çdo mëngjes esëll dhe çdo mbrëmje përpara gjumit.
  1. PËR DHIMBJET MUSKULARE

Në një enë me ujë të nxehtë, fusni një filxhan në të cilën i keni hedhur një lugë gjelle me vaj të farës së zezë (kujdes që vaji të mos përzihet me ujin). Pasi vaji i farës së zezë të jetë ngrohur në temperaturën 40-45 gradë C, i bëni masazh vendit ku ndjeni dhimbje.

  1. PËR INFEKSIONET NE VESH, DHIMBJET E VESHIT DHE DËGJIMIN E DOBËT

Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe hidhen 2 pika në vesh çdo ditë. Nëse keni probleme me dëgjimin, kura bëhet tek të dy veshët.

  1. PËR ELEMINIMIN E ÇARJEVE TË LËKURËS GJATË DHE PAS SHTATZËNISË

Gjatë shtatëzanisë dhe pas saj, vaji i farës së zezë përdoret për ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve. Lyhen me të pjesët problematike dhe masazhohen lehtë.

  1. PËR GRIPIN DHE BLLOKIMIN E HUNDËVE

Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe hidhen nga 4 pika çdo ditë në secilën vrimë të hundës.

  1. PËR DHIMBJET E GRYKËVE

Rekomandohet bërja e gargareve me ujë të vakur në të cilën janë shtuar 5 pika të vajit të farës së zezë. Kjo terapi bëhet disa herë gjatë ditës, deri në shërimin e plotë të tyre.

  1. PËR MUNGESËN E OREKSIT

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjalpë dhe 7 pika të vaji të farës së zezë. Përbërja përzihet mirë dhe lihet derisa të vaket. Më pas konsumohet 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe gjysëm ore përpara fjetjes.

  1. PËR ÇRREGULLIMET E STOMAKUT

Në një filxhan me qumësht shtohet një lugë kafe me vaj i farës së zezë. Përzierja pihet 3 herë në ditë për 5 ditë me rradhë.

  1. PËR DJEGIET E STOMAKUT (URTHIN) DHE REFLUKSIN GASTRO-EZOFAGEAL

Në një filxhan me qumësht shtohet një lugë kafe me vaj i farës së zezë. Përbërja konsumohet sa herë që keni djegie stomaku ose refluks gastro-ezofageal (ndjenjë e nxjerrjes së ushqimit). Gjithashtu, në mungesë të qumështit, mund të konsumoni vetëm vajin.

  1. PËR DHIMBJET E STOMAKUT

Në një filxhan me qumësht të vakët, shtohet një majë luge kafe me kripë dhe 10 pika të vajit të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet sa herë keni dhimbje në stomak.

  1. PËR GASTRITIN DHE ULÇERËN E STOMAKUT

Në një filxhan kafe përzihen 2 lugë gjelle me mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet gjatë ditës deri në largimin e gastritit dhe ulçerës.

  1. PËR PËRZIERJEN E STOMAKUT DHE TË VJELLAT
  • Në një filxhan me çaj nenexhiku, shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë dhe një lugë kafe me karafil të bluar. Përzierja pihet 3 herë në ditë pas buke.
  • Në 100 ml uthull rrushi shtojmë 2 lugë kafe me sheqer dhe 5 pika vaji të farave të zeza. Përbërja e mësipërme konsumohet disa herë gjatë ditës.
  1. PËR DIARRENË

Në një filxhan kos shtohet një lugë kafe me vajin e farave të zeza. Përbërja konsumohet dy herë në ditë për 3 ditë rresht.

  1. PËR KAPSLLËKUN

Në një gotë me qumësht të nxehtë shtohen një lugë me vaj ulliri dhe 7 pika vaj i farës së zezë. Përbërja konsumohet rreth 30 minuta përpara gjumit.

  1. PËR KRIMBAT NË APARATIN E TRETJES

Në një gotë me ujë të zier, shtohen 10 pika uthull dhe 5 pika vaji të farës së zezë. Pasi vaket, përbërja pihet për 7 ditë rresht. Nëse pas analizave krimbat nuk janë zhdukur plotësisht, kura fillon sërish nga e para.

