Posted on

Çaji nga hithi

Çaji nga hithi

Çaji nga hithi

Çaji nga hithi

Me siguri se shumica prej nesh frikësohemi nga hithrat, por ja qe ato janë shume te dobishme për organizmin e njeriut.

hithat

Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi.
Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.
Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.
Për shkak te sasisë se madhe te kaliumit, hithrat kane efekt diuretik dhe çaji i tyre shfrytëzohet ne mjekimin e ndezjes se rrugëve urinare, si dhe për parandalimin e krijimit te gurëve ne veshka.
Pasi qe përmban hekur çaji nga hithi ndihmon edhe ne krijimin e qelizave te kuqe te gjakut.
Ky çaj e pastron organizmin prandaj është i dobishëm te sëmundjet e lëkurës.
Preferohet edhe te ndezja e mukozës se gojës dhe te aftët.
Çaji nga hithi stimulon regjenerimin e qelizave.
Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura.
Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

 

(Visited 349 times, 1 visits today)

Posted on

Buke gruri apo buke thekre !?

buke gruri buke thekre

buke gruri buke thekre
Gruri dhe thekra jane drithra te cilat perdoren per pjekje sepse ato permbajne gluten ,nje proteine qe shkakton fryrjen e bukes.Kokrrat e tyre perbehen nga 3 pjese nga krundet,endosperma e cila eshte brenda fares dhe embrioni qe eshte pjesa me e thelle, keto përmbehen nga vitamina B, proteina, minerale dhe yndyrna të shëndetshme. 

Tek thekra eshte e veshtire për ti ndarë keto tre pjese sa shpeshhere ajo mbetet e tere,ndryshe nga ushqimet e rafinuara te tlla si mielli ,makaronat , buka e bardhe ku krundet dhe embrioni janë hequr. “Pa krunde dhe embrion, rreth 25 për qind e proteinave të grurit është e humbur, së bashku me të 17 veti ushqyese kyçe.

Gjate perpunimit embrioni dhe krundet mbeten tek thekra dhe ajo ruan vetite e saj ushqyese të cilat përfshijnë fibra, proteina, kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, mangan, vitaminë B-1, acid folik, Thiamin, niacin dhe antioksidantë. Këto veti shqyese ndihmojnë per te ulur kolesterolin së bashku me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerin dhe diabetin.

Thekra permban pak yndyre është gjithashtu eshte e varfer me gluten ne krahasim me buken e bardhe .Në mënyrë domethënëse, thekra ofron një profil të plotë amino acidi. Gruri gjithashtu ofron karbohidrate komplekse dhe vitamina e minerale. Ajo është një proteinë jo e plotë, ndërsa përmban të gjitha amino acidet esenciale, ajo nuk i përmban ato në sasi të mjaftueshme për nje ushqim të mirë.

Niveli i sheqerit ne gjak
Per shkak se shumica e fibrave jane hequr nga kokrrat e përpunuara,ushqimet e rafinuara si buka e bardhë mund të krijojë një rritje të glukozes në gjak dhe te alarmoje pankreasin per clirim te insulines .Shume insuline mund te beje uljen e sheqerit ne gjak me shpejtesi e cila sjell shume probleme shendetsore sic eshte diabeti i tipit 2.Kokrrat më pak të përpunuar sic eshte thekra mbajë një nivel te mire te sheqerit në gjak dhe te insulinës per nje djegje efikase te yndyres , ajo redukton inflamacionet duke ulur rrezikun e diabetit dhe yndyrave ne gjak.

Buka thekres eshte e pasur me fibra te cilat kane aftësinë për tu lidhur me toksina dhe për të ndihmuar largimin e tyre nga trupi. Fibrat, shumica e të cilave jane larguar nga kokrrat e përpunuara si buka e bardhë,kontribuojne për të ulur kolesterolin,sjellin pak yndyrë në abdomen dhe rreth organeve të tretjes.Buka thekres ndihmon lehtësimin e kapsllikut , sipas një studimi të publikuar ne”Journal of Nutrition”. fibrat qe gjenden ne thekër përmirësojne lëvizjen e zorrëve tek meshkujt e moshes mesatare qe jane mbi peshë.

Përmbajtja e lartë e fibrave ne theker kontribuon per te ulur urine ,gje qe do te thote me pak kalori. Nëse konsumohet ne mëngjes, buka thekres mund të ule urine si para ashtu dhe pas drekës në krahasim me buken e grurit, sipas një studimi,pjesemarrsit të cilët kishin ngrënë buke gruri ishin të uritur në fillim të pasdites ndërsa ata që kishin ngrene bukë thekre nuk kishin patur uri deri pasdreke. Me mire buka e thekres te pergatitet vet se furrat e bukes e perziejne me te bardhe.

