Posted on

Urthi dhe shkaktarët e tij

Shumë njerëz kanë oreks më të madh ose i merr uria shumë më shpejt. Megjithëse hanë shumë, ata janë përsëri të dobët. Sipas mjekëve personat e tillë vuajnë nga “djegiet e stomakut” ose urthi. Arsyet për këtë të shumta, si konsumi i ushqimeve djegëse, pagjumësia, konsumi i pijeve alkoolike etj. Ndër simptomat më të zakonshme janë- shtim oreksi, aromë e keqe e gojës, kapsllëk, fryrje të mishrave tëdhëmbëve etj.

Megjithëse urthi shihet si një gjendje e zakonshme dhe nuk i kushtohet shumë vëmendje djegiet e stomakut mund të kenë pasojë të tjera për organizmin. Për të parandaluar dhe reduktuar urthin, duhet të dimë shkaktarët e tij.

Pse kemi urth:

1. Kosumi i tepërt i ushqimeve pikante, të lëngshme dhe me shumë energji:

Djegiet e stomakut mund të vijnë edhe nga konsumi i mishit të qengjit. Në dimër, shumë persona pëlqejnë supë me mish qengji. Specialistët këshillojnë që kur konsumoni mish qengji, mirë është të konsumoni edhe perime të ndryshme apo fasule për të reduktuar urthin në stomak.

2. Qëndrimi zgjuar deri natën vonë dhe konsumi i pijeve alkoolike:

Përveç konsumit, qëndrimi zgjuar deri natën vonë janë ktheyr në një stil të jetës moderne, por kjo sjell dëme të mëdha për trupin. Pas një nate pa gjume shtohet era e gojës dhe kjo simbolizon djegien e stomakut. Konsumi i pijeve alkoolike shkakton gjithashtu urth. Pijet alkoolike sjellin jo vetëm probleme në mëlçi, por edhe probleme në stomak.

3. Toksinat e trupit

Për shkaqe të jashtme dhe të brendshme shumë materiale të dëmshme akumulohen në trupinë tonë, që mund të jenë adicitet, ndotje ajrore etj. Akumulimi i këtyre materialeve në trup mund të shkaktojë djegie në stomak, por edhe shumë probleme të tjera. Akumulimi i toksinave të tepërta shkakton dobësim të sistemit imunitar. Nëse keni toksina të tepërta në trup atëherë mudn të keni kapsllëk. Akumulimi i toksinave në organizëm ndikon në plakjen e parakohshme të njeriut.

Një tjetër simptomë nese vuani nga djegiet në stomak janë edhe aknet. Përveç kësaj, urthi shkakton disa probleme të tjera.

1. Erë të keqe të gojës shkaktuar si pasojë e sekretimit të tepërt të acideve apo lëngjeve të stomakut.

Djegiet e stomakut nxisin sekretimin e tepërt të acideve të stomakut. Akumulimi i lëngjeve të stomakut në trup mund të shkaktojë nxehtësi të brendshme, që mund të shndërrohet në urth, duke na shkaktuar shije të athët në gojë si dhe frymë me erë jo të mirë.

2. Rënia në peshë, lodhje trupore
Për shkak të urthit në stomak, ushqimet e konsumuara do të treten dhe mund të mos përthithen nga trupi, duke u shoqëruar me mungesën e materialeve ushqyese për trupin. Për të plotësuar nevojat ushqyese të nevojshme për aktivitetet e njeriut, trupi ynë do të shfrytëzojë yndyrë dhe proteinën e rezervuar të trupit për të furnizuar energjinë e nevojshme. Kjo shkakton dobësim, pafuqshmëri dhe lodhje.

3. Aknet në fytyrë

Për shkak të urthit në stomak, zorrët dhe stomakut mund të kenë thatësi, duke shkaktuar problëeme për sistemin e tretjes. Kjo pasqyrohet tek puçrrat e fytyrës dhe shoqërohet me tharje goje etj. Nëse keni probleme me pucççrat në fytyrë ndoshta shkaku qëndron tek zorrët.

Sugjerime për lehtësimin e simptomave të urthit:

1. Reduktimi apo heqja dorë nga të gjitha ushqimet e ëmbla, pikante të përpunuar dhe gjysëm të përpunuara, të cilat shkaktojnë çekuilibrin e lipideve dhe substancave të sekretuara, që përkeqësojnë aknet në fytyrë.

2. Personat me urth në stomak duhet të largohen nga duhani dhe pijet alkoolike. Ata duhet të pakësojnë konsumin e mishit dhe të shtojnë konsumin e perimeve dhe frutave.