  1. PËR ÇRREGULLIMET E TRETJES

Në një filxhan me qumësht, shtojmë një lugë kafe me vajin e farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Pasi përbërja të përzihet mirë, konsumohet esëll çdo mëngjes.

  1. PËR DIZANTERINË

Në një filxhan me kos shtohet 2 lugë gjelle me lëng limoni dhe 5 pika vaji të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet tri herë në ditë pas buke deri në largimin e sëmundjes.

  1. PËR BRONKITIN, ASTMËN DHE SËMUNDJET E TJERA TË MUSHKËRIVE
  • Një lugë gjelle me vaj i farës së zezë hidhet në një enë me ujë të valuar. Uji duhet të valohet vazhdimisht, deri sa të shterojë. Avulli i përftuar duhet të thithet nga i sëmuri, duke e mbajtur kokën mbi avull.
  • Në një filxhan me çaj trumze, shtohet një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përzierja pihet 2 herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.
  • Kundër astmës, mjaft efektive është kura e përbërë nga një filxhan çaji dhe një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet dy herë në ditë (esëll dhe gjysëm ore përpara gjumit).
  • Në një gotë me ujë të vakët, shtojmë një lugë çaji me vaj të farës së zezë. Kjo përbërje konsumohet tre herë në ditë.
  • Mjaft me ndikim është dhe masazhi në gjoks me vaj të farës së zezë. Ngrohet vaji i farës së zezë në temperaturën e trupit (sipas mënyrës së përshkruar në pikën 1) dhe masazhohet gjoksi deri sa lëkura ta thithë plotëssht. Masazhi është i rekomandueshëm sidomos përpara gjumit.
  1. PËR SËMUNDJET E SYVE DHE DOBËSIVE TË SHIKIMIT

Gjysëm ore përpara se të shkoni për të fjetur, lyeni kapakët dhe pjesën rreth syve me vajin e farës së zezë.

Rekomandohet që kjo terapi të shoqërohet me pirjen e një përbërje, e cila përmban një gotë me lëng karrote të shtrydhur dhe një lugë kafe me vaj të farës së zezë.

Efektet janë të dukshme qysh në muajin e parë.

  1. PËR FORCIMIN E KUJTESËS DHE RRITJEN E VEPRIMTARISË SË TRURIT
  • Në 100 ml çaj nenexhiku shtojmë një lugë kafe me vaj të farës së zezë. Përbërja konsumohet çdo ditë pas buke për 15 ditë rresht. Pas kësaj, ju do të ndiheni më i kthjellët dhe me kujtesë të përmirësuar.
  • Në një xhezve me 120 ml ujë ziejmë 10 gr borzilok të thatë. Këtij çaji i shtojmë 10 pika të vajit të farës së zezë dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përbërja pihet 2 herë në ditë (mëngjes, darkë). Pas kësaj, ndryshimi do të jetë i konsiderueshëm.
  1. PËR GURË NË VESHKA, TËMTH DHE KANALET URINARE
  • 250 gr fara të zeza të bluara përzihen me 250 gr mjaltë nga farat e zeza. Në një filxhan me ujë të ngrohtë shtojmë dy lugë gjelle nga kjo përzierje dhe një lugë çaji të vajit të farave të zeza. Pasi përzihet mirë, përbërja pihet çdo ditë në mëngjes për një muaj rresht.
  • Për gurët në veshka, çdo mëngjes konsumohet 10 pika të vajit të farës së zezë.
  • Për gurët në veshka rekomandohet konsumimi i një tretësire, e cila përmban një filxhan kafe me ujë të zier, një lugë gjelle me mjaltë, një limon i shtrydhur dhe 10 pika të vajit të farës së zezë.
  1. PËR URINIMIN E PAKËT

Pasi zihen 30 gr mustaqe misri në 150 ml ujë, i shtohen edhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet 3 herë në ditë dhe vazhdon deri në shërimin e plotë të sëmundjes.

