Posted on

Rendesia e lengut te thanes ne shendetin e femijeve

Rendesia e lengut te thanes ne shendetin e femijeve.

Një hulumtim kanadez ka treguar që lëngu i thanës, i cili përmban përbërësit e caktuar antibakterial, mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të përsëritura të sistemit urinar te fëmijët.

Është dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban koncentrime të larta të proantocianideve, mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët.

Gjithsesi duhet ta keni parasysh që të gjitha lëngjet e thanës nuk kanë koncentrime të kënaqshme të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje të tjera.

Po ashtu, nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë kalori, dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diare te fëmijët.

Por, shtyrja e fëmijës për të pirë lëng të paëmbëltuar të thanës, po ashtu mund të jetë sfidë.

Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët janë relativisht të shpeshta, kështu që vajzat kanë rrezik prej 8 për qind për të pasur infeksion gjatë fëmijërisë, ndërsa te djemtë ky rrezik është vetëm 2%.

Përveç se janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë.

Por antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe aplikimi i tyre i tepruar mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistente, ndaj lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.

Sigurisht, nuk duhet të harrohet që kjo nuk do të thotë që lëngu i thanës mund të shërojë të gjitha infeksionet e sistemit urinar dhe që në disa raste aplikimi i antibiotikëve do të jetë i domosdoshëm.

 

(Visited 138 times, 1 visits today)

Posted on

Kënaja zotëron veti shumë të mira shëruese , mjeksia profetike


Kënaja zotëron veti shumë të mira shëruese , mjeksia profetike
Reviewed by on

October 31, 2018
.

Bima e kënasë kultivohet në disa vende, por veçohet India. Pjesët e ndryshme të bimës, si gjethet, kërcelli, lulet dhe frytet e saj përdoren për qëllime kozmetike dhe mjekësore. Umu Selemeja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se në jetën e Profetit Muhamed, alejhi selam, nuk kishte plagë ose shpim nga gjembat që të […]

Bima e kënasë kultivohet në disa vende, por veçohet India. Pjesët e ndryshme të bimës, si gjethet, kërcelli, lulet dhe frytet e saj përdoren për qëllime kozmetike dhe mjekësore. Umu Selemeja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se në jetën e Profetit Muhamed, alejhi selam, nuk kishte plagë ose shpim nga gjembat që të […]

Rating: 0

Kënaja zotëron veti shumë të mira shëruese , mjeksia profetike

Kënaja zotëron veti shumë të mira shëruese , mjeksia profetike

Bima e kënasë kultivohet në disa vende, por veçohet India. Pjesët e ndryshme të bimës, si gjethet, kërcelli, lulet dhe frytet e saj përdoren për qëllime kozmetike dhe mjekësore.
Umu Selemeja, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se në jetën e Profetit Muhamed, alejhi selam, nuk kishte plagë ose shpim nga gjembat që të mos trajtohej me këna (transmeton Tirmidhiu).
Kur dikush vinte te Profeti, alejhi selam, duke u ankuar për dhimbje koke, ai e udhëzonte të bënte hixham dhe kushdo që ankohej për dhimbje këmbësh, këshillohej të përdorte këna (transmeton Buhariu, Ebu Davudi).
Sipas një transmetimi të Tirmidhiut, transmetohet se edhe Profeti, alejhi selam, e ka përdorur kënanë në flokët e tij.
Dijetarët e hadithit janë kujdesur për përdorimin e kënasë duke pasur parasysh thëniet e Profetit, alejhi selam.

Tre janë faktorët esencialë për shërim:
1- Largimi i lëngjeve nga plagët
2- Ndalimi i prodhimit të lëngjeve të tjera
3- Formimi i mishit të shëndetshëm për të mbushur hapësirën.

Kënaja i përmban të tre këta faktorë dhe zotëron veti shumë të mira shëruese. Nëse gjethet e saja lihen në ujë gjatë natës dhe ky ujë i kulluar merret çdo mëngjes për 40 ditë me radhë, është efikas në shërimin e lebrës dhe të plagëve.
Ibu al Kajimi në bazë të eksperimenteve të tij e përshkruan atë si një agjent të mirë shërues për djegiet. Nëse gjethet e thara të kënasë mbahen në rroba, ato shërbejnë si largues insektesh. Nëse aplikohet pasta e kënasë në thonj, lustra e thonjve shtohet dhe nëse aplikohet në këmbë, është efikase në sindromën e djegies së këmbëve. Vaji i përdorur nga vaji i ullirit dhe nga gjethet e kënasë është shumë efikas në ngurtësinë e fortësinë.