(Visited 259 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj

Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj

Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj. Një studim i ri spanjoll tregon se vaji i pastër i ullirit mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me H. Pylori, që janë shkaktar për miliona raste të gastritit dhe ulcerës peptike çdo vit. Testet preliminare laboratorike tregojnë se kompozimet antioksiduese të gjetura në vajin e pastër të ullirit janë efektive kundër një varg llojesh të baktereve H. Pylori, të cilat infektojnë mukozën e lukthit.
Hulumtimet thonë se këto rezultate tashmë duhet të testohen tek njerëzit. Por, nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto zbulime, përfshirja e vajit të freskët të ullirit në ushqim mund të ndihmojë në pengimin e dhimbjeve të ulcerës.

(Visited 49 times, 1 visits today)

Posted on

Pija e shijshme që lufton celulitin!

Pija e shijshme që lufton celulitin!

Pija e shijshme që lufton celulitin!

Ju duhet ta provoni këtë pije të shijshme e cila funksionon shpejt dhe redukton dukjen e celulitit.

Përbërësit:

Ujë
Spinaq
1/2 Portokalle
1/2 banane
4-5 feta ananas
Kanellë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini derisa të merrni një përbërje fluide të trashë.

Kombinimi i këtyre ingrendientëve është perfekt për të luftuar celulitn sepse:

Spinaqi është një burim i mirë hekuri dhe fibrash; përmirëson tretjen dhe ndihmon në eleminimin e substancave të dëmshme nga trupi.

Portokallet janë të pasura me vitamin C, ujë, fibra dhe antioksidantë të cilët ndihmojnë në rregullimin e gjendjes së lëkurës dhe shkëlqimin e saj.

Ananasi ndihmon në eleminimin e ujit të tepërt nga organizmi dhe është i pasur me antioksidantë të cilët e bëjnë lëkurën të jetë më e shëndetshme dhe e tendosur.

Bananet janë të pasura me kalium, vitaminë B6, fibra, vitaminë C dhe magnez, përbërës që gjithashtu ndihmojnë në eleminimin e ujit të tepërt nga organizmi.

Kanella ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe të gjithë e dimë që celuliti ndodh për shkak të problemeve me qarkullimin.

Uji është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për celulitin sepse eleminon toksinat dhe lëngjet e tepërta në organizëm.

(Visited 86 times, 1 visits today)

Posted on

Mbani dietë dhe nuk dobësoheni?- Ja disa arsye

A ju ka ndodhur të mbani dieta të njëpasnjëshme dhe nuk dobësoheni ashtu sic e prisnit? Dietologët thonë se ka disa shkaqe për këtë fenomen.

-Mungesa e vitaminave

Gratë që e plotësojnë dietën me vitamina shtesë kanë më pak uri sesa ato që nuk e bëjnë këtë, sipas kërkimeve të Laval University në Kanada.

Zgjidhja: Bëj një test nëse të mungon ndonjë lloj vitamine dhe drejt e në farmaci, ose kërko ushqime të pasura me atë lloj vitamine. Ato mund të jenë vitaminat B që ndihmojnë në djegien e yndyrave dhe uljen e nivelit të stresit nëse ai ka fluturuar pa kontroll.

 

f7bf66b2f5b5422d8e6772f87788ec65-Masa e racioneve

Gjatë 30 viteve të fundit, përmasat mesatare të një pjate janë rritur nga 23cm në 33cm, gjë që ka ndodhur dhe me racionet. “Shumë nga ne kanë harruar si janë racionet normale” thotë dietologia skoceze Fiona Kirk.

Zgjidhja: Fiona rekomandon të përdorim racione ushqimesh me karbohidrate apo proteina jo më të mëdha sesa grushti dhe ta mbushim pjesën tjetër të pjatës me fruta dhe perime. Sigurisht duhet të përdorni pjata më të vogla që mos të ngelet më vend.

3.Bakteret e zorrëve

Bëhet fjalë për bakteret që jetojnë në sistemin tretës. Studiuesi Peter Turnbaugh i Washington University School of Medicine ka vëzhguar dy lloje bakteresh që gjenden në zorrë: bakteroidetes dhe firmikutes. Ai zbuloi që njerëzit obezë kishin një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata fillonin dietën, sasia e tyre ulej dhe rritej ajo e grupit të parë, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.

Zgjidhja: Ndërkohë që nuk është gjetur deri tani asgjë që mund të rrisë nivelet e bakteroideteve, duke rritur nivelet e baktereve në përgjithësi do rritej dhe numri i atyre që shpërbën karbohidratet. Mënyra më e mirë është të marrësh më shumë ushqime probiotike që furnizojnë nivelet e baktereve të shëndetshme që përfshijnë preshin, hudhrën dhe bananet dhe të shmangësh antibiotikët që mund t’i vrasin ato. Gjithashtu mund të marrësh një pije të përditshme probiotike si kosi.