  1. PËR ZMADHIMIN E SHPRETKËS

Përziejmë lëngun e karrotave të shtrydhura me vajin e farës së zezë në raportin 1:1. Nga kjo përbërje, konsumohet një lugë gjelle esëll çdo mëngjes deri në shërimin e sëmundjes.

  1. PËR QETËSIMIN E SISTEMIT NERVOR DHE ULJEN E STRESIT

 

  • Hidhen disa pika në një filxhan me kafe dhe pihet. Kafja e përzier me vajin e farës së zezë qetëson sistemin nervor, duke krijuar një gjendje të përgjithshme qetësie.

Kjo kurë përdoret sa herë e ndjeni veten nën stres dhe tension.

  •  Në një filxhan me ujë të vakur shtoni 2 lugë gjelle mjaltë dhe 5 pika nga vaji i farës së zezë. Kjo tretësirë pihet tre herë në ditë.
  1. PËR MENINGJITIN

Përzieni lëngun e një limoni me 10 pika vaji të farave të zeza. Kjo përbërje konsumohet dy herë gjatë ditës.

  1. PËR GJAKDERDHJEN NGA HUNDËT

Digjet një letër e pastër dhe hiri i saj përzihet me disa pika vaj të farave të zeza. Përbërja vendoset në hundë.

  1. PËR VERDHËZËN

Në një gotë me ujë të vakët, hidhen 25 gr gjethe kënaje dhe lihet gjatë gjithë natës. Në mëngjes, filtrohet uji dhe i shtohet një lugë gjelle mjaltë dhe 10 pika vaji të farës së zezë. Përbërja konsumohet esëll në mëngjes për 15 ditë rresht. Nëse është e nevojshme, kohëzgjatja e kurës mund të rritet.

  1. PËR HEMOROIDET

Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në raportin 1:1 çdo ditë konsumohen 3 lugë gjelle (në mëngjes, drekë dhe darkë) për një periudhë 10 ditore.

  1. PËR PARANDALIMIN E TUMOREVE

Në një gotë me lëng karrotash të shtrydhura shtojmë një lugë çaji vaj të farës së zezë. Përzierja konsumohet dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo përbërje parandalon formimin e tumoreve beninje dhe malinje.

Posted on

Duhet të hani darkë para se të flini apo jo? Ja çfarë thonë ekspertët…

Çfarë është më mirë të bëni, të flini me stomak të zbrazët apo të hani si mbret?

Ekspertët thonë që nuk është edhe aq e mirë ideja të hani drejtpërdrejt para se të shkoni të flini gjumë, aq më parë jo të hani shumë.

Mund t’ju ndodhë që të mos e tretni ushqimin si duhet dhe që gjithë natën t’ju mundojë stomaku. Nga ana tjetër, nëse shkoni të uritur në shtrat po ashtu do t’ju mundojë stomakum, transmeton Telegrafi.

E po çfarë të bëni në situatën kur jeni shumë të uritur para se të shkoni të flini?

1. Respektoni urinë tuaj

– Me rëndësi është që t’i interpretoni drejt shenjat e trupit tuaj dhe, nëse jeni të uritur, hani edhe nëse duhet të shkoni menjëherë në shtrat, – thotë Erin Jennings, dietist nga Nju-Jorku.

Nëse me kokëfortësi e injoroni urinë në mbrëmje, mund të krijoni shprehi të këqija dhe të zhvilloni qëndrim të çrregulluar ndaj ushqimit.

Njësoj ndodh edhe nëse injoroni urinë në cilëndo pjesë të ditës, kështu mundeni të zhvilloni emocione negative ndaj ushqimit.

– Trupi juaj është i aftë në mënyrë të përsosur për tretje dhe absorbim të ushqimit në cilëndo pjesë të ditës, – thotë Jennings.

2. Me kujdes zgjidhni se çfarë të hani në mbrëmje

Shumica e njerëzve dëshiron të mbrojë apo të rregullojë linjën e trupit, andaj kjo është arsyeja kryesore që shmangin darkën e vonshme.

