Posted on

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit

vaj ulliri

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh thotë: “Ai është që lëshoi nga lart shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmat, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtije me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra, frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.”

Ebu Hurejre radijallahu anhu na përcjell, se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Përdorni vajin e ullirit si ushqim dhe melhem, sepse ai nxirret nga druri i bekuar”.

Alaudin ibën Nefis, një mjek që ka jetuar në fillim të shekullit XII në librin e tij të njohur me titull “Muxhez ul Kanun”, për vajin e ullirit thekson: “Nëse flokët lyhen me vaj ulliri forcohet rrënja e qimeve dhe parandalohen thinjat e parakohshme. Kokrrat e ullirit forcojnë organizmin e njeriut. Lëngu i njelmët i ullirit të konservuar është shumë efikas kundër stomatitit aftoz dhe forcon mishin e dhëmbëve. Gjethi i ullirit është tejet efikas kundër anthraxit-urtices dhe inflamimeve të lëkurës. Parandalon të djersiturit e tepërt dhe shëron me sukses panarciumin (infeksionet bakteriale të gishtërinjve). Pra, po të mendojmë për mënyrën e ushqimit tonë, e kuptojmë sa është e rëndësishme vetëm njëri prej ushqimeve tona, të cilit deri tani nuk i kemi kushtuar ndoshta kujdesin e duhur. Njohja më e mirë është të mendojmë, duke falënderuar për mirësitë e Allahut të Madhërishëm që i ka dhuruar njeriut.

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëmadh thotë:

“Dhe Ai ju dha gjithë atë që i kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.”

(Visited 67 times, 1 visits today)

Posted on

Vaj Xherxhiri

Vaj Xherxhiri


Vaj Xherxhiri
Reviewed by on

March 30, 2014
.

VAJ XHERXHIRI(Rocket) :Dobite e tij: •Aktivizon aktivitetin seksual, sepse përmban B5. •Shërben si përforcues i përgjithshëm kundër dobësisë së diabetit. •Lehtëson urinimin. •Shërben si anti-kolle dhe hap oreksin. •Forcon dhëmbët, mishin e dhëmbëve dhe mbron nga plasaritja e tyre. •Ul nivelin e kolesterolit dhe të yndyrnave në gjak. •Largon gëlbazën. (Visited 203 times, 1 visits […]

VAJ XHERXHIRI(Rocket) :Dobite e tij: •Aktivizon aktivitetin seksual, sepse përmban B5. •Shërben si përforcues i përgjithshëm kundër dobësisë së diabetit. •Lehtëson urinimin. •Shërben si anti-kolle dhe hap oreksin. •Forcon dhëmbët, mishin e dhëmbëve dhe mbron nga plasaritja e tyre. •Ul nivelin e kolesterolit dhe të yndyrnave në gjak. •Largon gëlbazën. (Visited 203 times, 1 visits […]

Rating: 0

Vaj Xherxhiri

Vaj Xherxhiri

vaj xherxhiri

VAJ XHERXHIRI(Rocket)

:Dobite e tij:

•Aktivizon aktivitetin seksual, sepse përmban B5.

•Shërben si përforcues i përgjithshëm kundër dobësisë së diabetit.

•Lehtëson urinimin.

•Shërben si anti-kolle dhe hap oreksin.

•Forcon dhëmbët, mishin e dhëmbëve dhe mbron nga plasaritja e tyre.

•Ul nivelin e kolesterolit dhe të yndyrnave në gjak.

•Largon gëlbazën.

(Visited 203 times, 1 visits today)

Posted on

Vaj susami

Vaj susami


Vaj susami
Reviewed by on

April 1, 2014
.