4. Truri yt

Studiues në Universitetin e Utrecht në Holandë kanë vërtetuar që njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit, shkruan revista “Class”. Trajnerja Alyssa Abey thotë që nëse truri yt e di që po bën diçka që do të bëjë të ndihesh keq, e ndalon atë. Kështu ti do e ndjesh çdo copë torte që lë pas në raftin e ëmbëltores.

Zgjidhja: Fokusohu te arsyet pse do të humbasësh peshë dhe thuaji vetes që do e bësh. Duhet të ndalosh të shohësh njëkohësisht ëmbëltoren dhe palestrën ngjitur me të. Gjithashtu bën mirë t’i shënosh objektivat për peshën në një letër. “Unë këshilloj që të gjithë të mbajnë shënime dhe ta kontrollojnë para se të bëjnë diçka që vë në provë premtimin”, – thotë trajnerja personale e Jennifer Garner, Valerie Waters

5. Qëndroni ulur për një kohë të gjatë dhe nuk merreni me aktivitet sportiv.

6. Nuk konsumoni ujë sa duhet

7. I kapërceni proteinat- Shumë studime kanë arritur në përfundimin se proteinat përshpejtojnë dobësimin dhe forcojnë muskujt.

076fd5422594440b9012396241aca93bProvoni ujin me limon

Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.

Ajuverda fton të gjithë që ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën.

Mendja mund t’ju thotë se duhet ta kontrollosh emailin, ta bësh një shëtitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh ritualet e tua të mëngjesit.

Por, nëse mund të gjesh kohë për vetëm një ritual që do të përmirësojë shëndetin, atëherë le të jetë ky…

Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar.

Ujë i ngrohte me limon – Dobitë shëndetësore

1. Forco imunitetin tuaj

Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

2. Balanco nivelet e pH-s

Në besoni limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik në vetvete, por brenda në trupin tonë janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet në trup pasi të metabolizohet). Ashtu si ata që ndjekin shëndetin e mirë tregojnë, një trup alkaline vërtetë është çelësi drejt shëndetit të mirë.

3. Ndihmon për humbje peshe

Limonët janë gjithashtu të pasur me fibër pectin, që ndihmojnë për të luftuar dëshirën për të ngrënë (nuk do të thuash më “po më hahet diçka”). Gjithashtu është parë në disa studime që njerëzit që mbajnë një dietë më alkaline humbin peshë më shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbarë është më lehtë që të bësh zgjedhjet e duhura më vonë gjatë ditës.

4. Ndihmon tretjen

Uji i ngrohët shërben për të stimuluar traktin gastroinestinal dhe peristalsis – valët e kontraktimeve të muskujve brenda mureve të zorrëve që shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët janë të pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në lirimin e toksinave në traktin e tretjes.

5. Shërben si diuretik natural

Lëngu i limonit ndihmon në nxjerrjen jashtë të materieve të padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje më të madhe e kështu duke ndihmuar që trakti urinar të jetë i shëndetshëm.

6. Lëkurë të pastër

Vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon që gjithashtu të kesh lëkurë të pastër.

7. Hidraton sistemin limfatik

Kjo gotë e mirësisë ndihmon që të filloni ditën i hidratuar, që ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, apo thellë dehidrohet (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej të gjitha funksionet e tij, e kjo shpien në mbledhje të helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhë. Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Kështu që nuk vërtetë nuk ke pse mos ta marrësh seriozisht gjendjen e thellë dehidratimi.

Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së ujë te ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshojë përvojën tuaj ditore. Mos u habisni nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim.

Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit.[albaniancricn]

(Visited 91 times, 1 visits today)