(Visited 247 times, 1 visits today)

Posted on

Kantarioni kundër sëmundjeve psiqike, depresioni e të ngjashme

Kantarioni është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm në shërimin e një numri të madh të sëmundjeve psiqike, nga depresioni deri tek trauma, dhe është vërtetuar se ka shumë më pak efekte të padëshirueshme nga antidepresivët tjerë

Kantarioni merret në formë të tonikut, çajit apo tinkturës, kurse në kohët e fundut mund të gjendet edhe në formë të kapsulave, që ndikon në disponim dhe rregullon baraspeshën emotive.

Në mjekësinë popullore, kjo bimë ka një vlerë të veçantë në shërimin e plagëve nga prerja, djegiet, hemoriodet, kurse është e shkëlqyeshme edhe në mbylljen e plagëve. Ndryshimet në lëkurë shërohen ashtuqë nëpër të lyhet me vaj kantarioni, apo që vendi i lënduar mbulohet me një fashë të pastër ose një leckë të pastër, të lagur me kantarion. është jashtëzakonisht efikas edhe në forcimin e flokëve, si dhe për shërimin e flokëve të dëmtuara gjatë ngjyrosjes.

Çaji i kantarionit pihet tri herë në ditë për trajtimin e gastritisit, të thatit në lukth, jashtëqitjes, Verdhëzës (Hepatitit A), kokëdhembjes, dhimbjeve të veshkave dhe dhimbjeve gjatë ciklit menstrual.

Në mjekësinë popullore, por edhe në atë zyrtare, kantarioni, sherbela dhe kamomila trajtohen si bimë çudibërëse në shërimin e sëmundjeve të caktuara gjenitale. Vaginaletat me ekstraktin e vajit të gjetheve të këtyre bimëve dhe rrënjëve të karrotës së freskët, shfrytëzohen për rigjenerimin e mukozës së qafës së mitrës dhe vaginës, largojnë simptomet e kalljes dhe sekretit të bardhë të cilat përcillen me kruarje, dhimbje dhe djegie. Vaginaletat kanë treguar rezultate edhe në largimin e simptomeve postmenopauzale, kurse janë të dobishme edhe kundër një disa llojeve të caktuara të bakterieve dhe kërpudhave.

Krahas vaginaletave të cilat mund t’i bleni në barnatore, për përdorim vaginal mund të përdorni edhe vaj kantarioni, në të cilin do të përlyeni tamponin, ta leni që ta thithë vajin dhe pastaj ta përdorni si vaginaletë.

(Visited 381 times, 1 visits today)

Posted on

7 vetite e karrotave

7 vetite e karrotave

7 vetite e karrotave

Shtate vetite e karrotave
1-Lufton plakjen dhe parandalon rrudhat
2-Ndihmon ne shendetin e mire te zemres
3-Eshte pastrues natyral i gojes dhe dhembeve
4-Ndikon ne shendetin e mire te veshkave
5-Parandalon formimin e kancerit
6-Ka vitamin A dhe C dhe permireson shikimin tuaj
7-Forcon imunitetin e organizmit.

(Visited 229 times, 1 visits today)

Posted on

Çfarë është MAKA?

Çfarë është MAKA?

Çfarë është MAKA?

Çfarë është MAKA? E njohur me emrin e saj shkencor Lepidium meyenii, MAKA e ka origjinën nga Andet e Perusë.

Rrënja MAKA ka shije te këndshme dhe zakonisht është në formë pluhuri (sepse bluhet sapo është korrur).
MAKA konsiderohet një bimë “adaptogjene”, një status që u jepet disa bimëve dhe substancave natyrore të cilat i përshtaten nevojave të trupit për të luftuar sëmundjet.

Përfitimet e rrënjës MAKA
Rit energjinë, përmireson kujtesën dhe përqëndrimin
E pasur me antioksidant
Përmirëson shëndetin seksual të femrave
Balancon nivelin hormonal
Rrit fertilitetin mashkullor

(Visited 160 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë

Vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë

Vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë

Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai ka rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët.
Nga kohërat e lashta vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon tek lëkura e thatë dhe asaj i jep shkëlqim. Flokëve dhe thonjve u jep fortësi dhe i ruan flokët nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shamponet, kremrat, losionet etj.
Për t’i arritur të gjitha këto efekte pozitive vajin e ullirit duhet që:
-Më së miri ta shfrytëzojmë në ushqimin e përgatitur, të ftohtë ose pak të ngrohur.
-Më së miri është që vajin e ullirit ta ruajmë në temperaturë deri 15 shkallë celsius, në hapësirë të errët dhe gjithsesi në shishe qelqi.