Vaj susami Perdoret per trajtimin e shtypjes se larte te gjakut.Parandalon sulmet e migrenes.Permban baker perdoret ne raste te rheumatoid arthritis( reum). Permban kalcium ndihmon ne parandalimin e osteporosis (dobesimi i eshtrave).Burim i vitamines E ( antioksidant i forte, ule nivelin e kolesterolit en gjak) (Visited 115 times, 1 visits today)

Vaj susami Perdoret per trajtimin e shtypjes se larte te gjakut.Parandalon sulmet e migrenes.Permban baker perdoret ne raste te rheumatoid arthritis( reum). Permban kalcium ndihmon ne parandalimin e osteporosis (dobesimi i eshtrave).Burim i vitamines E ( antioksidant i forte, ule nivelin e kolesterolit en gjak) (Visited 115 times, 1 visits today)

Rating: 0

Vaj susami

Vaj susami

vaj susami

Vaj susami

Perdoret per trajtimin e shtypjes se larte te gjakut.Parandalon sulmet e migrenes.Permban baker perdoret ne raste te rheumatoid arthritis( reum). Permban kalcium ndihmon ne parandalimin e osteporosis (dobesimi i eshtrave).Burim i vitamines E ( antioksidant i forte, ule nivelin e kolesterolit en gjak)

(Visited 115 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji i farave të kungullit

Vaji i farave të kungullit

Vaji i farave të kungullit

Vaji i farave të kungullit

vaji i kungit

Vaji i farave të kungullit është preparat 100% natyral i cili nxirret nga farat e kungullit sipas metodave teknike më të mira në gjendje të ftohtë për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor.
Farat e kungullit përmbajnë acide të ngopura yndyrore të ngopura dhe jo të ngopura, si dhe substanca antioksidante.
Përdorimi i vajit të farave të kungullit, prodhuar nga
– Sipas kodit amerikan për medicinës bimore P.D.R., vaji i farave të kungullit është një preparat i përgatitur për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm dhe nga ana mjekësore është licencuar për përdorim në shumë vende evropiane.
– Ai përdoret për mjekimin e prostatës së zmadhuar dhe shqetësimeve që ndjehen në urinim tek të moshuarit. Ai gjithashtu mbron nga infeksionet e prostatës.
– Përdoret për trajtimin e rasteve me parazitë të barkut (krimba).
– Për reumatizëm, me përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
– Përdoret për ulcerën e stomakut dhe acarimin e zorrëve.

Doza e rekomanduar:
Një lugë e vogël në mëngjes dhe në mbrëmje për të rriturit dhe gjysma e saj për të vegjlit.
Efektet anësore:
Nuk njihen efekte anësore apo të dëmshme nga përdorimi i këtij vaji.

Të mbahet larg përdorimit nga ana e fëmijëve.

(Visited 227 times, 1 visits today)

Posted on

Mrekullite e vajit te ullirit

vaj ulliri

vaj ulliri

Vaji i ullirit është aleati më i mirë e njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet e para në listë nga dhjetë gjërat ushqimore më të shëndetshme për organizmin njeriut, dhe për këtë shkak e quajnë “ar i lëngshëm”.
Lëngu natyral i vajit të ullirit është eliksir i shëndetit dhe jetëgjatësisë.
Njerëzit që jetojnë në vendet bregdetare shumë kohë më parë përdorin vajin e ullirit në ushqimet e veta dhe shumë më pak kanë probleme kardiovaskulare, gjakderdhjes në tru dhe sëmundje maligne në organet e tretjes, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë hulumtime. Në kohërat e sotme në Spanjë përdoren disa përbërës të vajit të ullirit për të lyer bukën e që janë të dobishme kundër plakjes.

Vaji i ullirit përmban thartirë të yndyrës të pashtrydhshme, lecitin, polifenol dhe vitamin A, D, E dhe K.
Përbërësit shërues të vajit të ullirit rrjedhin para së gjithash thartirë të yndyrshme të pashtrydhshme dhe antioksidant.

Hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti i Filadelfias ka treguar se vaji i ullirit përmban përbërës të njëjtë si edhe brufeni, përafërsisht si ibuprufen, që do të thotë se doza ditore e vajit të ullirit do të ndihmonte tek të sëmurët me reumë dhe sëmundje të zemrës, si dhe do të ndihmonte në dhimbje të ndryshme. Më së miri është të përdoret vaji i ullirit extra i virgjër, i cili bëhet para se të bluhet ullinjtë në mulli apo të shtrydhën, përkatësisht që bëhet në mënyrë natyrale.