(Visited 286 times, 1 visits today)

Posted on

Fiqtë janë të mirë për nerva


Fiqtë janë të mirë për nerva
Reviewed by on

October 15, 2018
.

“Pasha fikun dhe ullirin” (Tin -1) Fiku bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap […]

“Pasha fikun dhe ullirin” (Tin -1) Fiku bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap […]

Rating: 0

Fiqtë janë të mirë për nerva

Fiqtë janë të mirë për nerva

“Pasha fikun dhe ullirin” (Tin -1)
Fiku bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet. Është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup.
Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënie e flokëve dhe mënjanon erën e rëndë të gojës.

(Visited 278 times, 1 visits today)

Posted on

Çaji i jeshil mbron shëndetin e syve

Çaji i jeshil mbron shëndetin e syve

Çaji i jeshil mbron shëndetin e syve

Çaji i jeshil mbron shëndetin e syve

Përbërësit e çajit të gjelbër mund të arrijnë deri në indet brenda syrit për të zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve si glaukoma, shkruan revista shkencore Journal of Agricultural and Food Chemistry.

caj jeshil
Testimet e fundit të zhvilluara në kafshë kanë treguar se konsumimi i çajit të gjelbër është i lidhur me ulje të stresit oksidues si dhe me gjasa më të pakta për dëmtim të qelizave, që shkaktohet nga ky proces.

Kyçe janë treguar përbërësit nga grupi i katekinave, të cilët mund të absorbohen edhe në pjesët si thjerrëza, rrjeta dhe pjesët tjera të syrit.

Autorët e studimit të zhvilluar në Universitetin e Hong Kongut, shtojnë se pas konsumimit të çajit të gjelbër, ulja e stresit oksidues ka zgjatur për më shumë se 20 orë.

(Visited 63 times, 1 visits today)

Posted on

ALOE VERA DHE MJALTË KUNDËR LEUKEMISË

ALOE VERA DHE MJALTË KUNDËR LEUKEMISË

ALOE VERA DHE MJALTË KUNDËR LEUKEMISË

Lengu i bimes Aloe Vera eshte mjaft i mire per te gjithe ata qe jane te semure nga leuçemia.
Aloe Vera ka dhene efekt te mire ne infeksionin ne gjak. Per pergatitjen e kures nevojiten 900 gr leng nga kjo bime dhe 100 gr mjalte. Masa e perftuar duhet te pihet 3 here ne dite nga 100 grame per çdo vakt. Mjekimi me kete kure duhet te zgjase 2 deri ne 3 muaj. kohaislame/

(Visited 224 times, 1 visits today)

Posted on

Kamomila – Kamilica (Matricaria Chamomilla)

kamomila caj


Kamomila është bimë barishtore njëvjeçare, lartësia e të cilës arrin 15-50 cm. Kërcelli i tij rritet shpejt dhe degëzohet shumë. Lulëzon pas 6-8 javësh nga mbirja e tij. Kamomila rritet në vende fushore e kodrinore dhe ka lule me erë të këndshme

kamomila caj

Emri shkencor i kam­omilit është Matricaria Chamomilla, i cili është lloji i egër i kamomilit, se­pse ekziston edhe një lloj tjetër i cili njihet me emrin Anthemis nobelis, i cili ndryshon nga forma me llojin e parë, por që të dy llojet e kamomilit përmbajnë lëndë efektive. Kamomila është bima më e njohur për përdorim tek dhembjet e barkut, të cilën thuajse nuk ka shtëpi që nuk e posedon. Pjesa që përdoret nga bima e kamomilit janë lulet.
Çfarë përmbajtje kanë lulet e kamomiles ?

Lulet e kamomiles përmbajnë vaj të avullueshëm, sasia e të cilit arrin në 1.5 % e luleve të thata. Vaji i kamomiles nxirret me metodën e avullimit. Ai është një lëng ngjitës i trashë me ngjyrë të kaltërt, i cili ngrihet në temperaturën 0°C, dhe mban erën karakteristike të kamomiles.
Kamomileja përmban: Alfpha bisabolol, bisabolol okside A, bisabolol okside B, trans-Farnesene, Chamaxulene- i cili shquhet për ngjyrën e tij të kaltërt dhe i jep ngjyrën vajit të kamomiles, Spathulenol, Flavone glykozid, Aglycones apigenin, Luteoline, Crysoeriol, Flavonol glykosidec, Quercetin, Iserhamntin, Rutin, Hydroxycoumarins, Umbeliferone, Herniarin, si dhe lëndë xhelatinoze prej 10%.
Substanca aktive:
1% e kamomiles është vaj bazë, i cili përmban Chamaxulene të kaltërt etj.

