Fshati Pezë e Madhe, është si për nga historia dhe nga sipërfaqia fshati më i madh i Njësisë Administrative Pezë , me një peizazh piktoresk dhe plot gjelbërim. Sipërfaqja totale është 3189000 m2 dhe një popullsi prej 1468 banorësh.
Fshati Pezë e Madhe ka një popullsi autoktone, me tradita arsimdashëse dhe me një histori të gjatë dhe të pasur që e bën të njohur në mbarë Shqipërinë si zonë martire e Luftës II-të Botërore.
E gjithë zona ka një natyrë të mrekullueshme dhe banorët e saj shquhen për traditat mikpritëse e bujare. Panoramës me toka të punuara e shtëpi të sistemuara, me gjelbërim të admirueshëm e rrugë të asfaltuara i shtohet peizazhi me kodrat e pishat. Banorët merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori ndërkohë që e gjithë Peza dallohet për kultivimin e ullinjve, vreshtarisë dhe serave me perime.
Çfarë të shohësh
• Kalaja e Dorëzës
• Shtëpia ku u mbajt konferenca e Pezës në fshat;
• Zona e mbrojtur e kalasë së Dorëzës.
• Liqeni i Fjolleve, Liqeni i Pezes.
• Parkun;
• Lapidare;
• Shtepia e Kultures;
• Teqeja e Pezes;
• Varrezat e Deshmoreve;
• Xhamia e Pezes se Vogel.
Evente dhe Festa
Hiking në Pezë
Cfarë të bësh dhe si të argëtohesh
• Rally
• Hipizëm
• Ecje në shtigje
Ku mund të qëndrosh:
• Hotel Iliria Palas
Ku mund të drekosh
8 Restorante• Il Paese