Më i mirë është kur përdoret i thatë nëpër sallata dhe perime, ku edhe realizohet efekti i tij i plotë, ndërsa kur fërgohet efekti i tij vjen e zvogëlohet. Këshillohet që të përdoret sa më shumë në ushqim për të rritur dhe fëmijë. Ndërsa lista e përbërësve shërues që përmban me të vërtet është shumë e gjatë. Antioksidant natyral: Vitaminat dhe provitaminat: (A dhe E) mineralet siç është seleni, më pas fenoli në vaj të ullirit i cili paraqet antioksidant natyral. Këto i mbrojnë qelizat nga stresi oksidues, oksigjeni aktiv dhe radikalëve të lirë.Zvogëlon kolesterolin: Vaji i ullirit ndikon në zvogëlimin e mbledhjes së kolesterolit dhe rregullon marrëdhënien LDL dhe HDL të yndyrës dhe kështu bien deri tek shumimi i yndyrës së ‘mirë’ (HDL) ndërsa zvogëlon yndyrën e ‘keqe’ (LDL).
Mbron zemrën dhe trurin: Vaji i ullirit zvogëlon mundësin e të sëmurit nga kanceri i zorrëve dhe gjirit. Femrat që përdorin vaj të ullirit për 45 për qind janë më të mbrojtura për të fituar kancer të gjirit. Në vende bregdetare ku konsumimi i vaji të ullirit është më i madh, janë shumë më të ulëta paraqitjet e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, vezoreve dhe gjëndrave. Trakti i tretjes: Lehtë tretet dhe ka rol mbrojtës në traktin digjestiv. Lukthi i njeriut shumë më lehtë e pranon vajin e ullirit nëse e krahasojmë me yndyra të tjera. Shumë mirë ndikon në organet e tretjes. Ndihmon tek gastriti dhe i thati. Rregullon sekrecionin biliar dhe enizmat e pankreasit dhe parandalon formimin e gurëve në kanalet e tëmthit. Parandalon degjenerimin yndyrorë në mëlçi. (asteatoza). Diabeti: Zvogëlon rrezikun e të sëmurit nga diabeti dhe i ndihmon të sëmurët nga diabeti që përdorininsulin të mos vijë deri tek ndonjë komplikim.

Ndikon në ndarje të barabartë dhe në humbje të shtresave të yndyrshme.

I dobishëm edhe në kozmetikë: Përdoret si përbërës i rëndësishëm në preparatet kozmetike, të cilat kanë për qëllim ruajtjen nga dielli, mirëmbajtjen e lëkurës së thatë, heqjen e pasojave nga djegia dhe të shenjave. Vaji i ullirit është përbërës antiaging i shkëlqyeshëm i cili ju ofron jetëgjatësi. Është shumë i mirë për ten sepse nga ajo nxjerr në pah shkëlqimin e shëndetshëm , ndërsa flokët i bën të shkëlqyeshëm dhe të mahnitshme.

Vaji i ullirit mundëson edhe mbrojtje nga helmimi. Gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, nëse nxehet dhe masazhohen vendet ku ju dhëmbin. Ndikon edhe në hemorroide, kallje të mushkërive, sëmundje të lëkurës, ekzemë, psoriazë dhe infeksione kërpudhale duke përfshirë edhe likenet. Për të gjitha këto mos lejoni që kuzhina juaj të mbetet pa këtë artikull ushqimor.

Faktet:

Nuk ka kolesterol dhe përmban 77 për qind acid yndyror të pangopur.

Nuk ka luten dhe nuk ka kripë.

Përafërsisht të gjitha yndyrat kanë kalori të njëjtë, por për shkak të erës që ka vaji i ullirit ai përdoret në sasi më të vogël.

Një lugë ju jep 8 për qind sasi të nevojshme të vitaminës E.

(Visited 92 times, 1 visits today)

Posted on

Vaji argan

vaji arganit

vaji arganit

Vaji argan është një nga vajrat më të shtrenjtë për flokë, por gjithsesi ia vlen çdo cent. Nxirret nga kokrra e drurit të arganit, i cili është me prejardhje nga Maroku. Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut.

Aplikimi i tij është i ngjashëm me shumicën e vajrave tjerë.
Lëreni një lugë vaj në duar, fërkoni dhe aplikojeni në flokë duke filluar nga skalpi e deri te majat e flokut. Përdorni krehrin për shpërndarje të njëtrajtshme, nëse është e nevojshme. Mbështillni flokët në peshqir për nj orë, shpërlani me ujë dhe shampon.