Lendet shëruese:

Ozolina është lënda kryesore që i jep kamomilit vetinë shëruese, dhe nga veçoritë e saj është se ajo i ngjan vajit të ullirit i cili përmban acid yndyror të pangopur, i cili është shumë i lehtë dhe i shpejtë për tu përzier me lëndët e tjera me qëllim që të përfitohen komponime të tjera të dobishme prej tij. Për të dalluar lëndën Ozolin që gjendet te kamomile nga Ozolina që gjendet te bimët e tjera, të parës i është vendosur emri Cham Ozolin: një lëndë me ngjyrë të kaltërt e cila del nga kamomili kur prej tij bëhet çaj, ose që nxirret në kushtet laboratorike.
Veçoritë mjekësore të kamomiles:
Anti-Infektiv, pastrues, nxites i djersitjes, qetesues, anti-kontraktues(kunder ngerqit), largues i gazrave, nxites i tretjes, gjallerues.

Duhet perdorur 2 orë pas shujtave te ngrenies.
– Prej veçorive të mrekullueshme të kamomiles është se ai ka veti parandaluese ndaj ëndërrave të frikshme dhe ankthit, si dhe është një qetësues i përgjithshëm i trupit dhe i shpirtit gjithashtu. Prandaj, kamomileja është shumë e dobishme për pagjumësinë, pikëllimin, frikën dhe shqetesimet shpirtërore në përgjithësi, të cilat shtojnë edhe më shumë mundësinë e paraqitjes së ankthit.

– Bimët e therrmuara te kamomiles përdoren gjithashtu për mjekimin e infeksioneve të lëkurës, plagëve të gojës dhe infeksionin e thonjëve.

– Avulli i formuar nga vlimi i luleve të kamomes përdoret për t’u thithur në rastet e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes: hundës, fytit dhe laringut.

– Tretja e lengshme e luleve të kamomiles përdoret si përdorim i jashtëm për larjen e syve të ndezura apo Oftalmik, për larje të organit seksual femeror në rastet e sekrecioneve të bardha apo që mbajnë erë të keqe, si dhe për qelbëzimet e lëkurës në përgjithësi.

– Lëngu i zierë i kamomiles është i dobishëm për çrregullimet e tretjes, antiveprues ndaj shtrëngimeve të barkut dhe ul temperaturën.

– Kamomileja përdoret gjith­ashtu në produktet kozmetike mjekësore.

– Kamomileja ka veti të shërojë infeksionet si dhe ka rol antibiotiku në shërimin e tyre. Mjafton të ziesh një sasi të vogël kamomileje dhe ta thithësh me hundë avullin e tij për të zbutur infeksionin e shkaktuar në vrimat e hundës dhe për të asgjësuar mikrobet që gjenden aty, për një kohë të shkurtër.

– Kamomili ndihmon në heqjen e gulçës së shkaktuar në stomak dhe në të gjithë organin e tretjes, heq dhembjet e barkut, të zorrëve dhe ndonjëherë edhe të fshikëzës së tëmthit. Përveç kësaj, ai ka luan rol edhe në lehtësimin e dhembjeve të menstruacioneve.

– Kamomileja përmirëson sistemin imunitar të trupit dhe vepron në shtimin e rruazave të bardha të gjakut.

– Kamomileja përdoret gjithashtu për mjekimin e ulçrës(te thatit) së lukthit, por duke përdorur një metodë të posaçme pergatitjeje në këtë mënyrë:
Menjehere pasi i sëmuri të pijë çajin e kamomiles, të shtrihet mbi shpinë dhe të qëndrojë 5 min, pastaj të shtrihet nga krahu i majtë për 5 min të tjera, pastaj mbi bark dhe pastaj nga krahu i djathtë, me qëllim që të sigurohet qarkullimi i kamomiles në të gjitha muret e lukthit, sepse çaji e kalon shumë shpejt lukthin dhe nëse i sëmuri qëndron ulur apo në këmbë, nuk arrihet qellimi. Bashkë me çajin e kamomiles, për mjekimin e ulçerës së lukthit, përdoren edhe disa barna të përshkruara nga mjeku.