Siç shkruan revista Nutriens, përmbajtja nutritivee racioneve tuaja është më e rëndësishme se sa koha kur i hani.

Natën nuk do të duhej të hanit shpejt ushqimin, do të duhej t’i shmangni hamburgerët dhe pomfritin me erëza, sepse ata mund të shtojnë refluksin e thartirës, përkatësisht të djegësirës.

Për darkë zgjidhni racione të lehta, siç janë çorba e dendur dhe sandviçët e lehtë, mirëpo shmangni ushqimin me shumë sheqer dhe me hidrokarbure, sepse ato mund t’ju zgjojnë dhe të ngadalësojnë metabolizmin gjatë natës.

3. Faktor i rrezikut për shëndetin

Nëse keni diabetin e Tipit 1 apo sëmundjen e shtresimit të glikogjenit, mosngrënia e racioneve të natës mund të çojë deri te hipoglikemia.

Nga ana tjetër, ata të cilët luftojnë me obezitetin mund të dobësohen nëse i injorojnë racionet e natës.

Një studim i vitit 2016 thotë që orari kohor i racioneve gjatë ditës ndikon në humbjen e kilogramëve.

– Orari i racioneve nga 8 – 14 orë ndihmon të humbni masën trupore, sepse atëherë shton aftësinë e trupit që të shpenzojë yndyrat e tepërta – thotë hulumtuesi Courtney Peterson.

Në vend që ta privoni veten nga darka, vendosni për diçka që ka shumë albumina dhe lirisht hani para se të shkoni të flini gjumë. /Fikso.al

Posted on

Doni të zgjoheni në mëngjes? Pini një kafe me xhenxhefil, do merrni dhe fuqi…

Kafja dhe xhenxhefili janë dy produkte të cilësuara si superfuqi falë vlerave shëndetësore që ato kanë.

Ky kombinim fantastik jo vetëm që krijon një shije unike por është i aftë të mbrojë organizmin dhe të promovojë shëndetin e mirë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni mbi vlerat e shumëfishta që përfiton organizmi nga konsumimi i kafes me xhenxhefil si dhe mënyrën e përgatitjes së saj.

Antioksidantë të fuqishëm
Të dy si xhenxhefili ashtu edhe kafja janë antioksidantë të fortë.

Kafja është produkti më i pasur me antioksidantë ndërsa vetitë e saj në dobi të shëndetit janë të panumërta.

Kafja cilësohet si një mike e mirë e shëndetit. Sipas studimeve më të fundit ajo mbron mëlçinë, diabetin e tipit 2 si dhe vepron kundër sëmundjes së Parkinsonit.

Nga ana tjetër, krahas kuzhinës, përdorimet mjekësore të xhenxhefilit janë të pafundme.

Të pasura në vlera ushqyese
Si kafja ashtu edhe xhenxhefili janë jo vetëm antioksidantë të fuqishëm por gjithashtu veprojnë si antibakterial.

Xhenxhefili është përbërës i mbi 40 barnave farmaceutike.

Kolesterol i shëndetshëm
Sipas të dhënave më të fundit që AgroWeb.org disponon, konsumimi i 3 gramë xhenxhefil pluhur për 30 ditë nga pacientët që vuajnë nga diabeti ka reduktuar në mënyrë domethënëse nivelin e lartë të glukozës në gjak.

Xhenxhefili ka efekte pozitive kundër sëmundjes së diabetit.

Mbron mëlçinë, veshkat dhe shëndetin e syve
Kafja dhe xhenxhefili mbrojnë mëlçinë, shëndetin e veshkave, sistemin nervor qendror dhe shëndetin e syve.

Si ta përgatisni

Si fillim zieni 2-3 feta xhenxhefil në një filxhan e gjysmë çaji me ujë dhe lëreni të ftohet.

Më pas, shtoni në filxhanin e kafes suaj një lugë çaji nga lëngu i xhenxhefilit që keni përgatitur./AgroWeb