Acidet yndyrore e pranishme esenciale do ta forcojnë flokun tuaj duke rezultuar me më pak maje të çara dhe përveç kësaj, burimi i pasur me vitamina E do të ripërtërijë flokët e dëmtuara nga materiet e dëmshme. Po ashtu, vaji i payndyrshëm i arganit do t’ia shtojë shkëlqimin dhe lagështinë pa atë ndjenjën e pakëndshme të yndyrave.

Prandaj, nëse dëshironi të rregulloni dhe përmirësoni pamjen e flokëve tuaja, ndoshta nuk do të ishte keq të provoni një nga vajrat natyral ose përzierjen e vajit për flokët, në vend se të shpenzoni me siguri paratë e njëjta në produkte të ndryshme për flokë që janë të mbushura me kimikate, ndërsa të cilat në fund tregohen jo-efikase. Vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave.

Të dëgjosh për dobitë e vajit të arganit të bën të nxitosh ta provosh këtë product sa më shpejtë. Janë me të vërtetë shumë dobi që ja vlën të ceken:

• Anti-plakjes – përdorimet e vajit të arganit për fytyrë dhe për rrudha janë ndër përdorimet më të famshme kozmetike të këtij vaji të mrekullueshëm organic. Ka një vlerë të lartë të tokoferoleve (vitaminës E) dhe anti-oksidantëve që mundë të reduktojnë dëmin e radikaleve të lira duke ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës. Përveq këtyre veqorive natural, saponinet e gjetura në vajin e Arganit ndihmojnë në hidratimin e lëkurës se thatë dhe të njollosur duke dhënë si pasojë një lëkurë të rinuar dhe me dukje të shëndetshme.

• Shëruese – janë disa sëmundje të lëkurës që mundë të trajtohen me vaj natural dhe organic të Arganit. Ky vaj përmban triterpenoide të cilat mundë të ndihmojnë në mbrojtjen dhe shërimin e lëkurës. Ju mundë të përdorni këtë vaj për shërimin e vragave të vjetra apo të reja, për reduktimin e gjendjeve inflamatore të lëkurës siq janë eczema dhe psoriaza dhe gjendjet e zakonshme të lëkurës si puqrrat dhe aknet.

Është vërejtur se përdorimi I regulltë I vajit të Arganit do ndihmojë në reduktimin e rrudhave të lëkurës dhe mundë të ndikojë në riparimin e shenjave nga aknet dhe puqrrat. Ky vaj natural ka 80% acide yndyrore të pangopura që mundë ti rezistojnë oksidimit natural të qelizave ngjashëm me vajin e ullirit. Sterolinet në këtë vaj mundë gjithashtu të ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit të lëkurës, redukton ndezjen dhe gjithashtu përmirëson aftësinë e lëkurës për të mbajtur hidratimin.

• Mbrojtëse – veqoria natural e e vajit të Arganit për të mbrojtur lëkurën, flokun dhe thonjët është vërtetë e jashtëzakonshme. Nëse përdoret rregullishtë, mundë të shërojë indet e dëmtuara dhe veqanërishtë ato që ende janë në shërim e sipër. Në këtë rastë ky vaj formon një shtresë në lëkurë që e mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit si dhe një shtresë dezinfektuese që do ta mbajë ndotjen , toksinat dhe mikroorganizmat jashtë.

• Mjekësore – përfitimet ë vajit të Arganit shtrihen aq gjërë sa arrinë deri në trajtimin e gjendjeve të zakonshme dhe jo aq të zakonshme të lëkurës dhe të flokut. Përmban sterole bimore të cilat mundë të reduktojnë inflamacionet dhe madje mundë të kenë veqori anti-kanceroze.

Ky vaj gjithashtu mundë të jetë I dobishëm në lehtësimin e tretjes duke rritur pepsinën dhe koncentrimin e lëngut biliar. Janë disa studime sa I përket efekteve positive të vajit të Arganit në artrit dhe reumatizëm përshkak të veqorive të saj anti-inflamatore.

Gjithashtu mundë të jetë efektive në reduktimin e nivelit të kolesterolit, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe madje mundë të forcojë sistemin imunitar të trupit. Sëmndje të caktuara të lëkurës si lija e dhenve, psoriaza dhe eczema nuk kanë ilaq më të mirë se vaji I Arganit dhe madje ka produkte të cilat përmbajnë vajin e Arganit për reduktimin e shenjave shiritore të shtatëzanisë dhe për humbjen e peshës.