(Visited 355 times, 1 visits today)

Posted on

Shafran dhe Mjaltë – Antibiotiku më i fortë natyral (ilaç me mjaltë dhe shafran)

Ky ilaç me mjaltë dhe shafran ka përbërës prej antibiotiku, analgjetiku dhe kundër inflamacioneve. Por, kini kujdes, nëse keni probleme shëndetësore, është gjithmonë mirë ta këshilloni mjekun.

CILAT JANË VETITË SHËRUESE TË KËTIJ ILAÇI?

Kombinimi i shafranit me mjaltë është ilaç natyral me përbërës të fortë kundër inflamacioneve dhe baktereve, që e mbështetin mbrojtjen e trupit. Po ashtu është një antibiotik i fortë natyral. Kjo përzierje shkatërron lloje të ndryshme të viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundjet. Përparësia që ka karshi ilaçeve sintetike është se nuk shkakton efekte të dëmshme në florën e zorrës. Në fakt, shërben si ushqim për të rritur praninë e baktereve të shëndetshme. Posedon një sasi të madhe me polifenole, vitamina dhe minerale. Pasi që përmban sasi të madhe me vitaminat C dhe E, parandalon efektin e radikalëve të lirë që ndërlidhen me plakjen e hershme, transmeton gazeta Kosova Sot.

DOBITË E TJERA NGA KY ILAÇ:

Ka aftësinë e luftimit të patogjeneve Mbron trurin dhe redukton rrezikun për demencë Eliminon helmet Redukton ndikimin negativ të disa llojeve të trajtimeve të kancerit Parandalon infeksionet e traktit urinar Redukton kolesterolin Ka aftësinë për të përmirësuar metabolizmin e yndyrave.

SI TA PËRGATISNI KËTË ILAÇ?

Nëse keni probleme shëndetësore, duhet paraprakisht ta këshilloni mjekun apo specialistin. Po ashtu, është me rëndësi që përbërësit të jenë qind për qind natyralë, organikë, për t’i shijuar vetitë shëruese Përbërësit: 4 lugë të mëdha mjaltë (100 gr) 1 lugë e madhe shafran (10 gr) Udhëzimet: Shafranin dhe mjaltin e papërpunuar e vendosni në një kavanoz me mbyllje hermetike. E përzieni mirë para se ta përdorni, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Si ilaç preventiv, ju këshillojmë që ta konsumoni nga 1 lugë para kafjallit, çdo mëngjes. Nëse jeni të ftohur, duhet ta konsumoni nga 1 lugë çdo dorë, gjatë gjithë ditës. Ditën tjetër, e reduktoni dozën përgjysmë, dhe e merrni çdo dy orë. Trajtimi zgjat rreth tri ditë, apo varë- sisht nga simptomat e gjendjes dhe sëmundjes. Sigurohuni që përzierjen ta mbani në gojë derisa të tretet komplet. Nëse mendoni se është shumë e ëmbël, atëherë shtoni një gotë ujë të vakët. Për të përmirësuar tretjen, ju sigurojmë që të merrni një lugë, të tretur me ujë, para secilës shujtë.
(Kosova Sot)

(Visited 208 times, 1 visits today)

Posted on

Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive


Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive
Reviewed by on

November 6, 2018
.

Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive dhe kanë dobi të çuditëshme dhe gjurmëlënëse kundra xhindëve, magjisë, syrit të keq, gjëndjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjëndjes së keqe mendore. Sidri pra në shumicën e rasteve përdoret si rukje Islame (këndim Kurani dhe dua profetike me ilaç). Në rukje përdoret sidri i bluar ose […]

Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive dhe kanë dobi të çuditëshme dhe gjurmëlënëse kundra xhindëve, magjisë, syrit të keq, gjëndjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjëndjes së keqe mendore. Sidri pra në shumicën e rasteve përdoret si rukje Islame (këndim Kurani dhe dua profetike me ilaç). Në rukje përdoret sidri i bluar ose […]

Rating: 0

Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive

Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive

Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive dhe kanë dobi të çuditëshme dhe gjurmëlënëse kundra xhindëve, magjisë, syrit të keq, gjëndjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjëndjes së keqe mendore. Sidri pra në shumicën e rasteve përdoret si rukje Islame (këndim Kurani dhe dua profetike me ilaç). Në rukje përdoret sidri i bluar ose gjethja e tij. Sidri më i mirë është sidri i Medines qytet në Arabinë Saudite Pasi Pejgamberi Muhamed {paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} e ka përdorur sidrin e medines dhe na ka këshilluar që ta përdorim atë.
Sidri përmëndet dhe në Kuranin Famëlartë që eshtë pemë nga pemët e xhenetit në hijen e të cilës qëndrojnë të drejtët dhe të devotshmit.

(Visited 233 times, 1 visits today)