– Përgatitja e çajit të kamomiles bëhet në atë mënyrë që në fillim të vlohet uji dhe pastaj të hidhet në enën ku janë vendosur lulet e kamomiles, sepse në këtë formë, kamomileja nxjerr sasi më të madhe ozoline dhe lëndësh të tjera të dobishme që gjenden te kamomileja.

– Nuk duhet tepruar në përdorimin e kamomiles, sepse në këtë rast ndodh efekt i kundërt dhe personi e ndjen kokën të rënduar dhe kur e lëviz atë, ndjen dhembje koke.

Kamomileja me bimë të tjera mjekësore:
Ne mund të prodhojmë një çaj qetësues për rastet e çrregullimit të lehtë të lukthit duke përzierë 30 gr mendër, 30 gr melisë dhe 40 gr kamomil. Nga kjo përzierje marrim një apo dy lugë të vogla për të pergatitur një filxhan çaj dhe ta pimë.
Po kështu mund të përfitojmë mjekime të tjera të shumëllojshme dhe të dobishme nga përzierja e kamomiles me bimë të tjera mjekësore.
Lulet e kamomiles përdoren si tretës në rastet e problemeve me tretjen, madje në Evropë, kamomileja konsiderohet e preferueshme për këto probleme, në mes të së cilave edhe ulçera(i thati) i lukthit, sepse ai vepron si anti-shtrëngues, anti-dhembjeve dhe nxit pastrimin, por është edhe zbutës i lukthit.

Lulet e kamomiles përdoren njësoj si çaji, duke marrë një lugë të madhe prej tyre dhe duke e lënë në një gotë me ujë të vluar më parë për 10 min, pastaj filtrohet dhe pihet, dy herë në ditë.
Lulet e kamomiles përdoren edhe si ilaç për sekrecionet (tajimet) nga vagina, për shkak se ato përmbajnë vaj avullues, e lëndë të tjera të dobishme për këtë qëllim. Ato përdoren gjithashtu si qetësues të muskujve të trupit, largues të gazrave, jene kunder-alergjik, anti-kolit (qeteson ndezjen e zorres se trashe), etj.

Mënyra e përdorimit të kamomiles për ndalimin e gjakrrjedhjes së tepërt të menstruacioneve është: që të merret një lugë gjelle nga lulet e kamomilit, të vendosen në një gotë dhe mbi to të hidhet ujë i zierë në cast, pastaj lihet për 10 min, filtrohet dhe pihet, tre herë në ditë, para ose gjatë ngrënies, por kujdes nga pirja e kamomiles menjëherë pas ngrënies, sepse ndonjëherë mund të shkaktojë dhembje në bark./mjeksiaislame/

(Visited 346 times, 1 visits today)

Posted on

Boronicat janë ushqim i përkryer


Boronicat janë ushqim i përkryer
Reviewed by on

October 22, 2018
.

Boronicat Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të […]

Boronicat Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të […]

Rating: 0

Boronicat janë ushqim i përkryer

Boronicat janë ushqim i përkryer

Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të dëmtuara, si dhe qelizat e kancerit.
Boronicat përmbajnë sasi të mëdha të kuercetinit, i cili mund të zvogëlojë gjasat e shfaqjes dhe seriozitetin e alergjive.
Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi. Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet.
Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve.

 

(Visited 161 times, 1 visits today)

Posted on

Bima e valerianës

Bima e valerianës


Bima e valerianës
Reviewed by on

October 27, 2013
.

  Bima e valerianës lufton pagjumësinë Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, […]

  Bima e valerianës lufton pagjumësinë Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, […]

Rating: 0

Bima e valerianës

Bima e valerianës

 

Bima e valerianës lufton pagjumësinë

Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë.

Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit.

Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit.

(Visited 161 times, 1 visits today)

Posted on

Sythet e plepit

Sythet e plepit


Sythet e plepit
Reviewed by on

October 27, 2013
.

Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike, esencë. Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersën […]

Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike, esencë. Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersën […]

Rating: 0

Sythet e plepit

Sythet e plepit

plepit

Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt

Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike, esencë.

Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersën e padëshiruar.

Gjithashtu çaji me sythet e plepit, me mjaft sukses përdoret edhe në mjekimin e rrugëve të urinës, pasi për shkak të elementeve përbërës pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve.

(Visited 249 times, 2 visits today)

Posted on

Rigoni

Rigoni

Rigoni

Rigoni

rigoni

Rigoni lufton gurët në tëmth

Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër.

Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera.

Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

(Visited 351 times, 3 visits today)