Posted on

Vajrat bimorë kozmetikë që përdoren për trajtimin e fytyrës

Vajrat bimorë kozmetikë që përdoren për trajtimin e fytyrës

Vajrat bimorë kozmetikë që përdoren për trajtimin e fytyrës

Vajrat bimorë kozmetikë që përdoren për trajtimin e fytyrës

– Vaji kozmetik i karotës është një mbrojtës shumë i mirë i lëkurës dhe i jep asaj rivitalitet.
– Vaji kozmetik i kamomilit përdoret për lëkurat e ndjeshme dhe të acaruara, të cilat preken lehtë nga ndryshimet klimaterike dhe produktet e forta kozmetike .
– Vaji kozmetik i ederës është një kurë shumë e mirë gjatë kohës që mbani dietë për të kuruar çarjet e lëkurës dhe celulitin.
– Vaji kozmetik i rrënjës së grurit është një hidratues i pasur me lëndë ushqyese sidomos me vitaminë E dhe përdoret për lëkurat e plakura para kohe, për ato të rrudhosura dhe me njolla.
– Vaji kozmetik i limonit largon rrudhat dhe lodhjen nga rrathët e syve.
– Vaji kozmetik i bajames i pasur me vitaminë E përdoret për t’i dhënë gjallëri fytyrës, lëkurës së trupit nëse është e acaruar, për çarjet e gjoksit dhe si maskë për flokët e dëmtuar.

(Visited 55 times, 1 visits today)

Posted on

Largimi i cistave nga vezorët me mjalt dhe aloe vera

Largimi i cistave nga vezorët me mjalt dhe aloe vera

Largimi i cistave nga vezorët me mjalt dhe aloe vera

670px-Make-an-Aloe-Vera-Face-Mask-Step-3-Version-2Një përqindje e madhe e femrave kanë probleme me paraqitjen e cistave në njërin ose të dy vezoret. Këto cista është e vështirë që të shërohen, por nuk është e pamundur. Në shërimin e tyre mund të ju ndihmojnë edhe disa ilaçe popullore.

Ilaç nytyral për largimin e cisteve nga vezorët

Ju paraqesim ilaç popullor nga aloe vera dhe mjalta, të cilin duhet ta përgatisni në këtë mënyrë:

Merrni disa gjethe kaktus aloe vera dhe vendosni në frigorifer për të qëndruar dy javë. Pastaj imtësoni dhe shtrydheni lëngun e tyre. Lëngun e fituar përzieni me mjaltë në raport 1:1. Masën e fituar ruajeni në frigorifer.

Mënyra e përdorimit:

Për ta përdorë këtë ilaç natyral nga mjalta dhe aloe vera, merrni një lugë nga masa e fituar dhe më pas duhet ta ngrohni pak që të jetë më e lëngshme sepse gjatë qëndrimit në frigorifer është më e fortë. Pas ta keni ngrohur, merrni një tampon vaginal dhe me lëngun e fituar lyeni tamponin dhe më pas vendoseni në vaginë ashtu që të qëndrojë tërë natën për të pasur efekt.

Përsëritni këtë procedurë për 10 ditë dhe pastaj bëni pauzë. Ilaçin mos e vendosni derisa keni menstruacione. Pas pauzës së dëshiruar (deri me 1 javë) vazhdoni terapinë edhe 10 ditë tjera.

Me ndihmën e këtij ilaçi natyral, në mënyrë të njejtë mund ta shëroni edhe erozionin e qafës së mitrës.

Ju këshillojmë që të konsultoheni edhe me gjinekologun për ta aplikuar këtë ilaç natyral.

(Visited 217 times, 1 visits today)

Posted on

Anoreksia, çrregullim i të ushqyerit

Anoreksia, çrregullim i të ushqyerit

Anoreksia, çrregullim i të ushqyerit

types_of_eating_disordersAnoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re me shume te gratë vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.

Manifestimet klinike te anoreksise nervoze jane,pergjithesisht,shume te renda nder te cilat mund te permendim edhe manifestimet e sistemit endokrin.

Amenorrea (çrregullime, nderprerja e ciklit menstrual tek femrat) qe vjen nga reduktimi i sekretimit te faktoreve te lirimit te gonadotropinave (si dhe reduktimi i sekretimit te hormoneve LH e FSH). Manifestime te tjera me te zakonshme, te lidhura me reduktimin e lirimit te hormoneve te tiroides, jane edhe intolerimi ndaj te fohtit, bradikardi(zvogelim i numrit te rrehjeve te zemres) dhe modifikim te lekures.

Psikologët po përpiqen të kuptojnë shkaqet e anoreksisë.

Fatkeqësisht, shpesh individët e prekur nuk vihen re që në fillim, por pasi çrregullimi ka vepruar për njëfarë kohe.

(Visited 101 times, 1 visits today)

Posted on

Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë


Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë
Reviewed by on

May 21, 2018
.

Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë Natën këshillohet të përdoren kremra ushqyes, ndërsa ditën këshillohet të përdoren vajrat e bukurisë, në vend të kremit të ditës. Vajrat bëhen shumë shpejt gati. Ato përgatiten nga përzierja e 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj esencial, 1 kapsule vit E (ose pak vaj gruri). Vaji […]

Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë Natën këshillohet të përdoren kremra ushqyes, ndërsa ditën këshillohet të përdoren vajrat e bukurisë, në vend të kremit të ditës. Vajrat bëhen shumë shpejt gati. Ato përgatiten nga përzierja e 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj esencial, 1 kapsule vit E (ose pak vaj gruri). Vaji […]

Rating: 0

Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë

Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë

Si mund të përgatisim vetë vajrat e bukurisë

Natën këshillohet të përdoren kremra ushqyes, ndërsa ditën këshillohet të përdoren vajrat e bukurisë, në vend të kremit të ditës. Vajrat bëhen shumë shpejt gati. Ato përgatiten nga përzierja e 10 ml vaj suporti, 3 pika vaj esencial, 1 kapsule vit E (ose pak vaj gruri). Vaji i rizgjon poret e lëkurës, e ndriçon atë dhe nëse përdoret në masën e duhur nuk e yndyros lëkurën, por thjesht e ushqen.
Vaji i mentës për depilim: Vaji i mentes është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll porën e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë (qimja del drejt).
Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentës jep freski dhe kënaqësi. Vaji i mentës mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, me erën e padurueshme të gojës, për kujdesie të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë. Është dhe një antimikrob shumë i mirë. Vaji i mentës është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbët të freskëta.

(Visited 129 times, 1 visits today)

Posted on

Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë


Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë
Reviewed by on

July 17, 2015
.

Sipas studimeve të fundit ku janë përfshirë 4,000 gra, kërkuesit kanë arritur në përfundim se akupunktura dyfishon shanset për mbetjen shtatzënë. Megjithëse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo “në epruvetë” ka mbi 30 vjet që përdoret si metodë, suksesi për mbetjen shtatëzënë ende rezulton i ulët — tek rreth 35 për qind e grave në SHBA të […]

Sipas studimeve të fundit ku janë përfshirë 4,000 gra, kërkuesit kanë arritur në përfundim se akupunktura dyfishon shanset për mbetjen shtatzënë. Megjithëse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo “në epruvetë” ka mbi 30 vjet që përdoret si metodë, suksesi për mbetjen shtatëzënë ende rezulton i ulët — tek rreth 35 për qind e grave në SHBA të […]

Rating: 0

Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë

Shtatzënia, dyfish shanse me akupunkturë

akupunktura

Sipas studimeve të fundit ku janë përfshirë 4,000 gra, kërkuesit kanë arritur në përfundim se akupunktura dyfishon shanset për mbetjen shtatzënë. 
Megjithëse Fertilizimi in Vitro (IFV) apo “në epruvetë” ka mbi 30 vjet që përdoret si metodë, suksesi për mbetjen shtatëzënë ende rezulton i ulët — tek rreth 35 për qind e grave në SHBA të moshave 35- 40 vjeçare dhe rreth 20 për qind e tyre mbi 40 vjeç, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes. Kosto për këtë proces mund të shkojë mbi 10,000 dollarë amerikanë. 

(Visited 75 times, 1 visits today)

Posted on

Për shkëlqimin e fytyrës së femrës


Për shkëlqimin e fytyrës së femrës
Reviewed by on

August 20, 2015
.

Për bukurinë dhe shkëlqimin e fytyrës së femrës Duhet relaksuar trupin dhe fytyra të lyhet me mjaltë dhe për pesëmbëdhjetë minuta të thuhet SubhanAllah, e pastaj të lahet fytyra me ujë të vokët dhe të thahet, pas kësaj le të lyhet fytyra me vaj ulliri. Kjo përsëri gjatë një jave. (Visited 97 times, 1 visits […]

Për bukurinë dhe shkëlqimin e fytyrës së femrës Duhet relaksuar trupin dhe fytyra të lyhet me mjaltë dhe për pesëmbëdhjetë minuta të thuhet SubhanAllah, e pastaj të lahet fytyra me ujë të vokët dhe të thahet, pas kësaj le të lyhet fytyra me vaj ulliri. Kjo përsëri gjatë një jave. (Visited 97 times, 1 visits […]

Rating: 0

Për shkëlqimin e fytyrës së femrës

Për shkëlqimin e fytyrës së femrës

mjalti semundjet

Për bukurinë dhe shkëlqimin e fytyrës së femrës

Duhet relaksuar trupin dhe fytyra të lyhet me mjaltë dhe për pesëmbëdhjetë minuta të thuhet SubhanAllah, e pastaj të lahet fytyra me ujë të vokët dhe të thahet, pas kësaj le të lyhet fytyra me vaj ulliri. Kjo përsëri gjatë një jave.

(Visited 97 times, 1 visits today)