• Përdorimet e tjera – Vaji I Arganit gjithashtu njihet për veqoritë e saj afrodiziakë dhe madje mundë të jetë efektiv si tonik mjekësor dhe energjik.

Populli nga Maroko njihet me përdorimin e këtij vaji organic si një mënyrë për të rinuar interesin e tyre për kënaqësi seksuale, është gjithashtu efektiv për përmirësimin e fuqisë së përgjithshme trupore dhe kthimin e energjisë pas një dite të gjatë pune. Përfitimet e vajit të Arganit janë të shumta për ti përmendur dhe në fakt përparësitë e këtij vaji organic edhe sot e më ditë po zbulohen.

Nuk ka dyshim se ky vaj do të njihet si njëri nga trajtimet më efektiv natural për shumicën e gjendjeve të lëkurës dhe flokut si dhe për problemet e tjera shëndetësore në vend të përdorimit të substancave kimike qëmundë të dëmtojnë shëndetin tuaj

(Visited 238 times, 1 visits today)

Posted on

Vaj esencial DAFINE

Vaj esencial DAFINE

Vaj esencial DAFINE

Vaj esencial DAFINE

Mjekon acarimin e bajameve
Laringitet
Qetëson kollën
Qartëson zërin
Pastron mushkritë
Qetëson dhimbjet e muskujve

 Përdorimi:
Të rriturit ~ 3 x 2 pika në ditë pas ngrënies.
Fëmijët ~ 3 x 1 pikë në ditë pas ngrënies.

(Visited 69 times, 1 visits today)

Posted on

Edhe doktoret e rekomandojne: Masazhoni shpinen tuaj me këtë vaj dhe gjithë dhimbja do të zhduket!


Edhe doktoret e rekomandojne: Masazhoni shpinen tuaj me këtë vaj dhe gjithë dhimbja do të zhduket!
Reviewed by on

March 5, 2018
.

Ka shumë terapi fizike dhe procedura mjekësore që mund të lehtësojnë dhimbjen në fazën e saj më të keqe, por gjithmonë mund të provoni ilaçe natyrale. Livando është nëna e vajrave esenciale, e cila vepron si një qetësues i mirë spazmolitik, hipotenziv, analgjezik me veprim anti-inflamator dhe ndihmon në procesin e epithelizimit të lëkurës më […]

Ka shumë terapi fizike dhe procedura mjekësore që mund të lehtësojnë dhimbjen në fazën e saj më të keqe, por gjithmonë mund të provoni ilaçe natyrale. Livando është nëna e vajrave esenciale, e cila vepron si një qetësues i mirë spazmolitik, hipotenziv, analgjezik me veprim anti-inflamator dhe ndihmon në procesin e epithelizimit të lëkurës më […]

Rating: 0

Edhe doktoret e rekomandojne: Masazhoni shpinen tuaj me këtë vaj dhe gjithë dhimbja do të zhduket!

Edhe doktoret e rekomandojne: Masazhoni shpinen tuaj me këtë vaj dhe gjithë dhimbja do të zhduket!

Ka shumë terapi fizike dhe procedura mjekësore që mund të lehtësojnë dhimbjen në fazën e saj më të keqe, por gjithmonë mund të provoni ilaçe natyrale.

Livando është nëna e vajrave esenciale, e cila vepron si një qetësues i mirë spazmolitik, hipotenziv, analgjezik me veprim anti-inflamator dhe ndihmon në procesin e epithelizimit të lëkurës më të shpejtë dhe në të njëjtën kohë bëhet më e butë.

Nëse përdorni vajin e livandos per masazh, do t’ju shërbejë si një ilaç i fuqishëm për shpinën. Fërkoni vendin ku ndjeni dhimbje dhe ngurtësi.Thjesht shtoni një shtresë të hollë dy deri tre herë në ditë. Duke e aplikuar dhimbja do te zvogelohet!

Burimi:/healthylivingdoctor365.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 129 times, 1 visits today)

Posted on

Si të përdorni vajin e kokosit për dhëmb të bardhë


Si të përdorni vajin e kokosit për dhëmb të bardhë
Reviewed by on

March 9, 2018
.

Gjithkush dëshiron të ketë një buzëqeshje rrëzëllitëse, por konsumimi i lartë i kafesë, çaji i zi, pirja e duhanit, kujdesi i ulët dentar, bëjnë që dhëmbët të zverdhen. Në vend që të paguajnë qindra për një zbardhues profesional, ekziston një mënyrë më e natyrshme dhe me kosto të ulët për të arritur këtë shkëlqim të […]

Gjithkush dëshiron të ketë një buzëqeshje rrëzëllitëse, por konsumimi i lartë i kafesë, çaji i zi, pirja e duhanit, kujdesi i ulët dentar, bëjnë që dhëmbët të zverdhen. Në vend që të paguajnë qindra për një zbardhues profesional, ekziston një mënyrë më e natyrshme dhe me kosto të ulët për të arritur këtë shkëlqim të […]

Rating: 0

Si të përdorni vajin e kokosit për dhëmb të bardhë

Si të përdorni vajin e kokosit për dhëmb të bardhë

Gjithkush dëshiron të ketë një buzëqeshje rrëzëllitëse, por konsumimi i lartë i kafesë, çaji i zi, pirja e duhanit, kujdesi i ulët dentar, bëjnë që dhëmbët të zverdhen.

Në vend që të paguajnë qindra për një zbardhues profesional, ekziston një mënyrë më e natyrshme dhe me kosto të ulët për të arritur këtë shkëlqim të bardhë.

Sekreti është vaji i kokosit.

Eliminon njollat ​​ pa prishur smaltin tuaj. Një tjetër përfitim i vajit të kokosit ështe që freskon frymën tuaj.

Ju duhet: 1 lugë gjelle me vaj të kokosi. Lëreni vajin të shkrijë nëse ka ngrirë.

Merrni rreth gjysmën e lugës gjellës dhe mbajeni në gojë 10 deri në 15 minuta përpara se të lani dhëmbët.

Pastaj lani dhëmbët si zakonisht.

Përsëriteni këtë trajtim çdo ditë derisa dhëmbët tuaj të arrijnë bardhësinë e dëshiruar.

Burimi: health hacks
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 72 times, 1 visits today)

Posted on

VAZELINA KUNDËR MIGRENËS DHE REUMATIZMIT

VAZELINA KUNDËR MIGRENËS DHE REUMATIZMIT

VAZELINA KUNDËR MIGRENËS DHE REUMATIZMIT

VAZOLINA KUNDËR MIGRENËS DHE REUMATIZMIT

Kremi I kokrrës së begatshme (Farës së Zezë) është kremi më i mirë që ka katër efekte baz si:

-Kuron Reumatizmin në kyqe
-Kuron qarjet e themrave
-Kuron qarjet e duarëve-gishtave
-Kuron Migrenen edhe dhimbjet e kokës
Kremi bimor nga fara e zezë është bërë në një mënyrë tradicionale me një përzierje unike të vajrave natyrore për shërimin dhe relaksimin e tër trupit të njëriut.
Kremi përmban vaj shumë të dobishëm nga kokrra e zezë dhe është shërues për disa gjëra të cilat do të i cekum më posht:
01. Ndihmon kundër dhimbjeve të shpinës (shërimin e unazave, boshtit kurrizor etj).
02. Lehtëson dhimbjet e përgjithshme në kyqe.
03. Lehtëson në veqanti dhimbjet eshtrave.
04. Rekomandohet që të përdoret pas ushtrimeve fizike (Ushtrimeve sportive në përgjithësi) ose edhe sipas nevojës.
05, Kundër reumatizmit në përgjegjsi
06. Ndihmon qarkullimin e gjakut në vendet ku bëhet masazh me këtë krem
07. Relakson te gjitha llojet e eshtrave
08.Kuron edhe parandalon migrenen dhe dhembjen e kokës
09.Kuron cdo qarje në lëkuren e njëriut.
Vjen nga firma e njohur Hemani edhe përbëhet 100% nga kokrra e zezë.
Ata thonë në kremin e farës së zezë kemi gjeneruar përpjekjet tona më të mira dhe përdorur teknologjinë më të fundit në mënyrë që të marrëm cilësin më të mire nga kokra e zezë dhe duke ju ofruar juve produktin më të mirë për një jetë më të shëndosh.

 

(Visited 267 times, 1 visits today)